sabah
Anëtar i Respektuar
Një karikues i ri telefoni që do të punojë me çdo receptor telefonik është aprovuar nga Sindikata Ndërkombëtare e Telekomunikacionit (ITU), një organizatë e Kombeve të Bashkuara.
Organizata e Industrisë GSMA thotë se çdo vit prodhohen 51,000 tonë karikues të tepërt.
Aktualisht shumica e karikuesve janë specifikë për produktin ose markën, kështu që njerëzit tentojnë t’i ndryshojnë ata sa herë kalojnë në një telefon të ri.
Megjithatë, karikuesët e rinj efikas të energjisë mund të mbahen për më gjatë.
GSMA gjithashtu parashikon se ata do të reduktojnë rrezatimin vjetor të gazit të serrës me 13.6 tonë.
“Ky është një hap domethënës në pakësimin e ndikimit të mjedisit nga karikimi i mobilëve”, tha Malcolm Johnson, drejtor i Byrosë së Standardizimit të Telekomunikacionit së ITU.
“Karikuesit universalë janë një zgjidhje me mendim praktik që po pres t’i shoh edhe në fushat e tjera.”
Karikuesi ka një portë mikro-USB në fundin lidhës, duke përdorur të njëjtën teknologji me aparatet fotografikë digjitalë.
Nuk është e detyrueshme për fabrikuesit të përshtatin karikuesit e rinj, por ITU thotë se disa tashmë e kanë firmosur atë.
“Ne po planifikojmë ta lëshojmë ndërkombëtarisht karikuesin universal gjatë gjysmës së parë të 2010”, i tha Aldo Liguori, një zëdhënës i Sony Ericsson, BBC-së.
“Do ta shoqërojmë atë së bashku me lëshimin e produkteve të reja.” (BBC)