Ardita Sinani zgjidhet kryetare e Komunës së Preshevës

legjenda

MAQEDONIA E VERIUT
Ardita Sinani ka marrë detyrën e të parës së Komunës së Preshevës. Ajo mori këtë detyrë pas dorëheqjes së Shqipërim Arifit .

Sinani u zgjodh nga Kuvendi i Komunës së Preshevës, ku të pranishëm ishin 22 këshilltarë komunalë.

Ardita Sinani vjen nga Partia për Veprim Demokratik, ndërsa shkollimin universitar e ka përfunduar në Prishtinë. Për një kohë ka punuar në kabinetin e ish-kryetarit të kësaj komune Riza Halimi, ndërsa ishte edhe mësimdhënëse e Informatikës, raporton Ksp.

Sinani është gruaja e parë në krye të një komune nga Lugina e Preshevës.
20160423203259546646_1489169424-1295387.jpg
http://www.gazetaexpress.com/
 
Back
Top