Armet kimike ne Shqiperi.??

cent

...Lontano
Do te ishte turp i madh per kete qeveri nese pranon kete helmim te tokes Shqiptare duke pranuar qe armet kimike te sillen ne shqiperi per tu shkaterruar pasi shteti yn nuk i ka kapacitetet,njerezit dhe mjetet e duhura per ta kryher.
Popull shqiptar ngrihu ne kembe dhe mos lejo helmimin e femijeve te sotem por edhe te atyre qe do te lindin.
Zoteria Edi Rama me te tyret bllokuan pergjithmone ardhjen ne token Shqiptare te plerave dhe cdo mbetje toksike, tashi po u mendoka per ti kthyher pergjigje Amerikes, ndoshta dhe pozitive.
Shqiptare eshte kohe te ngrihemi pa dallime fetare apo politike kunder kesaj menxyre qe po i kanoset vendit dhe per cfar? Per disa para te qelbura qe do na japin shtetet e tjera. Me mir te varfer dhe te qet sesa te pasur dhe me pasoja te renda per familjet tona, per shendetin tone dhe atyre qe do lindin.
Ligji e ndalon importin e armeve kimike, sepse behet fjale per asgjesim mbetjesh. Nuk jan pak por 1300 tone arme per t’u shkaterruar. Sarina dihet qe eshte shume e rrezikshme per shendetin e njerezve, edhe sikur nje pike e saj te bjere mbi xhakete, sqarojn ambientalistet. Me konkretisht, ne piken 1 te nenit 48 te ndryshuar te ligjit ne fjale thuhet “Ndalohet ne te gjitha rastet importimi i mbetjeve te rrezikshme dhe jo te rrezikshme ne Republiken e Shqiperise”.
Populli shqiptar votoi per Rilindje dhe jo per Shfarosje

Mos e shuani kete komb
 
Redaktimi i fundit:
Titulli: Armet kimike ne Shqiperi.??

edi rama pat premtuar largimin e mbeturinave qe sillte saliu ne shqiperi ! kurse ky po ja kalon saliut duke sjellur arm kimike haha :D
 
Titulli: Armet kimike ne Shqiperi.??

KOKA Ben KOKa Peson ....
:prift::prift::prift:Te lutemi tani ..:shqip1::shqip1::shqip1:
 
Titulli: Armet kimike ne Shqiperi.??

Si nuk doli nje politikan me shtylle kurizore te mbroje interesat e Shqiperise!!
Shpresoj te refuzohet prere nje kerkese e tille nese behet publike. Pak hapesira ka Rusia, SHBA per shkaterrim armesh kimike...??!
Pas pranimit te terroristeve te iranit tashme po kerkojne dhe te mbledhin dhe asgjesojne helmet e botes ketu... .

hajduti
 
Titulli: Armet kimike ne Shqiperi.??

Kjo pra esht RILINDJA urrrrraaaaaaaaa :respekt::yeke::yeke::yeke::nanana::nanana::bravo::bravo::pomgirl::pomgirl::pomgirl: :jupi::jupi:
:eek:hh:eek:hh:hmm::hmm::mah:
 
Titulli: Armet kimike ne Shqiperi.??

Rama dhe gjithe keshilltaret e drejtuesit e ksaj Qeverie nuk jan kaq idjote sa t'i pranojn keto arme te tmerrshme,por ekziston nje mundesi e mire qe nese s'pranohet çfare na imponohet mund te na len ne mes te rruges,duke na kerkuar dhe ato borxhet qe mori Qeveria Berisha ne 8 vite.
Ne si Shtet s'mund te marrim vendime per keto gjera sepse jemi te "marr peng" nga ato qe ne i quajm "miq,aleat..."

Do na japin dhe 2 milion dollar qe mund te sherbejn per te bler ndonje mjet per te shtypur protestat e mundshme,por s'besoj qe Shqiptaret e din se çfare rreziku ju kanoset dhe po ju fusin ne "shtepi" qe te ngrihen e te protestojn.
 
Titulli: Armet kimike ne Shqiperi.??

