Arabët mbështetje ndaj Turqisë

legjenda

MAQEDONIA E VERIUT
Pasi që presidenti rus Vladimir Putin, firmosi vendimin i cili parashikon sanksione ekonomike kundër Turqisë, bota Arabe nisi një fushatë në rrjetet sociale në mbështetjen e vendit dhe të produkteve turke, raporton Anadolu Agency (AA).

Në fushatën që u nis në mediat sociale për mbështetjen e Turqisë morën pjesë, gazetari i Televizionit Al Jazeera, egjiptiani Ahmed Mansur, predikues dhe klerik nga Kuvajti, Hamid El-Ali,, shkrimtari Felah bin Hicari, Muhammed el-Hudeyf nga Arabia Saudite, gazetari Ali ez-Zufeyri, fenomoni i Twitter-it Muhammed el-Yahya, shkrimtari Ahmed bin Rashid bin Suud, Kryeredaktori i gazetës Esh-Shark të Katarit Cabir el-Haremi, etj.

Pas zhvillimeve të fundit për mbështetjen e Turqisë, në fushatën e organizuar u përdorën hashtag “Jam Musliman dhe jam në mbështetje të Turqisë”, “Jam Arab dhe jam në mbështetje me Turqinë”, “Mbështetni produktet turke”.

Një numër i madhë i pjesëtarëve të mediave, ku ishin të përfshirë aktivistë dhe shkrimtarë shkruajtën “ثshtë detyrë e të gjithë Muslimanëve dhe Arabëve ti mbështetin produktet turke”, “Produktet turke janë cilësore dhe çmimet i kanë të përshtatshme. Në çdo vend të botës arabe gjenden firma turke”.

Më parë u njoftua se presidenti rus Vladimir Putin, dje kishte firmosur vendimin i cili parashikon sanksione ekonomike ndaj Turqisë.

Avioni luftarak i llojit SU-24 i cili e kishte shkelur hapësirën ajrore turke në kufirin Turqi-Siri 10 herë brenda 5 minuatave pavarësisht nga paralajmërimet, ishte rrëzuar nga ana e dy avionëve F-16 turk të cilit ishin duke patrolluar, në kuadër të rregullave të angazhimit.

Rusia kishte njoftuar se avioni i cili kishte rënë në rajonin Bayirbucak të Sirisë është e Rusisë, ndërsa NATO-ja kishte verifikuar saktësinë e informatave të Turqisë në lidhje me shkeljen e hapësirës ajrore të bërë nga avioni. Edhe në fillim të muajit tetor avionë luftarak të rusë kishin shkelur hapësirën ajrore turke, zyrtarët rus kishin kërkuar falje dhe kishin njoftuar se situata të njëjta nuk do të ndodhin. Ndërsa Turqia kishte përsëritur se shkeljeve të hapësirës ajrore do tju përgjigjet ushtarakisht në kuadër të rregullave të angazhimit.tayyip-Erdogan-with-Salman-bin-abdulazzizi-700x467.gif
 

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 50.0%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 14.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 21.4%
  • Larg

    Votat: 2 14.3%
Back
Top