ا’pritet më 18 shkurt? Basha, “dhëmbë për dhëmbë” përballë Ramës

Guest2

Antarë i Respektuar
AGRON GJEKMARKAJ
Më 18 shkurt, opozita ka paralajmëruar një protestë të madhe në Tiranë! Ndonëse Lulzim Basha nuk është shfaqur asnjëherë si një lider populist, populli i është përgjigjur aq herë sa e ka thirrur në kauzë. Më 8 dhjetor të vitit të kaluar u dyndën dhjetëra mijëra qytetarë nga të gjitha anët e vendit duke habitur mbështetësit, skeptikët dhe më shumë kundërshtarët.
Asokohe, ndonëse shenjat e dekompozimit të qeverisjes ishin në fillesë, dekompozimi i plotë e mbresëlënës për keq nuk kishte mbërritur ende me këtë fuqi topitëse që ka sot. Një vit më parë, gjysma e qeverisë nuk akuzonte haptas gjysmën tjetër në mënyrën më agresive të historisë sonë të re politike. Akuzat të rrëqethin mishin. Ato vërtiten rreth krimit, drogës, koncesioneve e mbi të gjitha, mbërrijnë te vjedhja e zgjedhjeve.
Tanimë moralisht kemi një qeveri të rënë, me urrejtjen, pusitë, spazmat, deklaratat e ndërsjella mes aleatëve PS dhe LSI si gjuhë komunikimi. Qysh atij moti, qysh para një viti, nën urën e kohës ka rrjedhur çmos. Arsyet për të protestuar janë shumëfishuar. Mundësia që protestuesit të jenë të shumtë është reale.
Qytetarët thërrasin në ndihmë kujtesën dhe u rezulton se Lazarati i vogël u mund dhe e gjithë Shqipëria u bë Lazarat, se u ndërtuan pista për transportin e drogës, dy avionë transportues u rrëzuan si dëshmi e gjithë asaj që po ndodh dhe tanimë dergjen mes drizave dhe lagështirës. Javën e fundit, mbi dhjetra tonë hashash u kapen në brigjet e Italisë. Paraja që përfitohet prej këtij trafiku mund të përdoret në fushatë, gjasat janë të shumta.
Territori rezulton të jetë totalisht jashtë kontrollit. Bankat vidhen si nëpër filma, duke sfiduar fantazinë e regjisorëve të Hollivudit. Vjedhja e fundit ngjan si shumë e çuditshme. Kuotat e Saimir Tahirit ishin shtrirë përdhe. Duhej një “fund i lumtur” që ato të ngriheshin paksa. Të gjithë u treguan bujarë me kronikën e “suksesit”! Qindra të dënuar ordinerë u falën pak kohë më parë me një nismë të qeverisë, të tjerë lirohen për “vullnet” të gjykatave. Ata kanë nevojë të shprehin mirënjohjen e tyre. Ndoshta 18 qershori është një rast i artë. Reformat e ndërmarra nga “Rilindja” kanë dështuar një e nga një, duke e bërë më të rrëmujshëm administrimin e vendit dhe më të zymtë perspektivën ekonomike.
Mbi 100 mijë veta kanë braktisur vendin, duke u strehuar në çadrat e emigracionit. Dyqind mijë vjet dhe treqind mijë këtë vit provuan fatin me lotarinë e pakët amerikane. ثndrra e shumicës së popullsisë është emigrimi.
Reforma e territorit, shëndetësia falas, energjia, arsimi i lartë, fshati, “rilindja urbane”, 300 mijë vendet e punës janë premtimet e shndërruara në gënjeshtra që do të skuqnin çdokënd që i ka mbetur një fije cipë në grupin udhëheqës të maxhorancës. Edi Rama, prej kohësh monologon e ditë pas dite bëhet më kërcënues e fyes. Arroganca është lubrifikanti i tij. E ka mishëruar këtë ves me akte dhe fjalë.
Pak ditë më parë, ambasadori amerikan Donald Lu dha kushtrimin që zgjedhjet do të vidhen. Dy ministra të qeverisë, Manjani e Koka, bënë denoncime konkrete tejet preokupuese për çdo shoqëri normale. Perceptimi opozitar të lë të kuptosh se në zgjedhjet e qershorit ajo ndeshjen e ka me krimin dhe jo me qeverinë. Gjysma e qeverisë e pohon këtë. Si e tillë, kjo nuk është një përballje politike. Në të tilla rrethana nuk ka më vend për alternativa, programe individësh e partish. Egërsia e mujsharit e dominon trimërinë e qytetarit të zakonshëm dhe referencën e tij tek arsyeja. Të parin e mbron shteti dhe politika, të dytin askush. Drama është te krijimi i kësaj dikotomie në laboratorin e Qeverisë.
Basha, ndonjë javë më parë deklaroi se zotëron një dosje, një lloj harte të shpërndarjes në të gjithë Shqipërinë të kontingjentit kriminal, që do të përdoret në zgjedhje. Kjo do të shënonte orën më tragjike të demokracisë shqiptare, pikën e saj më kritike. Me gjasë, kryetari i PD-së nuk duhet të jetë shumë larg së vërtetës, nëse e ballafaqojmë këtë me kultivimin dhe eksportin e drogës në vend. Frika dhe presioni ishte karakteristike edhe e zgjedhjeve lokale të vitit 2015. Ky fakt u nënvizua edhe në raportin përfundimtar të OSBE-ODIHRit.
Në një situate të tillë, e vetmja që mund të reagojë dhe marrë vendime është shoqëria, secili prej qytetarëve të Republikës sipas proverbit “bashkimi bën fuqinë”. Ata kanë një alternativë, ose t’i kundërvihen kësaj gjendjeje të gjithë bashkë ose të dorëzohen para saj veç e veç, duke i rritur për shumë vite fëmijët e tyre në kënetën e frikës, banalitetit, kokuljes, korrupsionit, krimit dhe diktatit të të fortit të lagjes dhe të të fortit të qeverisë të projektuar te njëritjetri. Kjo do të ishte një demokraci e tipit çeçen. Tirana do të shndërrohej në Groznin e Europës.
Shkaqe për të protestuar në vendin tonë ka patur gjithmonë e shumë, por themelore sot mbetet liria për të patur një proces zgjedhor të ndershëm. Mbetet enigmë se çfarë Lulzim Basha do t’i propozojë masës së njerëzve që do të vërshojnë në Bulevardin e madh. Hipotezat janë disa. Së pari, Basha po ndërton një koalicion me njerëzit për të sfiduar kërcënimet që vijnë nga çdo cep i shtetit. E shtuna mund të jetë dita kur Lideri i karakterizuar nga edukata qytetare të shndërrohet në Liderin e sfidës, sipas moralit hebraik “dhëmb për dhëmb e sy për sy”! Gjithashtu, ai e ka të domosdoshme të shfrytëzojë atë mundësi të kontaktit direkt për t’u folur mbështetësve dhe shoqërisë për programin, ekipin dhe ndryshimin që mund të sjellë një ekzekutiv i drejtuar prej tij. Duhet të evidentojë qartë ndryshimin mes tij dhe Edi Ramës. Njerëzit duan të kuptojnë.
Ndonëse skenari i protestës nuk është publikuar, mbase qytetarët mund të ftohen për të qëndruar gjatë në shesh ose për t’u mbledhur shpesh para Kryeministrisë deri sa të përmbushen kërkesat e opozitës për një qeveri teknike që garanton standardet e zgjedhjeve politike. Gjithashtu, zërat që kërkojnë moshyrjen e opozitës në zgjedhje po shtohen. Kjo është një përgjegjësi e madhe, e cila po kaq të madh e kërkon konsensusin. Së pari, Basha ka nevojë të apelojë “popullin e tij”, pastaj të tjerët!
Mosplotësimi i kushtit për qeveri teknike mund ta spostojë opozitën drejt vendimeve radikale si bojkoti i zgjedhjeve, si e vetmja armë efikase në duart e saj. Vendim epik ky, mbarsur me enigma të mëdha.
Kësaj radhe, Lulzim Basha ndoshta i fton qytetarët për t’i bërë pjesë të një qëndrimi, të cilin ai duhet ta ketë përvijuar, por që nuk e merr dot i vetëm. Pas të shtunës, Basha do të jetë më i vendosur dhe më i motivuar për të mposhtur mëdyshjet e veta! Enigma ndaj kësaj proteste e bën shumë të gjatë kohën deri të shtunën.
 