T'marrsha t'keqen maj Shqipni
Rrug e rrugica t'kan maru
Edhe natyren qe ke nji mrekulli
Kan vu n'plan me ta shkatrru

Kush prej hallit, kush prej qefit
N'arm kimike dojn me t'mlu
اo nji her deli zat vedit
Se boll vujtje ke duru

Jalla u shoft rraca tradhtarit
Qe sta doka bukurin
Se i let menija krytarit
Smun ta bajn kosh plehnash Shqipnin

Shif me sy e plas me zemer
Ba Shqipnia copa copa
Tash pa met edhe pa emer
Po t'nigjash ça thot Europa

اo Shqiptar nga gjumi, çou
Bull u vrave vlla me vlla
Po si the armve sot,shporru
Nuk dot t'kesh ma ke me qa

Thuaj JO armeve kimike ne territorin Shaiptar
#OdaBejtave
 
Titulli: Armet kimike ne Shqiperi.??

Po prit avash ,Rama akoma nuk ka thene gjysem fjale per ket ceshtje ,as ndonje deklarate skam degjuar..pse kceni kot tu then ''jo po kjo eshte rilindja ,jo lesh ,jo presh'' !!!

Ne n 2007 shkaterruam gjith arsenalin e armeve kimike te kohes se komunizmit dhe asgj nuk ndodhi, ca kujtoni se do behet tani , do vijn armet do helmohet ajri dhe do shfarosemi tgjith e lol
 
Titulli: Armet kimike ne Shqiperi.??

Po prit avash ,Rama akoma nuk ka thene gjysem fjale per ket ceshtje ,as ndonje deklarate skam degjuar..pse kceni kot tu then ''jo po kjo eshte rilindja ,jo lesh ,jo presh'' !!!

Ne n 2007 shkaterruam gjith arsenalin e armeve kimike te kohes se komunizmit dhe asgj nuk ndodhi, ca kujtoni se do behet tani , do vijn armet do helmohet ajri dhe do shfarosemi tgjith e lol

Cfare duhet te te bejme qe te bindesh te hysh me shpesh ketej eee eee?

Si Ajsi them ia te presim cf behet...
 
Titulli: Armet kimike ne Shqiperi.??

Une nuk do thoja se do te ishte turp. Edi e ka ne dore tani, mund ti vere kusht Amerikes, le ti kerkoj nja 2 Miliarde Dollare + bashkimin me Kosoven dhe le te pranoj. Shqiperia ka vende plote, le ti qojne ne ndonje vend jo te banueshem, larg njerezve... me keq se ne Gërdec nuk do ndodhe jo!
 
Titulli: Armet kimike ne Shqiperi.??

Keni menduar ndonjeher se kjo gje mund te jete nje devijim te fokusit qe dicka tjeter Po zihet dhe Po largojne vemendjen nga kryesorja duke shpikur lajme tilla se kjo ishte qeveria qe nuk pranoj mbeturina
 
Titulli: Armet kimike ne Shqiperi.??

Dhe Johni nga Washingtoni kishte patur nje bisede dje me Kryeministrin,pra ky Kryeministri i zgjedhur me 23 Qershor nuk ka 'vendosur akoma'!
Kryetari Parlamentit shprehu se nuk kemi kapacitet,por aleatet dhe miqt tane jan te gatshem te na i krijojn kushtet,me bindje te plote...

Si pjes e 'North Atlantic Treaty Organization' tha Ministri Jashtem,duhet te shohim mundesine si mund te jemi te dobishem ne kete mision!
(Ate qe kam shkruar une siper shprehu i shkreti)
Nuk kishte ndonje "thinjosh" per Politikat e jashtme Rama-Meta,zgjodhen 'djalin model' qe Diplomacine e ka studiuar vetem ne Universitet (ne Hollande) dhe po praktikohet ne keto kohra...
 
Titulli: Armet kimike ne Shqiperi.??

Mua sme duket gje e keqe, jemi anetar te NATOs jane ata qe do e kryejne jo shqiptaret plus Shqiperia fiton miliona dollare nga kjo gje,
 
Titulli: Armet kimike ne Shqiperi.??

Mua sme duket gje e keqe, jemi anetar te NATOs jane ata qe do e kryejne jo shqiptaret plus Shqiperia fiton miliona dollare nga kjo gje,

Kaq shume e urren vendlindjen ?!

Rama dhe gjithe keshilltaret e drejtuesit e ksaj Qeverie nuk jan kaq idjote sa t'i pranojn keto arme te tmerrshme,por ekziston nje mundesi e mire qe nese s'pranohet çfare na imponohet mund te na len ne mes te rruges,duke na kerkuar dhe ato borxhet qe mori Qeveria Berisha ne 8 vite.

Pse nuk e ben Greqia, meqe ajo ka borxhe te shumta??

