Armët kimike, protestë masive para Kryeministrisë. Protestuesit ‘përzënë’ Berishën

Love

βeℓℓe â๓e
Armët kimike, protestë masive para Kryeministrisë. Protestuesit ‘përzënë’ Berishën e Bashën

kunder-berishes-320x227.jpg


Qindra qytetarë, nxënës, studentë, përfaqësues të shoqërisë civile, përfaqësues të medias dhe deputetë të opozitës janë tubuar sot para Parlamentit në një protestë për të kundërshtuar shkatërrimit të armëve kimike në Shqipëri.

Bashkë me protestuesit që prej disa ditësh kundërshtojnë ardhjen e armëve kimike siriane në vendin tonë u janë bashkuar sot shumë studentë të fakulteteve të ndryshme dhe nxënës shkollash të cilët sot kishin bojkotuar mësimin për të protestuar.

Ata mbanin në duar pankarta ku shkruheshin parulla kundër armëve kimike dhe kanë bllokuar dy pjesët e rrugës që të çojnë tek parlamenti. Ajo që binte në sy ishte prania e madhe e forcave të rendit dhe forcave të FNSH përpara parlamentit.

Turma e madhe e qytetarëve është zhvendosur më tej në drejtim të kryeministrisë, ku mijëra njerëz kanë vijuar të hedhin parulla kundër ardhjes së armëve kimike në vendin tonë.

Prania masive e protestuesve që kanë marshuar drejt sheshit përpara kryeministrisë ka sjellë bllokimin e bulevardit “Dëshmorët e Kombit” dhe vështirësi në qarkullim.

Berisha e Basha para kryeministrisë, protestuesit i ‘përzënë’: Protesta jonë, jo politike

kunder berishesKreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha dhe ish-kreu Sali Berisha i janë bashkuar protestës së qytetarëve të kryeqytetit kundër armëve kimike përpara kryeministrisë, por kanë hasur në refuzimin e tyre.

“Nuk duam që protesta jonë të politizohet”, u janë drejtuar protestuesit në shesh dy liderëve të PD, duke u kerkuar qe te largohen.

To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.



Meta-protestuesve: Nuk ka ende asnjë vendim, po spekulohet. Do dëgjohet zëri i qytetarëve

metaprotesta-320x241.jpg


metaprotestaKryeparlamentari Ilir Meta përpara nisjes së seancës plenare të sotme ka dalë përpara qindra qytetarëve që ndodheshin jashtë ndërtesës së Parlamentit, të cilët po protestonin kundër sjelljes dhe shkatërrimit të armëve kimike siriane në Shqipëri.

“Të jeni të sigurt se çdo vendim do të ketë në themel të ardhmen e Shqipërisë, të ardhmen e të rinjve dhe të rejave, të ardhmen e popullit, prandaj kini besim se ky është Parlamenti juaj, kjo është Qeveria juaj”, u shpreh Meta.

Kryeparlamentari siguroi se ende nuk është marrë asnjë vendim dhe mbi çështjen e armëve kimike po spekulohet.

“Ju premtoj se bashkë me përfaqësuesit më të shquar të shoqërisë civile, ekspertët më të mirë të vendit, bashkë me të gjithë ata që kujdesen për të ardhmen e vendit, ne do të jemi gjithmonë në krahun tuaj, të të ardhmes së vendit dhe absolutisht që ju duhet të jeni të sigurt se ky Parlament dhe kjo Qeveri nuk mund të vihen asnjëherë kundër vullnetit tuaj”, u shpreh Meta përpara protestuesve.

Protesta kundër armëve kimike në Durrës, Elbasan, Shkodër, Fier dhe jashtë vendit ku jetojnë shqiptarë

proteste-ne-milano-320x172.jpg

Proteste e shqiptareve ne Milano

Protesta kundër ardhjes së armëve kimike në Shqipëri janë mbajtur ditën e sotme në disa rrethe të tjera të vendit, paralelisht me atë të mbajtur në kryeqytet. Në Durrës disa dhjetëra nxënës të shkollave janë tubuar duke mbajtur në duar pankarta me parulla kundër armëve kimike dhe më pas në shenjë proteste janë ulur në mes të rrugës duke bllokuar për disa minuta qarkullimin mjeteve. Ata janë zhvendosur më tej ne sheshin para bashkisë, ku kanë vijuar protestën e tyre.

Edhe në Elbasan për të disatën ditë me radhë është protestuar kundër ardhjes së armëve kimike në vendin tonë. Disa qindra nxënës, studentë dhe qytetarë të Elbasanit kanë marshuar në bulevardin ‘Aqif Pasha’ për të shprehur kundërshtimin ndaj mundësisë së çmontimit të armëve kimike në Shqipëri. Protesta të ngjashme ka pasur sot edhe në Fier, Lushnjë, Shkodër, madje sot kundër këtij vendimi janë organizuar edhe shqiptarët që jetojnë në Itali, Francë dhe Gjermani.

proteste-ne-durres-150x150.jpg
proteste-ne-elbasan-150x150.jpg
proteste-ne-tirane-150x150.jpg


Nishani pret protestuesit: Nuk kam asnjë informacion nga qeveria, do mbroj interesat e qytetarëve


nishani-me-protestuesit.jpg


Presidenti Nishani priti sot në një takim një përfaqësi të qytetarëve që protestuan kundër sjelljes së armëve kimike në Shqipëri, dje përpara Institucionit të Presidentit të Republikës.

