Arratitë më të mëdha të historisë

braziljania

Anëtar i Nderuar
Arratisjet më të mëdha të historisë

Arratia e guximshme dhe shumë e zgjuar në kampin e të burgosurve të nazistëve Stalag Luft ka patur një listë të gjatë preceentësh, dhe është e sigurtë se arratitë më të bujshme të historisë nuk përfunduan me të. Përgjatë të gjithë historisë, të burgosur të të gjithë llojeve kanë bërë gjëra nga më të paimagjinueshmet për t'u cliruar nga kufizimi, qoftë kur bëhej fjalë për një arrest shtëpie në Tibet, qoftë për një dënim me burgim të përjetshëm në Alkatraz. Shumica kanë dështuar, por një pakicë jo e vogël ka shijuar lirinë për shkak të durimit, aftësive, dhe në shumë raste "fatit të budallait". Ja një listë e arrative më të bujshme të të gjithë kohërave

Meri, Mbretëresha e Skocezëve

Kur Meri, mbretëreshë e Skocezëve mbërritinë Skoci në 1561 nga Franca, atje ku ishte rritur në mërgim, ajo priste që të merrte fronin që ishte në fakt një e drejtë e lindur e saj. Por në vitin 1567, gjatë një rebelimi të fisnikëve skocezë, ajo u burgos në Kështjellën e largët Lokleven. Ndonëse Meri iu lut me anë të letrave Mbretëreshës Elisabetë si dhe mbretëreshës së Francës që ta ndihmonin të lirohej, ajo nuk arriti të bënte kërrkënd të interesuar për kauzën e saj. Pa kaluar shumë kohë, duke parë që nga jashtë ndihmë nuk do të kishte, Meri nisi të përgatisë planin e arratisjes.

Në përpjekjen e saj të parë në mars të vitit 1568, Meri u maskua si një rrobalarëse dhe u përpoq të arratiset nga kështjella me varkë. Por, kur varkëtari që ajo u përpoq të pajtojë vuri re duart e buta e të paprishura si dhe fytyrën shumë të bukur, identiteti i saj u zbulua dhe plani u hodh në erë (ndonëse, ajo arriti të rikthehet në qelinë e saj pa u vënë re asgjë prej rojeve dhe gardianëve). E vendosur për t'ia dalë mbanë, Meri u arratis edhe një herë nga burgu në 2 maj 1568. Me ndihmën e një jetimi me të cilin u miqësua në kështjellë, ajo arriti të largohet me anë të një varke, dhe më pas me ndihmën e një kali që e vodhi nga stallat e atyre që e mbanin të burgosur.

Kulla e Londrës

Kulla e Londrës ka shërbyer si një pallat mbretëror, arsenal, vend për mbajtjen eparave të mbretërisë si dhe zyrë për të dhënat publike. Por roli i saj më i njohur, që zgjati për më shumë se 850 vite, ishte një burg politik i errët, i lagësh dhe me një të ftohtë therës. Dhjetëra të akuzuar si spiunë, tradhëtarë dhe të burgosur lufte që mbaheshin aty kanë bërë përpjekje për të shkuar drejt lirisë gjatë të gjithë kohës, dhe shumë të paktë ishin ata që patën fatin të kishin sukses.

Në vitin 1597, një prift jezuit me emrin Xhon Xherard realizoi një arratisje të jashtëzakonshme. Pasi theu dhe hoqi me shumë mund gurët që ndodheshin përreth qelisë së tij, Xherard iu vodh rojeve nëpër korridore një natë dhe mbërriti në një mur të lartë që ndodhej mbi gropën e madhe me ujë. Poshtë, një varkë që kish mundur të siguronte përmes njërit prej policëve që e ruanin brenda burgut e priste në errësirë. Varkëtarët i hodhën një litar, të cilin Xherard e lidhi në një grykë topi aty në majë. Kur mori sinjalin se bashkëpunëtorët e tij kishin lidhur fundin tjetër të litarit matanë pellgut të madh me ujë, Xherard rrëshkiti teposhtë litarit drejt lirisë. Ai nuk u kap më asnjëherë.