***

Vendimet e Rames ne kohen qe ishte ne opozite i kane humbur Shqiperise qindra miliona, mjafton te permendin qe vetem per te ngritur nje karton ne kuvend i humbi direkte nje ndihme prej 16 milion dollaresh nga USA per Gjykaten Administrative etj, etj

Nese Norvegjia "gjeti kurajon" dhe i tha "Jo" ashtu si edhe shume shtete te tjera anetare te NATO-s apo ekonomi ne nevoje financiare, cfare po e mban shtetin shqiptar per ta mohuar?! Mos ne kemi me shume siperfaqe se keto shtete?! Mos ne jemi me te avancuar se keto shtete?! Mos keto shtete s'paskan nevoje per te ardhura, qe dolem ne te zgjuar t'i marrim?! Mos jemi "ngjitur" gjeografikisht me Sirine?! Mos kjo eshte menyra qe do promovoj turizmin dhe ekonomine qeveria shqiptare?!

Me kryesorja, mos valle jeta e shqiptareve, siguria dhe dinjiteti i tyre eshte me pak i vlefshem se ai i kombeve te tjera?!


hajduti
 
Titulli: Armet kimike ne Shqiperi.??

Shqiperia fiton miliona dollare nga kjo gje,


Armët kimike, veç dëmit mjedisor, Shqipëria do humbasë 1 mld lekë në vit


Nëse Shqipëria pranon të asgjësojë armët kimike të Sirisë, nuk do të ketë përfitime ekonomike, por përkundrazi do të ketë pasoja të rënda financiare, që llogariten në miliarda dollarë. Sektori i turizmit nga i cili vendi ynë siguron afro 1 mld lekë të ardhura në vit, do të jetë i pari që do të preket, si pasojë e rrezikut të ndotjes dhe helmeve, që dëmtojnë më tej marketingun dhe imazhin që po mundohemi të krijojmë si komb.

Apeli i Konfindustrisë

Ky konstatim i bërë së fundmi nga Konfindustria, është në fakt një apel drejtuar jo vetëm mazhorancës shqiptare, por të gjitha partive politike në vend, që të paktën në këtë rast të jenë në unison me njëra-tjetrin për ti thënë: jo SHBA-ve. “Kërkojmë sot që gjitha partitë politike pa dallim, të pozitës dhe opozitës, të shprehen me një zë të vetëm dhe qartë për të kundërshtuar përpunimin e lëndëve helmuese luftarake në Shqipëri, pasi nuk është rasti që të fitohet kapital politik nga aleatët tanë strategjikë,” kështu është shprehur dje në media administratori i Përgjithshëm i “Konfindustria”-s, Gjergj Buxhuku, i cili vlerëson se dëmi ekonomik i përpunimit të përfolur të lëndëve helmuese luftarake të Sirisë në Shqipëri, edhe nëse nuk do të ketë asnjë rast avarie të mundshme teknologjike apo ndikim në mjedis, do të ketë kosto aftgjatë mjaft të lartë të llogaritur në miliarda usd.

Shkatërrimi i turizmit

Konfindustria vlerëson se dëmi ekonomik nga një përpunim i mundshëm i helmeve siriane në territorin shqiptar do të jetë së pari në sektorin e turizmit, pasi të ardhurat nga industria vendase turistike arrin në rreth 1 miliardë usd/vit, duke zënë 10% të PBB-së. Sipas Buxhukut, përpunimi i lëndëve helmuese në territorin shqiptar në sasi të mëdha do të jepte një kosto me ndikim shumë negativ në marketing në opinionin botëror dhe një goditje e drejtpërdrejtë vdekjeprurëse për industrinë e turizmit shqiptar. “Duke qenë se industria e turizmit është e lidhur ngushtë me prodhimin bujqësor, industrinë e agro përpunimit dhe me industrinë e shërbimeve, në formë kaskade do të ndikonte me miliarda USD si dëm ekonomik në periudhë afatgjatë dhe me pasoja të rënda të pallogaritshme ekonomike, financiare dhe mjedisore në vend si dhe qytetareve,” vlerëson më tej Konfindustria në qëndrimin e saj ndaj çështjes së armëve të Sirisë.

