Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Aristokrati i dinosaurëve

Astrit Lulushi

Shiko fotografinë 1784698
Londër 1906.

Një burrë shtat-shkurtër, me veshje elegante, ecën drejt skeletit gjigand të Dinosaurit në Muzeun e Historisë së Natyrës. Merr një nga eshtrat e këmbëve dhe e kthen në anë të kundërt; “ky është pozicioni i duhur!”, thotë.
Shumë vizitorë e panë me habi, por zyrtarët e muzeut e njihnin. Quhej Ferenz. Ishte aristokrat, por edhe autoritet me famë në fushën e studimit të fosileve të kafshëve parahistorike.

Ndër paleontologët, Ferenz njihet si zbulues dhe përshkrues i dinosaurve në Evropën qendrore e jugore, rajone të cilat i përshkoi me motorçikletën e tij në kërkim të miqve dhe kafshëve të fosilizuara. Megjithatë, hollësitë e jetës personale, shpesh e kanë lënë në hije trashëgiminë e tij intelektuale. I pasur, aventurier, ambicioz pa kufi, i varfër, 56 vjeç, në vështirësi financiare, vrau veten – thonë biografët. Me pasurinë e tij Ferenz kishte ndihmuar popuj të Ballkanit për t’i çliruar nga perandoria osmane, spiun i dyfishtë gjatë Luftës së Parë dhe gati u bë mbret. Nga lufta doli i rrënuar; humbi pronat dhe titujt, varfëria e shtyu të punonte për të jetuar, ndërsa koleksionin e fosileve ia dha, kundrejt të hollave, Muzeut Britanik.

Vetëm kohët e fundit shkenca botërore sikur ka filluar t’ia njohë vlerat dhe rreth tij tani flitet jo vetëm për bëmat personale e politike apo stilin e jetesës. Në studime të ndryshme paleontologjike ai njihet si krijues i teknikave për analizimin e fosileve. Për më tepër, tani shkencëtarët thonë se teoritë e tij mbi evolucionin e dinosaurve ishin shumë të avancuara për kohën e tij.

Deri pak dekada më parë, shkencëtarët mendonin se dinosaurët ishin zhdukur. Por Ferenz mendonte ndryshe. Sipas tij, dinosaurët kane ekzistuar në të gjitha format dhe madhësitë – të mëdhenj e të vegjël, dy-këmbësh, katër-këmbësh, tokësorë, ujorë e flutures.

Dihet se dinosaurët së pari u shfaqën rreth 230 milionë vjet më parë. Ata sunduan Tokën për rreth 135 milionë vjet dhe një ngjarje 65 milionë vjet më parë, solli shuarjen e tyre. Shkencëtarët nuk pajtohen tërësisht mbi atë që ndodhi, por thonë se ishte një ndikin i dyfishtë apo trefishtë përfshi përplasje asteroidesh, helmim nga kimikatet dhe llava vullkanike, ndryshimet klimatike dhe faktorë të tjerë të mundshëm. Dinosaur rrjedh nga greqishtja “deinos” – “tmerr dhe “saur” – “zvarrë” (zvarranik i tmerrshëm).

Në fillim të shekullit të XX, Ferenz doli me teorinë se vetëm dinosaurët e mëdhenj janë zhdukur, zogjtë janë pasardhës të dinosaurëve, ndërsa puplat evoluan për t’iu përshtatur fluturimit kur kushtet e jetës në tokë ndryshuan. Ferenz mendonte gjithashtu se miliona vjet më parë Evropa qëndrore dhe gadishulli Ballkanik përbënin një ishull dhe jeta e izoluar bëri që dinosaurët të evoluonin duke u bërë më të vegjël e së fundi zogj a kafshë deti, ndërsa fosilet e dinosaurve të gjetura në Evropën qendrore e jugore përbëjnë çelësin për të kuptuar evolucionin e dinosaurve në shkallë globale.
Të gjitha këto teza të parashtruara nga Ferenz rreth 8 dekada më parë, dhe që atëhere u pritën me shpoti nga shkenca përkatëse, sot cilësohen të mirëqena nga paleontologët.

Vitet e fundit, me zbulimet e reja të fosileve dhe përparimet teknologjike, shkencëtarët kanë filluar të pohojnë se sa të drejtë kishte Ferenz, i cili s’ishte tjetër veçse Franz Nopça, baron i Saçalit në Transilvani, mik i shqiptarëve, lindur më 1877, vetëvrarë më 1933 në Vienë, pak minuta pasi kishte qëlluar për vdekje sekretarin e tij.

Baron Nopça urrente Ismail Qemalin; ishte mik i Faik Konicës; kandidoi per fronin e Shqipërise por hoqi dorë kur Konferenca e Ambasadorëve në Londër (1913) njohu një Shqipëri të cunguar.

Franz Nopça la pas rreth 180 punime akademike e vepra shkencore, dhe gati 1/3 e tyre kanë të bëjnë me kulturën, etnografinë dhe gjeografinë shqiptare. Pas vdekjes ato u bënë pjesë e trashëgimisë së albanologut Norbert Jokl, ndërsa sot ndoshta vazhdojnë të mbeten mbuluar nga pluhuri i natyrës dhe harresës diku në arkiva austriake a gjermane, të papërkthyera e të pabotuara në shqip.
Thonë se “Institutet Albanologjike merren kryesisht me gjuhësi dhe se etnografia dhe gjeografia nuk hyjnë në sferën e veprimtarisë së tyre”.
 

Konkursi Letërsisë

  • Aeroporti i Zaventemit

    Votat: 6 54.5%
  • Të harrova, sepse të dua

    Votat: 5 45.5%
  • Vetëm …

    Votat: 4 36.4%

Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back