-Në librin e armatimit, firma për marrjen e një arme nga ish-efektivi Altin Dizdari.
-Dritan Dajti kërkon sekuestrimin e armës së “marrë në dorëzim” nga Dizdari më 17 nëntor 2009. Prokuroria: Dajti të bëjë kallëzim nëse ka prova të reja.
Anxhela Tato
-Solemniteti dhe serioziteti duhej të sundonte këtë gjyq ku pritej drejtësi për vrasjen e katër policëve në krye të detyrës. Por, hetimet e paplota të tipit shkel e shko të Prokurorisë së Krimeve të Rënda, kanë vënë në pozitë komike seancat, ku i pandehuri Dritan Dajti merr në dorë procesin dhe iu bën gjyq dëshmorëve. Kështu, akte të paligjshme të zyrtarëve të policisë të pazbardhura, të pahetuara, por që lidhen me këtë ngjarje, janë tashmë thelbi i fjalimeve të “prokurorit” Dajti. Trupi gjykues, pasi i ka lënë vetë këto boshllëqe në hetimin gjyqësor, tani gjendet para kërkesave procedurale të të pandehurit, që krijojnë atmosferë juridike për pavlefshmërinë e pretenduar.
Manipulimi me armët
Ja se çfarë ka ndodhur në polici: Emri i dëshmorit Altin Dizdari gjendet në krah të një firme për “marrje në dorëzim” të një arme tre muaj pas vrasjes së tij. Ky fakt është hedhur në seancën e djeshme nga ana e të pandehurit Dritan Dajti, i cili i ka kërkuar gjykatës që të sekuestrojë këtë armë krimi. Para togave të zeza Dajti ka deklaruar se në procesverbalin e Librit të Armatimit të datës 17 nëntor 2009 rezulton se i ndjeri Dizdari ka firmosur për të marrë një armë, e cila nuk ka asnjë numër dhe as lloj. Ky është rasti i dytë që bëhet publik nga i pandehuri nën akuzë për vrasjen e katër efektivëve të policisë. Altin Dizdari është ekzekutuar me datë 7 gusht të vitit 2009 dhe vetëm tre muaj më pas emri i tij figuron në Librin e Armatimit, ku ka tërhequr një armë zjarri të paregjistruar. Ndërsa i pandehuri ka kërkuar sqarime sesi një person i vdekur mund të marrë një armë nga magazina e policisë dhe madje të shënojë emrin, mbiemrin dhe firmën e tij.
Replikat
Në sallën e gjyqit ka pasur replika mes prokurorit të çështjes dhe të pandehurit, të cilët kanë shkëmbyer batuta në lidhje me këtë procesverbal. Përfaqësuesi i akuzës i ka kërkuar të pandehurit që provat për këtë çështje t’i denoncojë në prokurori. “Nëse Dajti ka prova, t’i paraqesë ato në prokurori”, ka vijuar Ardian Nezha. Ndërsa i pandehuri i është përgjigjur që nëse i jepet leje është i gatshëm që me paterica të shkojnë në prokurori. “Duke marrë shkas nga deklarimi i prokurorit, unë shkoj që tani me paterica në prokurori, nëse ju më jepni leje”, kundërpërgjigja e Dajtit. “Ti vazhdon të mbash komunikimin me median, ndaj në të njëjtën formë mund ta bësh edhe me prokurorinë”, reagoi prokurori.
