Arrestimi i اekut, Prokurori bullgar zgjat paraburgimin

Bullgaria vendosi që të zgjasë periudhën e paraburgimit deri të shtunën për ish kryeministrin Kosovar, Agim اeku, të arrestuar në këtë vend një natë më parë me urdhër arrestin e Serbisë. Kjo e fundit dorëzoi në Sofie kërkesën për ekstradimin e اekut në Serbi pasi akuzohet nga Beogradi për krime lufte ثshtë hera e katërt që اeku arrestohet në bazë të fletarrestimeve të lëshuara nga Interpoli serb, së fundi, ai u ndalua në Kolumbi.

SOFIE- Autoritetet në Bullgari kanë zgjatur paraburgimin për ish kryeministrin اeku deri të shtunën. Kështu ka bërë të ditur sot kryeprokurori bullgar Nikolaj Kokinov, njoftojnë agjencitë e lajmeve. Ndërkohë, autoritetet ne Kosove thane se të gjitha institucionet e Kosovës përfshirë edhe ambasadat në Prishtinë janë angazhuar që اeku të lirohet. Ish kryeministri Agim اeku u arrestua mbrëmë nga autoritetet bullgare në vendkalimin mes Bullgarisë dhe Maqedonisë, në bazë të një urdhër arresti të Serbisë, i cili është lëshuar në vitin 2002. Ekspertë të sigurisë konsiderojnë se institucionet kosovare nuk kanë ndërmarrë masa të duhura tek Interpol-i që mos të ndodhin arrestime të tilla ndaj kosovarëve. Ndërkaq, Serbia dorëzoi në Bullgari kërkesën për ekstradimin e ish kryeministrit të Kosovës, Agim اeku.
Interpoli serb ka lëshuar disa fletarrestime për liderët kosovarë, nën akuzat për krime lufte gjatë konfliktit 1998-99. Ato cilësohen të pavlefshme për institucionet e Kosovës, por jo edhe për policitë ndërkombëtare.
ثshtë hera e katërt që اeku arrestohet në bazë të fletarrestimeve të lëshuara nga Interpoli serb. Së fundimi ai u ndalua në Kolumbi. Ndërkohë, vetë Interpoli, në faqen e tij të internetit, shkruan se nuk mund t’i anulojë fletarrestimet e lëshuara nga Interpolet e caktuara shtetërore, sepse këtë duhet ta bëjnë vetë shtetet që i lëshojnë ato. Serbia nuk ka anuluar ende as fletarrestimin ndaj kryeministrit Hashim Thaçi, i cili po ashtu ishte arrestuar, vite më parë, në Hungari. Por, ajo që mund ta mbrojë aktualisht kreun e Qeverisë, është imuniteti, që, sipas ligjit ndërkombëtar, u jepet krerëve shtetërorë. Të njëjtin imunitet e ka pasur edhe Agim اeku sa ka qenë kryeministër, por pas kthimit në jetën civile, është aktivizuar sërish fletarrestimi ndaj tij. (a.r/news24/balkanweb)
 
“Ceku”, Kosova negocion për lirimin. Serbia kërkon ekstradimin

Ministria e Jashtme e Kosovës bën të ditur për TVNews24 se po negocion me shtetin bullgar për lirimin e Cekut. Serbia nga ana tjetër bën thirrje për ekstradim të shpejtë të tij.

PRISHTINE-Kosova po negocion në rrugë diplomatike për lirimin e ish-kryeministrit Agim Ceku që u arrestua dje në mbrëmje në një pikë kufitare teksa po hynte në territorin e këtij shteti. Ndërkohë Serbia njofton se po punon shumë për ekstradimin e Cekut në Beograd, nga frika e një lirimi të shpejtë sic ka ndodhur dhe herë të tjera.
Zëdhënësja e Ministrisë së Punëve të Jashtme, Albana Zeqiri në një lidhje telefonike me TVNews24 ka shpjeguar se dikasteri diplomatik po bën të pamundurën për lirimin e Cekut. “Ministria e Jashtme e Kosovës me tu njoftuar për rastin ka vendosur të bëjë të pamundurën që të lirojë ish-kryeministrin. Po mundohemi të gjejmë modulet për lirimin e tij”, shprehet Zeqiri pwr TVNews24.
Sipas Zeqirit, shteti bullgar që tashmë ka njohur shtetin e Kosovës është në një fazë shumë të mirë bashkëpunimi me shtetin e ri. “Bullgaria ka njohur Kosovën dhe ka marrdhënie të shkëlqyera. Ne jemi në fazën për hapjen e procedurave për hapjen e ambasadave dhe zyrave tona konsullore atje”. E pyetur se tashmë që Bullgaria e ka njohur Kosovën si shtet të ri, por që sërisht ndjek urdhrat e Serbisë që aktualisht nuk ka asnje akses mbi qytetarët kosovarë, Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme e cilësoi rastin e Cekut si rast të izoluar, pasi gjithçka është kryer ka qënë një detyrë e INTERPOL, anëtare e së cilës Kosova nuk është ende. “Sic theksova me Bullgarinë kemi marrdhënie të shkëlqyera. Ky është një rast i izoluar dhe kjo është thjesht një procedurë e INTERPOL”, theksoi Zeqiri.
Ndërkohë, zëdhënësi i PSD-së, Gëzim Kasapolli, kryetar i së cilës është vetë zoti Ceku, tha se të gjitha institucionet e Kosovës përfshirë edhe ambasadat në Prishtinë janë angazhuar që اeku të lirohet. Sipas tij edhe autoritetet bullgare vlerësojnë se kjo çështje është politike.
“Në besojmë, se kemi marrë edhe konfirmimin nga autoritetet bullgare që kjo është një çështje politike dhe se z. Ceku së shpejti do të lirohet nga autoritetet e Bullgarisë”, ka thënë zëdhënësi Kasapolli.
Kasapolli njoftoi se sot do të niset edhe një delegacion i Partisë Social Demokrate në Bullgari për të parë për së afërmi situatën atje.
Ish-kryeministri i Kosoves Agim Ceku eshte arrestuar ne Bullgari në bazë të një fletë arrestit te Interpolit, te kerkuar nga Serbia. Prokuroret bullgare kane kerkuar qe ai te mbahet ne paraburgim në qytetin perendimor bullgar, Kustendil për 3 dite, derisa gjykata e ketij qarku te shqyrtoje kete rast.

