Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Arma ruse që njeriun e shndërron në “zombi”

555919_392148534143354_236304299727779_1361842_782424921_n-1.jpg


Pistoleta futuristike, e cila sulmon sistemin qendror nervor të njeriut, është zhvilluar nga shkencëtarët rusë vite me radhë dhe së fundi presidenti rus Vladimir Putin e ka miratuar prodhimin e saj. Arma më e re do të fillojë të përdoret më së largu deri në vitin 2020, ndërsa ajo i shndërron njerëzit në “zombi”.

Arma moderne shfrytëzon valët elektromagnetike, sikurse ato që hasen në furrat me mikrovalë. Detajet e armës supersonike ruse nuk janë zbuluar ende, por hulumtimet e deritashme tregojnë se valët në frekuencë të ulët mund të ndikojnë në qelizat e trurit, ndryshojnë gjendjen psikologjike dhe hapin mundësinë që sugjestionet dhe komandat t’i bartin drejtpërdrejt në mendjen e dikujt.

Doza të caktuara të mikrovalëve mund të dëmtojnë funksionimin e organeve të brendshme, kontrollojnë sjelljen e dikujt duke detyruar viktimën në vetëvrasjes. Putini e ka përshkruar këtë armë si një instrument të ri për arritjen e objektivave politike dhe strategjike.

“Ky sistem i teknologjisë së lartë mund të krahasohet me armët bërthamore, por do të jetë më i pranishëm në ideologjinë politike dhe ushtarake”, tha Putin.

Rusët dhe amerikanët që nga vitet ’50 të shekullit të kaluar zhvillojnë fshehurazi armët elektromagnetike. Kohët e fundit SHBA-të kanë lajmëruar se kanë filluar ndërtimin e armës që transmeton temperaturë të padurueshme drejtë armikut, nga e cila ata do të detyrohen të ikin. Ky lloj i armëve do të përdoret kryesisht në rastet e trazirave.

Një tjetër armë e fuqishme amerikane, që mbështetet në idetë e shkencëtarit Nikola Tesla, është topi elektromagnetik me fuqi të madhe, me rreze veprimi deri në 160 kilometra, që hedh municionin me shpejtësinë më të madhe se zëri. Armët e tilla janë destinuar për marinën luftarake amerikane, ndërsa qitja bëhet me ndihmën e fushës magnetike dhe rrymës elektrike.

B;fretime
 
Titulli: Arma ruse që njeriun e shndërron në “zombi”

ruhu shpirto, se rusi po e tha e ben...
 
Pe: Arma ruse që njeriun e shndërron në “zombi”

Tani po dyshoj edhe une per ata persona qe jane skizofrena.. paskan ca prej tyre te drejte kur thojne me injektojne apo mi lexojne mendimet LOL LOL
 

Konkursi Letërsisë

  • Aeroporti i Zaventemit

    Votat: 6 54.5%
  • Të harrova, sepse të dua

    Votat: 5 45.5%
  • Vetëm …

    Votat: 4 36.4%

Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back