Ado
FISEBILIL-LAH
-
- Anëtarësuar më
- Jul 19, 2008
-
- Mesazhe
- 5,209
-
- Reagimet e mara
- 225
-
- Mosha
- 38
-
- Vendndodhja
- Prishtinë/Republic Of Kosova...
Armata e Republikës së Kosovës ka përgënjeshtruar lajmin e bërë publik të enjten se, ata kanë marrë përsipër sulmet terroriste në qendër të Prishtinës më 14 nëntor.
Nëpërmjet një e-mali, shpërndarë mediave, kreu i ARK-së, Gafurr Adili, është shprehur se lajmet e djeshme kanë qenë sajesa të radhës të Serbisë. Sipas tij ARK nuk ka bërë asnjë sulm ndaj selisë së BE-së në Prishtinë.
“Fronti për Bashkim Kombëtar Shqiptar (FBKSH), që në momentin e shpërthimit në Prishtinë, përmes një komunikate të lëshuar nga Sekretariati vendimmarrës i FBKSH-së, këtë akt të shëmtuar e vandal e cilësoi si një akt terrorist të segmenteve agjenturore (ish UDB-së dhe ish KOS-it) të Serbisë në Kosovë”, thuhet në njoftimin për shtyp.
Adili ka kërkuar gjithashtu, që të gjitha strukturat e FBKSH-së në Zonën Nr.2 (Kosova Historike), me në krye prof. Alban Kosova, të rrisin vigjilencën e tyre dhe të intensifikojnë edhe më shumë aktivitetet e tyre atdhetare për të penguar dhe parandaluar aktet diversioniste e terroriste të Serbisë në Kosovë.
“...nga populli ynë në Kosovë ripërsërisim kërkesën tonë që të mos bie pre e armiqve tanë, por të vazhdojë të tregojë dinjitet dhe atdhedashuri kombëtare për ribashkimin kombëtar shqiptar me mjete demokratike, ndër të cilat është edhe e drejta vetëvendosjes përmes një referendumi mbarëpopullor e gjithëkombëtar në të gjitha trojet etnike të Shqipërisë Natyrale’, thuhet në këtë komunikatë. /Balkanweb/