Pasi dëgjoi argumentet e sjella nga përfaqësuesit e qytetarëve, Presidenti i Republikës vlerësoi si një të drejtë themelore protestën dhe se çështja e importimit të armëve kimike ka një ndjeshmëri maksimale nga opinioni publik.

“Për fat të keq, Ai si Kreu i Shtetit shqiptar deri në këto momente nuk ka asnjë kontakt apo informacion nga Qeveria Shqiptare për këtë çështje. Kjo tingëllon krejt e pazakontë, por për fat të keq ky është realiteti në lidhje me njohuritë e Presidentit”, bën me dije zyra për shtyp e presidentit,

Presidenti i Republikës mbetet në pritje që të kontaktohet dhe informohet nga Qeveria Shqiptare.

Nga ana e Tij, Kreu i Shtetit i siguroi përfaqësuesit e qytetarëve dhe përmes tyre të gjithë qytetarët e vendit se në çdo rast Presidenti do të jetë garant i respektimit dhe zbatimit të Kushtetutës dhe legjislacionit shqiptar si dhe prioritet i punës së Kreut të Shtetit mbetet gjithmonë garancia për sigurinë e jetës, shëndetit dhe mirëqenies së qytetarëve të vendit
G.Shqip



Protesta në Paris u bë sot në orën 11.00..
 
Pe: Armët kimike, protestë masive para Kryeministrisë. Protestuesit ‘përzënë’ Berishë

Derisa nuk merret me mesazhe politike te drejten per te protestuar e ka cdo njeri qofte edhe Sali Berisha, biles, akoma me mire.
 
Titulli: Armët kimike, protestë masive para Kryeministrisë. Protestuesit ‘përzënë’ Be

Meta-protestuesve: Nuk ka ende asnjë vendim, po spekulohet. Do dëgjohet zëri i qy

Po spekulohet thot! po Edi Rama thot ,,duhet te jemi shum te privilegjuar nese ndodh ti shkatrrojn ato arme ne shiqiperi.......
 
Titulli: Armët kimike, protestë masive para Kryeministrisë. Protestuesit ‘përzënë’ Be

Love, sa tema do hapen per keto arme kimike, nuk mjafton nje ?..:P
 
Titulli: Armët kimike, protestë masive para Kryeministrisë. Protestuesit ‘përzënë’ Be

Kjo më pëlqeu sepse për herë të parë populli, rinia dhe të gjithë shqiptarët anembanë botës, i thanë Stop politikës, populli po proteston për vendin e vet dhe sduan politizim.. Si Ramës dhe Salës ;).. Një protestë e pa politizuar, më në fund!!
 
Titulli: Armët kimike, protestë masive para Kryeministrisë. Protestuesit ‘përzënë’ Be

I shalla u degjohet zeri,se dhe kete ka mangut Shqiperia ndotjen e atmosferes e virozat kancerogjene..!!
 
Titulli: Armët kimike, protestë masive para Kryeministrisë. Protestuesit ‘përzënë’ Be

Voto per ...Rilindje ...Voto pêr te zezen tende
 
Titulli: Armët kimike, protestë masive para Kryeministrisë. Protestuesit ‘përzënë’ Be

Love ja ka inate Sales, per ate shoqeroj me video temen. Te ne . rroje Sala per inate te Loves
 
Titulli: Armët kimike, protestë masive para Kryeministrisë. Protestuesit ‘përzënë’ Be

Po ato para qe perdori per te blere votat , do ti nxjerri patjeter ky Meta bullafiqi !
 
Titulli: Armët kimike, protestë masive para Kryeministrisë. Protestuesit ‘përzënë’ Be

Me duket se po ja fusin kosovarve,,:P
Arm
 
Titulli: Armët kimike, protestë masive para Kryeministrisë. Protestuesit ‘përzënë’ Be

Me duket se po ja fusin kosovarve,,:P
Arm

Më duket se po, sapo e lexova tek shqiptarja.com .. që nëse Shqipëria nuk pranon ngelet zgjedhja e dytë të bëhen në Kosovë .. :mah:
 
Titulli: Armët kimike, protestë masive para Kryeministrisë. Protestuesit ‘përzënë’ Be

Ska pse te cmontohen ne ks!
Me mire ne Siri..
 
Titulli: Armët kimike, protestë masive para Kryeministrisë. Protestuesit ‘përzënë’ Be


Le te çmontohen ne mesin e ish-ndertuesve.


Ide shumë e gabuar prodhimi i armëve, qofshin ato kimike apo jo-kimike...
 
Titulli: Armët kimike, protestë masive para Kryeministrisë. Protestuesit ‘përzënë’ Be

përzënë hahahahahhahahahahah khuuuuu far fjale he tdh...fsha gazetarin
 
Pe: Titulli: Armët kimike, protestë masive para Kryeministrisë. Protestuesit ‘përzënë

Ky qenka nje ko** kanari qe se paska shokun shife ca thote duhet te jemi krenare lol lol lol ca krenarie mer pa** per helme kimike ky sikur po krenarohet se humbi shqipria kupen e botes ne finale lo lol lol ca pa** ik k@qe se do na moresh ne qafe pak se eka gjynjezu shqiptaret fukaralliku dhe papunesia dhe ajrin don me ja mor. apo ti hudhni mbetjet ne lumin shkumbin dali speci gjys spec e gjys kastrec lol lol lol sa trongell qenka ky EDI .
 
Last edited by a moderator:
Back
Top