Ndërkohë agjencitë serbe citojnë, nënkryetarin e Qeverisë dhe ministrin e Brendshëm të Serbisë, Ivica Daçic, duke komentuar arrestimin e اekut, ka thënë se Ministria e Drejtësisë duhet menjëherë të kërkojë ekstradimin sepse mund të pasojnë presione politike për lirimin e اekut. Ministria e Drejtesise,
اeku është ndaluar edhe disa herë më parë me fletë-arrest të lëshuara nga Serbia, por asnjëherë nuk iu është dorëzuar autoriteteve serbe.

(d.b/BalkanWeb)
 
Ish-ministri bullgar: اeku viziton Bullgarinë me ftesën time

SOFJE – “Zoti اeku viziton Bullgarinë me ftesën time” - ka thënë ish-ministri i Jashtëm bullgar Solomon Pasi. "Unë kam krijuar kontakte të përhershme me Agim اeku, me të cilin kemi këmbyer vizita - unë vizitoj Kosovën, ai viziton Bullgarinë. Ne jemi duke punuar në dy drejtime kryesore - në integrimin e Kosovës në strukturat euroatlantike dhe në veçanti në formimin e Klubit të Atlantikut", ka thënë Pasi për agjencinë bullgare "Focus" duke sqaruar kështu se pse Ceku ndodhej ne Bullgari ku dhe u arrestua sipas një urdhër arresti të lëshuar nga Serbia.

(d.b/BalkanWeb)
 
Arrestimi i Cekut, Prokuroria bullgare: Do vendosim brenda 72 orësh

Autoritetet bullgare do të vendosin brenda 72 orësh nëse ish kryeministri kosovar Agim ceku do të do të ekstradohet në Serbi apo do të lirohet. Kryeprokurori bullgar Velchev: Presim dokumentet nga Interpoli.

SOFIE- Prokurorët bullgarë deklaruan sot se brenda 72 orësh do të vendoset nëse ish-kryeministri i Kosovës, Agim اeku,
do të ekstradohet apo do të lirohet.

Deri atëherë Ceku i cili u arrestua të martën në mbrëmje, në pikën kufitare Geshevo mes Bullgarisë e Maqedonisë do të
qëndrojë i arrestuar në Kyustendil, në jug perëndim të Bullgarisë.

Sipas ligjeve bullgare Agim Ceku duhet të dalë para një gjykate- në këtë rast në gjykatën Kyustendil- për të vendosur nëse ai do të dëbohet nga Bullgaria apo do t’i dorëzohet autoriteteve serbe. Ministria e Brendshme bullgare thotë se gjyqi do të zhvillohet brenda këtyre ditëve.

Arrestimi i Cekut është bërë në bazë të një urdhër–arresti të Serbisë, i cili është lëshuar në vitin 2002, pasi akuzohet për krime lufte ndaj serbëve gjatë kohës së luftës në Kosovë, kur ai ishte komandant I UCK-së.

“Gjykata bullgare duhet të gjykojë këtë cështje dhe procedurat duhet t’i kalojnë të gjitha fazat”- thotë zëdhënësi i ministrisë së Jashtme bullgare Dragovest Goranov që citohet nga agjencia e lajmeve bullgare Focus news.

Kryeprokurori Boris Velchev thotë se zyra e prokurorisë duhet të presë dokumentet nga Interpoli mbi fletëarrestin e lëshuar nga Serbia për ish kryeministrin Agim Ceku dhe më pas do të vendoset nëse do të ekstradohet Agim Ceku apo jo. Sofja është në pritje të dokumenteve nga Interpoli dhe brenda dy ditësh do të vendosë lidhur me procedurat e ardhshme, deklaroi kryeprokurori bullgar Boris Velchev, i cituar nga agjencia shtetërore e lajmeve "BTA".