Konti i Nithsdejl, i icli ishte burgosur në Kullë në vitin 1715 për shkak të rolit të tij në Rebelimin e Jakobitëve, bëri një arratisje e cila kërkoi më pak mund nga pikëpamja fizike. Gjatë një vizite që i bëri në qelinë e tij bashkëshortja si dhe tre shoqëruese të saj, Nithsdejl u vesh me rrobat e njërës prej shoqërueseve, një farë Mrs. Mills dhe thjeshtë u largua më këmbë pa u vënë re. (Mrs. Mills, që tani mbante veshur një palë rroba të tjera që kish marër me vete, u largua nga një tjetër rrugë përpara se të dëgjohej alarmi). Pasi kish dalë i sigurtë jashtë kullës, Nithsdejl i dha para një varkëtari që të çonte atë dhe bashkëshorten jashtë vendit; më pas, ata u vendosën në Romë.

Arratisja e fundit në mbretërimin e Kullës së Londrës si burg zbuloi se siguria aty ishte aq e mangët, saqë u vcendos që më e mira ishte që kulla të shndërrohej në një monument kombëtar britanik dhe muzeum. Një ushtar britanik që u kap gjatë kohës së Luftës së Parë Botërore, për arsye se shkruante çeqe bankarë të rremë u mërzit aq shumë një natë brenda qelisë, ndonëse aty lejohej që ta vizitonin kusgh të donte ai. Duke u larguar nga qelia, dera e së cilës ishte e hapur, ai u kalua mu përpara hundëve rojeve duke kaluar krejt mospërfillës para tyre i mbështjellë me një pallto. Ata e morën si një prej vizitorëve të shumtë që i vinin, dhe ai u largua për të kaluar një natë dëfrimi në qendër të Londrës. اuditërisht, ai u rikthye në kullë më vonë atë natë dhe u përpoq të riburgoset.

XHAKOMO KAZANOVA

Në vitin 1755, Xhakomo Kazanova u dënua me pesë vite burg në burgun e famshëm të Venecias, "Plumbi", nën akuzat e tradhëtive të përsëritura bashkëshortore. Një artist i vendosur për t'u arratisur gjithmonë, si në martesë ashtu edhe në burg, Kazanova filloi të planifikojë arratinë e tij jo shumë kohë pasi mbërriti tek "Plumbi", i cili e kish marrë këtë emër për shkak të materialit të plumbit që vishte muret dhe çatinë. Siç ka thënë më vonë ai vetë, "ka qenë gjithmonë opinioni im, se kur një njeri vendos që të bëjë diçka dhe mendon për asgjë tjetër, përveçse për qëllimin që i ka vënë vetvetes, atëherë ai padyshim do të ketë sukses pavarësisht të gjithë vështirësive që i dalin rrugës..."

Kazanova gjeti një shufër hekuri në oborrin e burgut dhe e përshtati atë duke e shndërruar në një mjet gërmimi. Për disa muaj me radhë, ai punoi në fshehtësi në një tunel i cili do ta nxirrte nga qelia. Megjithatë, shpresat e tij u shuan, kur krejt papritur ai u detyrua që të lëvizë në një tjetër qeli. Duke parë se rojet do ta këqyrnin me shumë kujdes në qelinë e tij të re, Kazanova i dha mjetin e tij të hekurt, që kish arritur ta mbante, të burgosurit që ndodhej në qelinë përbri, një murg me emrin Balbi, dhe iu lut atij që të gërmonte një tunel i cili do të lidhte dy qelitë e tyre si dhe më pas jën tjetër tunel që dop të lidhte qelinë e murgut me botën e jashtme. Balbi ra dakord, dhe kur ai kishte përfunduar tunelet, të dy të burgosurit u larguan zvarrë-zvarrë ëprmes qelisë së Balbit dhe arritën të arratisen nga burgu, duek përdorur shufrëne hekurt për të hapur me forcë dyert që u dilnin rrugës. Pasi mbërritën në qendër të Venecias, Balbi dhe Kazanova u ndanë. Policia i kërkoi kudo, por më kot.