Kërkesat e Dajtit
“Kërkoj nga gjykata sekuestrimin e armës së Altin Dizdarit e procesverbalit të datës 17.11.2009 me fletë-dalje nr.209. Sipas Librit të Armatimit, Dizdari tre muaj pas vdekjes së tij, ka marrë një armë zjarri. Në këtë procesverbal dallohet qartë firma e Altin Dizdarit tre muaj pas vdekjes. Jam i gatshëm që të kërkoj krahasimin e firmës në këtë procesverbal me atë që është hedhur në Librin e Armatimit. Në kushtet kur kjo armë nuk është marrë nga prokuroria, unë kërkoj sekuestrimin e menjëhershëm të saj. Mos harrojmë që ky gjyq po zhvillohet për vrasjen e Altin Dizdarit me 7 gusht të vitit 2009 dhe i ndjeri në nëntor pati mundësinë të firmosë e marrë në dorëzim një armë zjarri nga magazina e Policisë së Shtetit. Ky procesverbal lë një të vërtetë shumë të hidhur për Policinë e Shtetit. Besoj se këtë fletë-dalje e keni edhe ju në fashikull, pasi iu është dhënë nga prokuroria. Mund të duket anormale sesi një i vdekur pas tre muajsh merr një armë zjarri, por le ta sqarojë prokuroria”, deklaroi i pandehuri. Sipas prokurorit, i pandehuri është duke shkelur kodin e procedurës dhe kjo kërkesë nuk është kompetencë e këtij procesi gjyqësor. “Dritan Dajti po shkel Kodin, pasi nuk është radha e kërkesës së këtyre provave. I pandehuri nuk e ka kërkuar këtë provë në momentin që ishte i asistuar edhe nga një avokat.
Më shqetëson fakti që Dajti ka dijeni për procedurën dhe fillimisht vjen në seancë gjyqësore duke kërkuar prova dhe kur këto i mohohen nga gjykata, ai vendos të largohet. I bëj ftesë të pandehurit që të vendosë që procesi gjyqësor të vijojë me shqyrtimin e provave shkresore të organit të akuzës, e më pas radha e të pandehurit. Dua të shtoj se kërkesa e tij është jashtë kompetencave të gjykimit, pasi ky procedim është për vrasjen e katër efektivëve të policisë dhe jo për shkresa të policisë. “Të ma vërtetojë prokurori se çfarë armë është kjo që ka marrë Altin Dizdari tre muaj pas vdekjes. Kujt i përket kjo armë, është përdorur në vendin e ngjarjes kjo armë, çfarë krimi ka bërë kjo armë. Unë akuzohem që kam varrë Altin Dizdarin, por mund të them që arma që më është sekuestruar mua mund të jetë kjo. Prokurori qëllimisht nuk do t’i jap përgjigje këtyre pyetjeve duke i evituar që të jap shpjegime për këto fakte. Nëse prokurori është naiv dhe nuk e kupton që një i vdekur merr armën pas tre muajve, unë nuk di çfarë të them”, ka përfunduar fjalën e tij i pandehuri, ndërsa gjykata ka ndaluar replikën mes palëve duke u tërhequr nga salla e gjyqit për vendim.
Togat e zeza kanë vendosur që për kërkesën e të pandehurit të shprehen vetëm pas përfundimit të fazës së këqyrjes së provave shkresore të prokurorisë dhe të pandehurit. Pas këtij vendimi i pandehuri i ka kërkuar gjykatës që të caktojë një ditë kur do të pranohen pretendimet. “Prej disa vitesh ju keni shtyrë dhe refuzuar çdo kërkesë timen. Më tregoni se kur do të jetë dita që ju do të pranoni kërkesat e mia që t’i bëj të gjitha në atë ditë. ثshtë e drejta juaj të bëni ç’të doni dhe të pranoni kërkesat e prokurorisë, por në rrethanat që unë nuk kam avokat kërkoj të largohem nga salla e gjyqit”, është shprehur Dritan Dajti. As në seancën e djeshme gjyqësore nuk ishin paraqitur dy mbrojtësit kryesisht të caktuar nga gjykata, të cilët kishin paraqitur shkresë për motivet e mosardhjes. Ndërsa janë përzgjedhur dy mbrojtës të tjerë, të cilët do të njoftohen që të paraqiten në seancën e radhës, e cila është caktuar të zhvillohet ditën e premte në orën 9 të mëngjesit.//Shekulli