Arabia Saudite do të vazhdojë ta mbështesë Kosovën

Ado

FISEBILIL-LAH
Arabia Saudite do të vazhdojë ta mbështesë Kosovën
Ministri i Punëve të Jashtme i Kosovës, Skënder Hyseni ka vlerësuar lartë marrëdhëniet mes Kosovës dhe Mbretërisë së Arabisë Saudite, duke thënë se kjo mbretëri që nga paslufta ka ndihmuar vazhdimisht Kosovën, si në aspektin humanitar, ashtu edhe në institucionet ndërkombëtare.

Këto komente Hyseni i bëri pas takimit me Abdullah Abdulaziz Al-Abdulkarim, ambasador i Arabisë Saudite në Tiranë, i cili i dorëzoi ministrit Hyseni letrat kredenciale të njohjes së pavarësisë së Kosovës nga shteti i tij.

Nga ana tjetër ambasadori Al-Abdulkarim ka thënë se njohja e Kosovës ka ardhur si rezultat i respektit të popullit të Arabisë Saudite për Kosovën dhe njoftoi se Arabia Saudite do të ofrojë mbështetje për Kosovën edhe në të ardhmen në të gjitha fushat. /rtv21/
 

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 50.0%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 14.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 21.4%
  • Larg

    Votat: 2 14.3%
Back
Top