Henri "Kutia" Braun

Janë të shumta historitë e arratisë, me personazhe kryesorë skllevërit, shumë prej të cilëve përdornin Hekurudhën Nëntokësore në SHBA, për të mbërritur në lirinë që të ofronte dikur veriu i Amerikës. Më pak të zakonta janë historitë në lidhje me skllevërit që arratiseshin vetë, dhe me sukses. Një prej arrative më të guximshme ishte ajo e Henri Braun, i cili kish lindur si skllav në vitin 1816. Pasi pronari i tij shiti krejt papritur bashkëshorten dhe fëmijët e Braun tek një tjetër pronar në një tjetër shtet, Braun realizoi një arratisje të vetmuar drejt lirisë në 19 mars të vitit 1849.

Braun i kërkoi një marangozi, simpatinë e të cilit e gëzonte, që të ndërtonte për të një kuti druri 1 metër të lartë dhe 60 centimetra të gjerë. Pasi shkruajti në kuti "krahu i djathtë lart. Mbajeni me kujdes", dy prej miqve të tij e postuan kutinë, me Braunin të mbledhur shuk brenda saj, nga Karolina e Veriut drejt Shoqërisë Pensilvaniane të Antiskllavërisë në Filadelfia. Udhëtimi zgjati më shumë se 27 orë. Braun e kish kërkuar kutinë me vrima për ujë dhe ajrosje, por për shumë orë, pavarësisht mbishkrimit mbi kuti, ai qëndroi me kokë poshtëë. Megjithatë, ai ia doli mbanë dhe më vonë u bë një anëtar shumë aktiv i komunitetit të antiskllavërisë në Filadelfia.

Bill Bualli

I njohur më së shumti si Bill Bualli, Uilliam F. Kodi ishte një gjahtar buajsh , një skautist në ushtrinë amerikane, si dhe luftëtar indian që kish dhënë një dorë për krijimin e legjendës së Përëndimit të Egër me shfaqjen e tij të varietesë udhëtuese, melodramatikun "Kongres të Përëndimit të Egër të Kalorësve të Botës". I njohur si një qitës shumë i saktë, por edhe njeri shumë kurajoz dhe i fuqishëm, si dhe për luftimet dhe betejat brutale me indianët, Kodi realizoi një prej arrative më të guximshme të historisë së Amerikës.

Në fillimin e viteve 1860, indianët e kapën Kodin shumë pranë Fort Lernd, në Kolorado. Duke ditur se furnizimi me mish i njerëzve që e kishin kapur ishte shumë i ulët, Kodi i bindi që ta lejonin t'u tregonte një kope me bagëti që ndodhej aty pranë, vendndodhjen e të cilës ai e dinte me saktësi. Ndonëse një grup shumë i madhe rrethonte teksa udhëtonin, Kodi, që u lejua të kalëronte në fillim, praktikisht arriti të largohet dhe e nxiti mushkën e tij në një galop shumë të shpejtë. Për gjashtë milje me radhë, indianët e ndoqën Kodin, i cili në asnjë rast nuk pati jë avantazh më shumë se gjysmë milje ndaj tyre. Ndonëse indianët e qëlluan me shigjeta dhe u përpoqën t'i vrasin mushkën, Kodi ia doli mbanë, duke siguruar përsëri lirinë.

Arratia e Madhe

Autoritetet naziste kishin marrë masa të jashtëzakonshme për të mos lejuar arratisjen e nejrëzve që mbanin të burgosur gjatë Luftës së Dytë Botërore, si në kampet e tyre të tmerrshëm të përqëndrimit, ashtu edhe në burgjet ku mbanin të burgosurit e forcave aleate. Në një prej burgjeve më të mëdhenj për pilotët e forcave ajrore të aleatëve, Stalag Luft III, gjermanët vendosën sizmiografë në tokë çdo 1.2 metra, me qëllim që të arrinin të dallonin tingujt e gërmimeve nënëtokësorë, nëse do të kishte të tillë. Ata ngritën gjithashtu barakat e burgut mbi tokë nëpër hunj, me qëllimq ë të kishin mundësi të vëzhgonin aktivitete të dyshimtë gërmimesh si dhe ndërtuan një hendek shuëm të madh përreth të gjithë burgut për të formuar një tjetër pengesë mes të burgosurve dhe lirisë. Pavarësisht të gjithë këtyre masave, në Stalag Luft III ndodhi një prej arrative më të mëdha të të gjitha kohërave.