Rreziku nga avaritë

Sipas saj, kostot financiare, ekonomike dhe institucionale duhen të paraqiten të plota dhe të arsyetuara para gjithë aleateve strategjikë të Shqipërisë. “Madje në rast avarie të mundshme, duke pasur parasysh hapësirën gjeografike mjaft të kufizuar të vendit, mungesën thuajse të plotë të njohurive të fushës, dobësinë e prekshme institucionale dhe mungesën e qartë të kontrollit të territorit, pasojat do të ishin të pallogaritshme,” thuhet më tej në qëndrimin e Konfindustrisë. Në përfundim Konfindustria vlerëson, se nisur nga një vendim pro armëve; ekonomia shqiptare do të merrte një goditje mjaft të rëndë, me kosto mjaft të lartë financiare, edhe afatgjatë të llogaritur në miliarda e miliarda dollarë.





Armët kimike, “Lëvizja Mjaft” i thotë mjaft qeverisë

Qëndrimit të mjaft shoqatave kundër sjelljes së armëve të Sirisë në vendin tonë i është bashkuar së fundmi edhe ‘Lëvizja Mjaft’, ku nëpërmjet një peticioni i bën thirrje Qeverisë Shqiptare që të refuzojë kërkesën për të importuar dhe shkatërruar në territorin e Republikës Shqiptare armët kimike të Sirisë. “Import i mbetjeve toksike dhe vdekjeprurëse në territorin e Shqipërisë bie në kundërshtim me interesin tonë kombëtar, me legjislacionin shqiptar dhe me vetë politikat e qeverisë aktuale që ka ndaluar importin e çdo lloj mbetje në territorin e Republikës së Shqipërisë. Sjellja, transportimi dhe shkatërrimi i armëve kimike përbën një rrezik të lartë si për jetën edhe për territorin e popullit shqiptar,” thuhet në peticionin e ‘Mjaft’-it, ndërsa më tej theksohet se shtetit shqiptar i mungojnë kapacitetet njerëzore, administrative dhe infrastrukturore për të trajtuar mbetje të një rrezikshmërie kaq të lartë siç janë amët kimike të Sirisë. Për të gjitha këto arsye Mjaft i bën thirrje qeverisë shqiptare që të ndjek shembullin e shumë vendeve të tjera Evropiane dhe t’i thotë jo importit dhe shkatërrimit të armëve kimike në Republikën e Shqipërisë. //tiranaobserver
 
Titulli: Armet kimike ne Shqiperi.??

O Hajdut,ta kam shkrujt dhe here te tjera,mos luj rolin e te pafajshmit apo sikur nuk e di ça loje lun ish-Shefi yt...
Pse nuk e kundershto Berisha me gojen e Bashes kete importin e armve kimike? E thjeshte,SDO QE BASHA TE PRISHI MARRDHENIET ME Sh.B.A siç i prishi ai para disa vitesh,por Sh.B.A e di shume mire qe PD esht prone e Berishes akoma.

Me 15 Nentor mblidhen kto "tipat" qe marin vendimet per armet kimike,pas 15 Nentorit po degjut qe esht marr vendimi per nje pjese qe do vijn ne Shqiperi dilni shesheve e thyni çdo institucion,kerkoni dhe doreheqjen e Qeverise.
Ato lloj armesh s'mund te vijn ne Shqiperi sepse: Arben Imami (ish Bandit i '97 qe u dhunua brutalisht nga trupat e Berishes asokohe),u be Minister i Skrapit po i Berishes,s'la gezhoje e prone shteterore pa nda me miq,shoke,partner biznesi...
Uzina e vetme qe ishte ne 2005 (e Mjekesit) u be nje 'Sahara' nga ky Ish-Ministri!

Nje uzine moderne do kushtonte rreth 2 miliard dollar dhe nese Rama i ka 2 miliard dollar ta ndertoj ate uzine le t'i importoj se pastaj e pranojn ne Bashkimin e Humneres.
 
Titulli: Armet kimike ne Shqiperi.??

Pse Edi Rama nuk organizon nje konference shtypi per armet kimike dhe ti pergjigjet pyetjeve te gazetareve si eshte situata e bisedimeve?
Ku eshte transparenca e qeverise dhe Edi Rames?

Zjarr ti jape Enveri i ri, Edi Rama, jo vetem me armet kimike te Sirise, por te dale vullnetare Shqiperia edhe per arme te tjera te shkaterrimit ne mase nga vende te tjera. Keshtu si eshte katandisur Shqiperia me kete qeveri hajdutesh ne krye, armet kimike jane pak.

Rama ben keshtu se nuk ka se cfare i thote kush? Do ti thone gje delet qe e votuan? Rama e di se delet edhe pse thone se jemi kunder kthimit ne kazan te armeve kimike te Shqiperise, voten do ja japin gjithsesi.

