Arben Kasemi dhe Alban Rexha, një këngë së bashku për të harruar sherrin

braziljania

Anëtar i Nderuar
Alban Rexha dhe Arben Kasemi, dy protagonistët më të përfolur të “Kafazit të Artë 5”, duket se janë në momentin,që do të mund të “ulin armët”. Një producent kosovar muzike, emri i të cilit ende nuk bëhet i ditur ka menduar t’i bëjë miq, dy armiqtë më të përbetuar, në një format të tillë “reality show”, ndërsa do kompozojë një këngë, që do të realizohet nga dy djemtë.

Thuhet se Albani dhe Beni, të cilët janë sharë dhe fyer me njëri-tjetrin sa herë që u është dhënë rasti, ende nuk janë përballur apo takuar, por të gjitha gjasat janë, që pas këtij bashkëpunimi, një miqësi të re mund të krijohet mes tyre. Kjo pasi mesa duket, tani inati u ka ikur, apo mos ndoshta kanë vendosur të shkaktojnë një “boom të ri”, për t’iu rikthyer sërish vëmendjes së publikut, tashmë si bashkëpunëtorë. Mund të jetë interesant ky takim ndryshe i dy protagonistëve, edhe pse pas daljes nga kafazi të dy provuan të këndojnë, duke realizuar nga një klip secili.

Ende nuk dihet teksti dhe se çfarë ritmi do ketë kënga, dhe se si mund të shkojë takimi i parë mes tyre, pasi dihen dozat e urrejtjes, që kanë shfaqur për njëri-tjetrin. Madje edhe atëherë ku mendohej se mund t’i kishin hedhur pas krahëve mëritë, ata sërish shpërthyen njësoj, ndërsa ishin të ftuar në emisionin “Zonë e Lirë”, në “Vizion Plus”. Në atë përballje televizive, ata iu drejtuan njëri-tjetrit me sharje të rënda dhe ofendime, ashtu siç bënë brenda jetës në kafaz.


Burimi: Gazeta Panorama
 
bravo! Me ne fund u pajtuan,te shohim sa mire do shkoj miqesia dhe bashkpunimi i tyre.....vetem se kte radhe te na lajmerojn per ndonje hedhje nga ballkoni !
 
nuk kane cfare te bejne keta te 2 po hajt mo varja.
 
MESI PO PRES QE TA BLE KETE DISKE
po kush jane keta njehere me cfare merren
 
Cfar nuk behet per pak publicitet, qe te shiten gazetat apo revistat!!

Po akoma qenkan gjalle kta te dy? E kush po jua teerzit njeher? Le te qerohen veten vrafshin.
 
Alban Rexha : NUK KA BASHKPUNIM MES MEJE DHE BENIT!
Alban Rexha ka reaguar menjehere pas lajmit te rrem qe ka deklaruar nje gazet,ai shprehet se :

Nuk e dikam une qe do bekam nje kenge me Benin,e dika gazeta Panorama!
Po i siguroj te gjithe fansat e mi se Albani nuk ben paqe me Benin :(deria sa te vdes se Beni nuk eshte shqiptar,por nje Irlandez qe ka shoqaten e vet qe po e pret ne Irland.
E paralajmeroj Benin se po shkroi dhe nje here ne emer te Albanit do ti publikoj nje video te tijen qe do ti vij turp te dal ne rruge :(

ps.Ai qe te do te rreh,ne kte rast te shan!
 
LOL.......ahahahahha po pra ky esht surrati i ver8 i albanit.dhe un qe thash kur vdiq ujku!!!!!LOL LOL
 
Po kto jan spekullime mediatike mor amani dhe ky Alban leshi ca e ka ky emrin bo si gangsteri i shekullit aman mer se na hoqen trurin .
 
sa budalliqe keto ... jo albani jo arbeni po behen te famshem injorantet dhe e keqja eshte se femijet kopjojne shprehjet apo veprimet e ca njerzve qe skane pike lidhje ..ja kane mesuar se si te peshtyjne knej nga lagjja ime se duan ti ngjajne albanit .... se kuptoj se kush i lexon keto revistat qe shkruajne per keta ..
 
per pak fame behen keto...
Por ama alban rexha eshte me shqiptar per mendimin tim
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top