اeku ishte i ftuar në Bullgari nga ish-ministri i Jashtëm Solomon Passy, i cili tha për median lokale se ish-kryeministri اeku ishte angazhuar në një iniciativë që synon të ndihmojë Kosovën drejt anëtarësimit në NATO.

Kjo është hera e katërt që ish-kryeministri kosovar arrestohet, por autoritetet e Sllovenisë dhe Hungarisë nuk e kanë ekstraduar pranë autoriteteve të Beogradit. Bullgaria eshte nje nder 60 shtetet që kanë njohur pavarësinë e Kosovës.
(s.g/BalkanWeb)
 
Bullgaria arreston ish- kryeministrin kosovar Agim Ceku


“Agim Ceku është arrestuar të martën në Geshevo, kur sapo kishte hyrë në Bullgari, pas një mandati arresti të interpolit të kërkuar nga Serbia. Zëdhënësi i Partisë Socialdemokrate në Kosove tha se Ceku pritet të lirohet sot

SOFIE- Ish kryeministri i Kosovës, Agim Ceku, i kërkuar në Serbi për krime të luftës është arrestuar të martën në mbrëmje në Bullgari, bën të ditur ministria e Brendshme bullgare.

“Agim Ceku është arrestuar të martën në Geshevo, kur sapo kishte hyrë në Bullgari, pas një mandati arresti të interpolit tha zëdhënësja Diana Yankulova për agjencinë e lajmeve AFP.

Arrestimi i Cekut është bërë në Geshevo, vendkalimi kufitar mes Bullgarisë dhe Maqedonisë, në bazë të një urdhër–arresti të Serbisë, i cili është lëshuar në vitin 2002.

Zëdhënësi i Partisë Socialdemokrate në Kosove, Gëzim Kasapolli deklaroi për median se arrestimi i اekut ishte bërë ndërsa ishte duke udhëtuar për në kryeqytetin bullgar, Sofje, ku ishte i ftuar në një takim zyrtar të zëvendësministrit të Punëve të Jashtme të Bullgarisë.

Mediat kosovare duke cituar zedhenesin Kasapolli thane se “Ish-kryeministri pritet të lirohet sot në mëngjes”.

Beogradi e akuzon اekun për krime lufte kundër serbëve në fund të viteve 1990, kur ai ishte drejtues i Ushtrisë اlirimtare të Kosovës.

Para pak muajsh, Agim اeku në bazë të fletarresteve serbe u arrestua në Kolumbi, ku edhe ju ndalua hyrja për 10 vite.

Nuk është hera e parë që Agim Ceku arrestohet në shtete të tjera me fletër arrestin e firmosur nga Serbia. Në 2006 ai u arrestua në Slloveni e Hungari

Kosova ka kundërshtuar përpjekjen e Serbisë për të ndaluar اekun, me argumentin se Serbia nuk ka juridiksion mbi qytetarët e Kosovës.
(s.g/BalkanWeb)
 
Lirohet Agim اeku
Gjykata bullgare e qarkut në Kyustendil ka vendosur të enjten lirimin e ish-kryeministrit të Kosovës, Agim اeku. Lajmi është bërë i ditur nga agjencia AFP dhe Fokus dhe konfirmohet edhe nga zëdhënësja e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kosovës, Albana Beqiri.

“Agim اeku është liruar nga paraburgimi dhe shumë shpejt pritet të kthehet në Kosovë”, ka thënë Beqiri për "Express".

"Nuk jam shtetas serb dhe kurrë nuk do të jem. Serbia nuk mund të kërkojë ekstradimin e shtetasve të huaj", ka thënë ish-kryeministri i Kosovës para gjykatës.

Po të enjten, gjykata në Kystendil të Bullgarisë, shtyu shqyrtimin e kërkesës për caktimin e paraburgimit prej 40 ditësh për ish kryeministrin kosovar, Agim اeku, arrestuar dy ditë më parë.

Për shtyrjen e seancës shkroi agjencia bullgare e lajmeve "Fokus", e cila njoftoi se shtyrja e shqyrtimit është kërkuar gjykatësja kujdestare Sonja Kocova.

Të enjten, avokatët e Agim اekut kanë sjellë si dëshmi letrën e kryeministrit të Kosovës Hashim Thaçi me të cilën dëshmohet se ish-kryeministri i Kosovës ka status diplomatik.

Një tjetër letër e paraqitur në seancë ka qenë edhe ajo e Kombeve të Bashkuara, në të cilën thuhet se i arrestuari është nën kompetencat e misionit të Kombeve të Bashkuara.

Dëshmia e tretë e paraqitur është letra e kryesuesit të Komitetit për politikë të jashtme Solomon Pasi, i cili pohon se اeku ka pasur ftesë zyrtare për të vizituar Bullgarinë. /Shekulli/Telegrafi/
 

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 50.0%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 14.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 21.4%
  • Larg

    Votat: 2 14.3%
Back
Top