Po te mos kishte dele por qytetare te pergjegjshem qe kushtezojne mbeshtetjen politike me refuzimin e gjerave te tilla edhe Rama, sado i cmendur te jete e shikon e peshon shume mire fjalen per te tilla gjera. Kur ne skemi qytetare por dele puniste, ky ben cte doje.


...edhe pak do te lexoj qe "Fajin e ka Berisha qe na futi ne NATO"!!



hajduti
 
Titulli: Armet kimike ne Shqiperi.??

Vetem flitet por asgje nuk esht konkrete me aq sa kam degjuar dhe neper lajme..Dhe nuk besoj se do ndodh nje gje e till...Dhe po ndodhi besoj se do jet e kontrolluar cdo gje sipas mendimit tim..Nuk do jet sic ishte qeveria berisha qe c'montonte predhat me femij 10-12vjecar ku dhe i groposi po ne ate vend qe bente cmontimin e ktyre armve...Dhe sa per militantet e PD Jam dakrot qe ka ber te mira por shikojni te dyja anet se nga e mira fshihet e dhe e keqia ju e dini mir por se pranoni kjo esht e keqia ...
 
Titulli: Armet kimike ne Shqiperi.??

Duke pare pak lajmet ne Shqiperi, urojme qe protestat qe po behen te ndikojne ne vendimet e qeverise duke mos pranuar qe vendi yne te behet nje kosh plerash per boten.
 
Titulli: Armet kimike ne Shqiperi.??

Sa per kuriozitet....!

Aparatura qe do te perdoret per shkaterrimin e armeve kimike te Sirise, sipas asaj qe eshte thene deri me tani, eshte prodhuar nga pentagoni dhe do te transportohet ne Shqiperi per tu vene ne funksion.
Pyetja ime eshte, perse nuk dergohet aparatura atje ku jan armet, pra ne Siri, por i sjellin edhe armet edhe aparaturen ne Shqiperi, e cila teknikisht nuk eshte e afte per ta kryer kete proces?
 
Titulli: Armet kimike ne Shqiperi.??

Rama u shpreh ne menyre te frikshme dhe Idiote.

I vetmi qe ka thene dicka te kuptueshme ka qene Ilir Meta. Bushati ka qene relativisht i kujdeshem.

Nga gjithe kjo histori, me ben pershtypje dicka ne forum dhe ne ate reale: eshte pikerisht fakti se sa NE shqiptaret e kemi te kultivuar kulturen e sigurise (certitude, certainty), bindjes se kemi te drejte, mos ndryshimit te opinioneve qofte per 'gjera te vogla', qofte 'te medha', te mos evoluimit ne asgje e per asgje. Deri diten e fundit te jetes do pelqejme "te njejtin film" !



hajduti
 
Titulli: Armet kimike ne Shqiperi.??

Ministri Mjedisit (Lefteri) deklaroj sot para kamerave: "Nuk kemi marr akoma asnje vendim konkret,nuk e dim as çfare jan,lende,çfare lloji"

Bloomberg,CNN... flasin per Shqiperine si destinacioni me potencial te ktyre armeve vdekjeprurese! Dhe populli thot: "Ku ka ze,s'esht pa gje"


Zgjidhja ketu esht shume e thjeshte dhe qe s'mund te sjelli deme ne njerez (ne rast incidentesh),Rusia qe ka ber marrveshjen me OKB-ne per te ber rolin e "rojes" e ketyre armeve,pasi Assadi nuk pranoi trupat amerikane t'i afroheshin. Pikerisht Rusia qe s'i mungon as kapaciteti territorial as eksperienca ne demontime te tilla mund te jet Shteti me favorit per kete pune!
Rusia ka nje Siberi ku nuk rrezikohet jeta e askujt! Ka ato tunelet... lek neve lek atyre! Apo esht çeshtje kostosh ndaj ne e kemi çmimin me te lire?!

Shqiperia ka detyrime ndaj NATO-s (siç ka çdo Shtet antar) por jo detyra me te mdhaja se veten... Ne Shqiperi do duheshin vite per demontimin e ketyre armeve,me gjithe vullnetin e mire te Nderkombetarve per t'e na siguruar por nese do kishte nje levizje te tokes do kishte deme te pallogaritshme!
 