Gjermanët krijuan terrenin për një largim masiv, kur vendosën 10 mijë burra të fuqishëm e të stërvitur ushtarakisht, të gjithë bashkë në Stalag Luft III. Të lirë për të bredhur brenda burgut, këta njerëz nuk kishin asgjë më të mirë për të bërë se sa të përdornin fuqinë kolektive të mendjes si dhe forcën, për të projektuar dhe realizuar një plan arratisje. Me s të burgosurve në 1944 kishte shumë minatorë të talentuar, marangozë, inxhinierë, madje edhe fizikanë e gjeologë, ku të gjithë ishin të gatshëm të jepnin një dorë për realizimin e arratisjes së madhe.

Komiteti i Arratisë drejtohej nga një pilot afrikano jugor me emrin Roxher Bashëll, i cili hartoi një plan në 1943 për të gërmuar 3 tunele, "Tom", "Dick" dhe "Harry". Plt dhjetë metra në thellësi, secili tunel do të gërmohej përtej distancës që kapnin pajisjet përgjuese. Ndërkohë që ata gërmonin, të burgosurit hiqnin dherat e tunelit me karroca dorë, i fshihnin në këmbët e pantallonave të tyre dhe më pas i hidhnin pa u vënë re përreth burgut. Grupe të burgosurish ruanin me radhë tunelet nga syri vëzhgues i gjermanëve dhe mbulonin të burgosurit që mungonin, ndërkohë që këta ndodheshin nën tokë.

Në datën 24 mars 1944, 76 vetë arritën që të arratisen përmes Harry-t. Fatkeqësisht, vetëm tre prej tyre arritën të shkojnë drejt lirisë. Pesëmbëdhjetë u kapën dhe u rikthyen në burg. Tetë u dërguan në një kamp përqëndrimi (ndonëse më në fund ata arritën t'i mbijetojnë luftës). 50 të tjerët, ku mes tyre ishte dhe Bashëll, u mblodhën të gjithë bashkë dhe u ekzekutuan me urdhër të dhënë nga vetë Hitleri, i cili u sikletos dhe zemërua shumë nga kjo arratisje masive. Me shporesën për të penguar plane të tjerë për arratisje nga burgjet, Hitleri urdhëroi që hiri i trupave të 50 të pushkatuarve të shpërndahej nëpër hapësirën e burgut nga të burgosurit e tjerë.

Dalai Lama XIV

Kur morën kontrollin e Kinës në vitin 1949, komunistët nën Mao Ce Dunin u betuan që të fshijnë besimin fetar nga Kina si dhe rimarrin pushtetin ekonomik dhe politik të të ashtuquajturve rajone autonomë të vendit. Tibeti, me burimet e veta natyrore si dhe banorët mqiësorë dhe besimtarë, u kthye menjëherë në shënjestrën parësore. Në vitin 1959, teksa ushtritë komuniste hynënë kryeqytetin tibetian Lhasa, Dalai Lama, udhëheqësi shpirtëror dhe politik, vendosi se duhej të përpiqej që të arratisej nga toka mëmë, me shpresën se do të ishte në gjendje të udhëhiqte popullin e tij nga një vend më i sigurtë në mërgim.

Me turma shumë të ëmdha njerëzish që kishin rrethuar pallatin veror të Dalai Lamës, në një përpjekje për ta mbrojtur atë nga trupat që përparonin, Dalai Lama u maskua me rroba pune dhe rrëshkiti pa u vënë re mes turmës, duke arritur të dalë nga qyteti. "Për herë të parë isha me të vërtetë i frikësuar", ka shkruajtur ai më vonë, "sepse nëse do të më kapnin, gjithçka do të ishte e humbur". Kur ai mbërriti në Lumin Kyiku jashtë qytetit, hipi në një varkë që e priste dhe e cila e çoi të sigurtë jashtë vendit. Më pas, Dalai Lama, vëllai i tij si dhe disa shërbëtorë besnikë kaluan Himalajet mbi اe La Pasin dhe hynë shëndoshë e mrië në Indi, ku ka jetuar që nga ajo kohë.

