Argumentet e obligimit të agjërimit të ramazanit

braziljania

Anëtar i Nderuar
1. Faktet nga Kur’ani Fisnik
Thotë Allahu:
“O ju që besuat, agjërimi u është bërë obligim sikurse që ishte obligim edhe i atyre që ishin para jush, kështu që të bëheni të devotshëm” .
Ka thënë Ibni Xheriri: “agjërimi u është bërë obligim”, d.t.th.: iu është obliguar – bërë farz agjërimi i Ramazanit .
Ka thënë Xhessasi: Neve na është bërë farz - obligim i detyrueshëm agjërimi nëpërmjet këtij ajeti .
Ibni Bettali ka thënë: Juve iu është bërë obligim ashtu siç ka qenë edhe për ata që ishin para jush .
Ka thënë Ibnu’l Arebijj: ثshtë obliguar dhe detyruar agjërimi .
Ka thënë Kurtubiu: Ka përmendur po kështu (Allahu) se agjërimin ua ka bërë obligim dhe detyrim edhe atyre (që ishin para nesh), gjë që nuk ka diskutim rreth kësaj .
Ibni Kethiri ka thënë: Allahu thotë duke iu drejtuar dhe urdhëruar këtë ummet me agjërim…Ai, Allahu, përmendi se këtë agjërim ua ka obliguar edhe të tjerëve. Pra ata kanë një shëmbëlltyrë - model të mirë në këtë gjë, dhe le të përpiqen në përmbushjen e këtij obligimi edhe më mirë se të parët” .
Ka thënë Sa’diu: Allahu i Madhëruar na lajmëron për dhuntitë e Tij dhënë robërve, duke ua obliguar agjërimin ashtu siç ua obligoi edhe popujve të mëparshëm, ngase agjërimi është prej ligjeve fetare, dobia dhe të mirat e të cilave janë valide për të gjitha kohët” .
Thotë Allahu:
..E kush e përjeton prej jush këtë muaj le të agjërojë...” .
Ka thënë Ibni Kethiri: “Ky është obligim i prerë për ata që përjetojnë këtë muaj. D.t.th.: për ata që janë vendas kur të hyjë Ramazani dhe janë të shëndoshë në trup” .
2. Faktet nga Sunneti
Janë transmetuar hadithe të shumta që vërtetojnë obligimin e agjërimit të Ramazanit. Prej tyre:
Transmeton Ibni Omeri se ka dëgjuar Pejgamberin, alejhi’s selam duke thënë:
Islami është ndërtuar mbi pesë shtylla: Dëshmia se nuk meriton të adhurohet me të drejtë askush përveç Allahut dhe se Muhammedi është i dërguari i Allahut, falja e namazit, dhënia e zekatit, agjërimi i Ramazanit dhe kryerja e Haxhit” .
Në hadithin e njohur të Xhibrilit Muhammedi, alejhima’s selam, në mes tjerash thotë:

Islami është të dëshmosh se nuk ka zot tjetër përveç Allahut dhe se Muhammedi është i dërguar i Allahut, ta falësh namazin, ta japësh zekatin, ta agjërosh Ramazanin, dhe, po pate mundësi, ta bësh Haxhin” .
Ebu Hurejre rrëfen se derisa Muhammedi, alejhi’s selam ishte në mesin e njerëzve erdhi një burrë dhe i tha:
“O i dërguari i Allahut! اka është Imani? Pejgamberi, alejhi’s selam i tha: Të besosh në Allahun, në melaiket, në librat, në takimin me Të, në të dërguarit e Tij dhe të besosh në ringjalljen e fundit. O i dërguari i Allahut! Po Islami çka është? Islami është ta adhurosh Allahun dhe të mos i bësh shok në asgjë, ta falësh namazin, ta japësh zekatin obligativ dhe ta agjërosh Ramazanin. O i dërguari i Allahut! Ihsani – përpikëria ç’është? Ta adhurosh Allahun sikur e sheh ngase po nuk e pe ti Atë, të sheh Ai ty ” .
Ebu Hurejre po ashtu transmeton se një bediun kishte ardhur tek Pejgamberi, alejhi’s selam dhe i kishte thënë:
O i dërguari i Allahut! Më udhëzo për një vepër që po e bëra më fut në Xhennet? Tha: Ta adhurosh Allahun duke mos i përshkruar shok në asgjë, ta falësh namazin e obliguar, ta japësh zekatin e obliguar dhe ta agjërosh Ramazanin. Pasha Atë ne dorën e te Cilit është shpirti im! – u betua beduini- as nuk do të shtojë më shumë se kjo por as nuk do të pakësojë. Kur u largua, Pejgamberi, alejhi’s selam tha: Kush ka dëshirë të shikoj në banorë Xhenneti, le të shikoj në këtë njeri ” .
Talha b. Ubejdil-lah transmeton:

Tek Pejgamberi, alejhi’s selam erdhi një nexhdas me flokë të shprishura, e dëgjonim shushurimën e zërit të tij por nuk e kuptonim dot derisa u afrua dhe ja doli që ai pyeste Pejgamberin, alejhi’s selam për Islam. Pejgamberi, alejhi’s selam i tha: Pesë namaze gjatë ditës dhe natës. A kam diç më shumë? – pyeti ai. Jo, vetëm nëse do vullnetarisht – i tha Pejgamberi, alejhi’s selam. Pastaj është agjërimi i Ramazanit – e mësoi Pejgamberi, alejhi’s selam. A kam diç më shumë? – pyeti ai. Jo, vetëm nëse do vullnetarisht – i tha Pejgamberi, alejhi’s selam... Njeriu u kthye duke thënë: Pasha Allahun! As nuk shtoj më shumë se kjo por as nuk pakësoj” .
Ebu Xhemre rrëfen nga Ibni Abbasi se kur erdhi delegacioni i bijve të Abdu’l Kajsit, Pejgamberi, alejhi’s selam pyeti: Kush janë këta burra ose kush është ky delegacion? Thanë: (fisi) Rebiah. Mirë se vijnë! Të pa nënçmuar (e pranuan Islamin me vullnet) dhe pa ndierë keqardhje. O i dërguari i Allahut! Ne nuk kemi mundësi të vijmë tek ti vetëm se në muajin e shenjtë (kur ndalohet lufta) ngase në mes nesh dhe teje është kjo lagje e pabesimtarëve të Mudarrit (emër fisi) andaj na urdhëro me dië të qartë që t’i lajmërojmë ata që i lamë pas dhe të hyjmë në Xhennet? Pejgamberi,alejhi’s selam i urdhëroi me katër gjëra dhe i ndaloi nga katër gjëra. I urdhëroi me besim në Allahun e vetëm dhe tha: A e dini se çka është besimi në Allahun e vetëm. Allahu dhe i dërguari i Tij e dinë më së miri! – u përgjigjën. “Dëshmia se nuk ka Zot përveç Allahut dhe se Muhammedi është i dërguar i Allahut, falja e namazit, dhënia e zekatin, agjërimi i Ramazanit, dhe nga preja e luftës të jepet 1/5...
3. Ixhmai
Ka thënë Ibni Abdu’l Berr-rri: Dijetarët janë unik se nuk ka agjërim obligativ përveç Ramazanit .
Ka thënë Ibni Hazmi: “Dijetarët janë pajtuar se agjërimi i Ramazanit është obligim - farz për atë që është i shëndoshë, vendas, i mençur, në moshën madhore, që e di se është muaji i Ramazanit dhe që është njoftuar se Ramazani duhet të agjërohet” .
Ixhmain e kanë përcjellë edhe një grup dijetarësh si: el-Kasani , Neveviu , Ibni Kudame , Ibni Tejmije dhe të tjerë. Ka thënë Ibni Tejmije: “Agjërimi i Ramazanit është obligim në përgjithësi. Këtë njohuri e ka trashëguar ummeti nga halefi (gjenerata e mëvonshme që transmetuan) nga selefi (të parët). Për këtë kanë dokumentuar Kur’ani, Sunneti dhe Ixhmai” .

Përktheu në shqip: Sedat G. ISLAMI
 
Last edited by a moderator:

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 1 12.5%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 1 12.5%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 12.5%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 3 37.5%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 1 12.5%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 0 0.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 1 12.5%
Back
Top