Redaktimi i fundit:
Titulli: Armet kimike ne Shqiperi.??

edi rama pat premtuar largimin e mbeturinave qe sillte saliu ne shqiperi ! kurse ky po ja kalon saliut duke sjellur arm kimike haha :D

Ma paske mare mendimin lol...kur behej fjale per mbeturinat ky piktori e hapte gojen sa nje corap...tani ben sikur se ka mendjen lol
 
Titulli: Armet kimike ne Shqiperi.??

Ma paske mare mendimin lol...kur behej fjale per mbeturinat ky piktori e hapte gojen sa nje corap...tani ben sikur se ka mendjen lol

qe don ta shes mendimin :p hahah
 
Titulli: Armet kimike ne Shqiperi.??

Vajza që i dërgoi letër Obamës kundër armëve kimike

Asgjësimi i armëve kimike në Shqipëri ka shqetësuar jo vetëm ambientalistët, por edhe qytetarët shqiptarë, të cilët janë ngritur edhe në protesta.

29fbmaf.jpg

Një qytetare e Shqipërisë i ka dërguar një letër Presidentit të SHBA-ve, Barack Obama, ku i tregon për problemet e vendit tonë dhe për pasojat shkatërrimit të armëve kimike në vend.

“I dashur President Barack Obama. Unë jam një qytetare thellësisht e shqetësuar, si miliona shqiptarë, të cilët janë tronditur nga lajmi, se armët kimike toksike vdekjeprurëse, arsenal i regjimit të Asadit do të zbarkojë në brigjet shqiptare”, kështu e nis letrën një vajzë shqiptare e quajtur Armela Bega.

Ajo thotë se, vendi ynë i vogël me një sipërfaqe prej 28.000 km2 ka këto probleme: ثshtë i mbipopulluar, me infrastrukturë të dobët, me probleme të panumërta në çdo sektor të ekonomisë, shëndetësi, arsim, mjedis, bujqësi, turizëm, duke luftuar për mbi dy dekada korrupsionin dhe krimin e organizuar të pllakosur në çdo qelizë të shoqërisë sonë. Sipas saj vendimi për asgjësimin e armëve kimike në Shqipëri do të kishte një ndikim të madh negativ mbi mjedisin. Potenciali vdekjeprurës do të ketë ndikim si në jetën e shqiptarëve dhe në mjedisin për rreth.

Ajo i tregon Obamës edhe për marrëdhëniet miqësor të hershme mes dy vendeve, por oferta e SHBA-ve për të sjellë armët kimike të Sirisë në vend nuk mund të pranohet.

Ajo tregon edhe arsyet se pse duhet të refuzohet kjo ofertë. Vendi ynë është më i varfër në Evropë dhe kjo marrëveshje e rrezikon seriozisht atë.

Ajo thotë se si mundet një vend si yni të merret me menaxhimin e mbeturinave dhe gazit sirian, kur nuk menaxhon dot mbeturinat dhe shkatërron dot materialet kimike të trashëguar nga komunizmi?

Letra tregon edhe rastin e “Gërdecit”, i cili mori jetët e disa njerëzve të pafajshëm nga paaftësia e autoriteteve për të menaxhuar si duhet armët. Po për gjithë këtë arsenal, kush i garanton shqiptarët se nuk do t’i ndodhë asgjë.

Sipas kësaj qytetare, këto armë janë fataliste për jetët e popullit shqiptar. Ajo tregon edhe për efektet që do të kenë armët kimike në vendin tonë për breza me radhë.
 

Attachments

  • 29fbmaf.jpg
    29fbmaf.jpg
    15.3 KB · Shikime: 0
Titulli: Armet kimike ne Shqiperi.??

Ej zot ju demokratet kurre su kenaqet , e di qe thelle thelle prisnit qe Edi te thoshte Po :p...se nfakt po te ishte sala ne pushtet tani armet do kishin zbarku neper porte haha

nejse un nuk kam qen edhe aq kundra sa tgjith tjeret..gjithsesi fjalimi i edit mbreme ishte madheshtor
 
Titulli: Armet kimike ne Shqiperi.??

do ishte turp qe kto arm kimike te vij n ne vendin ton
nese amerika dhe bota na e duan te miren, pse nuk i mbajn vet?
pak kimist e punonjes te zot kan ata qe ti carmatosin vet?
nuk mjafton oqeani atlantik apo pasurin e tejskashme qe ka bota toksore apo ujore dhe ti bijn tek ne
cna duhen miljardat e dollarve,kur do vdisnin njrez tpafajshem
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top