Alkatraz

Kur ishulli Alkatraz në Gjirin e San Franciskos hapi dyert si një burg shtetëror në vitin 1934, duke u bërë kështu shtëpia e kriminelëve më të dhunshëm në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, rojet dhe mbikëqyrësit e tij kishin besim të plotë se nuk kishte asnjë mundësi që ndokush të arrinte të arratisej prej tij. Alkatrazi ndodhet më shumë se një milje larg nga toka, në mesin e ujërave shumë të ftohtë të mbushur me rryma nënujore. Burgu është i mbushur me tela elektrikë, gardhe, shufra dhe kulla rojesh të armatosur, dhe ai kishte dhe mikrofonë të fshehur të projektuar për të dalluar qoftë edhe zhurmën më të vogël, në rast se do të ndodhnin gërmime nëntokësore.

Pavarësisht gjithë këtyre pengesave, Alkatraz u bë skena e disa arratisjeve të guximshme, njëra prej të cilave, nbdodhur në 1962 mbetet një prej arrative më të famshme nga burgjet në histori. Frenk Morris si dhe vëllezërit Klarens e Xhon Englin kaluan gjashtë muaj duke gërryer betonin përreth hapësirave të ajrosjes në qelitë e tyre, në përpjekje për të krijuar hapësirën e nevojshme që të kërcenin brenda dhe të largoheshin përmes sistemit të ventilimit të Alkatrazit, me destinacion përfundimtar lirinë. Duke përdorur një seri veglash të improvizuara gërmimesh, përfshirë prerëse thonjsh, lugë, si dhe një turielë që e kishin bërë nga një freskore, të tre burrat gërryenin betonin dhe gjithashtu prisnin shufrat e hekurit. اdo natë ata e fshihnin çfarë kishin bërë duke mbushur gropat në mur me gazeta të lagura.

Në 11 qershor, ata arritën të hyjnë përmes sistemit të ventilimit dhe dolën jashtë burgut, më pas hipën në një Bukurosh të bërë me fuçi, rrjeta dhe pallto të vjetra. Mëngjesin tjetër, pasi kuptuan se nuk ndodhej askush në krevatet e të tre të burgosurve, rojet e Alkatrazit nisën të kërkojnë më kot nëpër qelitë e të burgosurve të tjerë në burg. Asnjë gjurmë e tyre nuk u gjend asnjëherë, dhe të shumtë janë ata që thonës e të tre të arratisurit u mbytën në Gjirin e San Franciskos.

Muri i Berlinit

Gjatë atyre 26 viteve kur Muri i Berlinit ndante Berlinin Lindor nga Berlini Përëndimor, dhe në vitet që kur ai u shemb në 1989, simboli ka qenë një simbol i vendosmërisë së pamëshirshme të udhëheqësve komunistë për të mbajtur popujt e trye prapa Perdes së Hekurt. Muri simbolizonte gjithashtu dëshirën pasionante të shumë njerëzve për tu çliruar prej një sistemi shtypës. Duke rrezikuar jetën dhe duke u rrezikuar të gjymtoheshin, qindra vetë arritën që të arratisen në vite përmes murit të betontë, duke kaluar telat me gjemba si dhe minat e tokës, qentë roje, si dhe rojet me armë automatike që kishin urdhëra striktë për të qëlluar dhe vrarë.

Një prej formave më të mençura të arratisë, e cila u përdor shumë herë me sukses të plotë, ishte ajo e kalimit në ndonjërën prej pikave të shumta të kontrollit të Murit, fshehur në një makinë. Korrierët që kishin të drejtë ligjore të kalonin, transportuan refugjatë të panumërt drejt Berlinit Pernëndimor. Hërts Braishtofer, një lloj organizatori profesionist i arratisjeve, ishte një mjeshtër i kësaj lloj metodëë. Duke e ditur se rojet gjermano-lindore ekzaminonin me shumë kujdes makinat e mëdha dhe kamionët për njerëz, ndërkohë që këta kalonin në postblloqe, Braishtofer bleu një makinë shumë të vogël, një Isetta italiane prodhim i vitit 1964, me shpresën se rojet do ta linin të kalonte dhe nuk do ta kontrollonin. Pasi kaloi më shumë se dy muaj duke modifikuar strukturën e makinës për të krijuar hapësirën e nevojshme për një person, Braishtofer arriti që të kalojë nëntë vetë matanë kufirit, të bërë "kaçurrel" në hapësirën ku dikur ndodhej bateria dhe sistemi i ngrohjes. Ai u kap teksa transportonte të dhjetin.

Gërmimi i tuneleve poshtëë murit ishte një tjetër mënyrë shumë e përhapur e arratisjes. Ndërtuesit e tuneleve përfshinin gangsterë profesionistë, të cilët u kërkonin refugjatëve shuma të mëdha për t'i përdorur si dhe studentë idealistë, të cilët shpresonin që të ndihmonin grupe të mëdhenj njerëzish të kalonin kufirin në të njëjtën kohë. Në vitin 1964, Volfgang Fuhs ndërtojë një prej tuneleve më të rëndësishëm, që u mundësoi më shumë se 100 gjermano lindorëve që të arrinin në përëndim. Fuhs gërmoi dhe orkestroi punimet për shtatë muaj me radhë në tunelin e gjatë 130 metra. Ai zgjatej nga një banjë në Lindje, drejt një bodrumi në përëndim. NJë tunel po kaq i suksesshëm nisi të gërmohej në një varrezë në Berlinin Lindor. "Përcjellësit e të vdekurve" sillnin lule në një varr dhe më pas, zhdukeshin në nëntokë. Kjo rrugë arratisjeje funksionoi shumë mirë deri kur oficerët komunistë zbuluan një karrocë bebesh që e kishin lënë pranë "varrit" dhe e mbyllën tunelin.

Një prej arrative më të guximshme është ajo e dy familjeve gjermano-lindore, të cilat punuan së bashku për të krijuar një balonë me ajër të nxehtë. Për disa muaj me radhë, Peter Strelzik dhe Gynter Vetzel bashkëpunuan në bodrumet e shtëpive të tyre me një flakëhedhëse si dhe djegës gazi, të fuqishëm sa për t'i dërguar matanë murit. Ata përdorën një balonë 18 metra të gjerë dhe 22 metra të gjatë të cilën bashkëshortet e tyre e kishin bërë duke qepur perde, çarçafë si dhe copëza rrobash të tjera. Në mbrëmjen e 15 shtatorit 1979, Strelzikët dhe Vetzelët lëshuan në ajër shpikjen e tyre. Ata kishin mjaftueshëm karburant sa për të kapërcyer murin dhe për të zbritur në tokë, prej nga rendën drejt lirisë.

Billi Heis

Në vitin 1970, autoritetet turke dënuan Billi Heis, një amerikan 22-vjeçar i kapur duke upërpjekur të nxirrte katër kg hashash nga Turqia, me 30 vite burg për kontrabandë. Atë e dërguan në një burg të njohur si shumë brutal në Stamboll, me emrin Sagmalikar. Pas më shumë se një viti rrahjesh dhe humbjesh të vazhdueshme të shpresave, Heis u transferua në një burg në një ishull në Detin Marmara, ku u lejua t'i kalonte ditët duke shkarkuar anije transporti. Gjashtë muaj planifikim dhe pritje i siguruan Heis një mundësi arratisjeje. Më vonë, historia e tij u bë subjekt i një libri dhe më vonë një filmi me titull "Ekspresi i Mesnatës".

Heis doli fshehurazi nga burgu, vodhi një varkë me rrema dhe arriti në breg. Me shpresën për të mbërritur në Greqi, Heis lyeu flokët bjond me ngjyrë të zezë dhe nisi udhëtimin drejt kufirit. I zbathur, i lodhur dhe pa pasaportë, ai notoi përgjatë një lumi dhe eci për milje të tëra. Kur më në fund ndeshi në një ushtar të armatosur, ai mendoi se kishte dalë i humbur në përpjekjene tij për të gjetur lirinë. Por ushtari i thërriti në greqisht. Më pas, Heis arriti shëndoshë e mirë në SHBA.

Marrë nga RD.
 
Last edited by a moderator:

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top