Nese NE nuk protestojme dhe nuk e ngrejme zerin tone, trafikantet do te vazhdojne te minojne e kthejne Shqiperine ne Kolumbi perdite e me teper. Dhe kjo nuk e ka emrin "politike", kjo qendron mbi politiken pasi eshte nje interes kombetar i gjithe shqiptareve.

Si mendon Abis: Do te punojme te ndertojme nje shtet demokratik qe punon per qytetarin e lire, apo do te ndertojme nje narko-shtet ku trafikantet shtien ne dore cdo qelize te shtetit e ekonomise shqiptare, dhe ne qytetaret kthehemi ne skllever te tyre?

Zgjidhni e merrni.

Darius
 
Vallai,ato e paten ne dore per 8 vite,e ndonje "demokraci" nuk pame..dhe jane po te njejtit njerez qe kerkojn te jene serish..keshtu qe,jam mos besues..vetem nese iken Luli,edhe zevendesohet nga ti,atehere do filloj te besoj :)
 
Kush Basha do e benka kete? Si s'kane turp keta politikane aman? Kemi 25 vjet qe po na qesin ne drite te gjithe, ik e ja prap!
 
Eshte njerezore edhe te besosh edhe te shpresosh se mund te ndodh nje ndryshim...por eshte kaq infantile dhe e papranueshme te besosh dhe shpresosh mbi dicka te kaluar njehere kur di fort mire cfare do marresh mbrapsht.
Eshte kaq e qarte se gjithcka behet vetem per perfitime personale dhe ende vazhdojme justifikojme me fjaline klishe...nese do ishe ti ne vend te "tyre" si do veproje.
Ne fund vlen te thuhet - cdo mbjellesh , do korresh.

Basha eshte thjesht majoneta e rradhes , sepse dime fort mire kush e drejton kete teater kukllash ku ne si spektaktor te lodhur , nderim duart te duartrokasim....
Megjithate si ta mendoni o popull i lodhur....jepini shancin cdo majmuni cirku te na drejtoj fatet tona!
 
Kush Basha do e benka kete? Si s'kane turp keta politikane aman? Kemi 25 vjet qe po na qesin ne drite te gjithe, ik e ja prap!

Soulmind, Basha i perket nje brezi te ri shqiptaresh. Nje brezi te ri qe nuk eshte brumosur nen komunizem, nuk eshte produkt i sistemit shqiptar por produkt i shkolluar e edukuar jashte vendit.

Darius
 
Me shtetesi hollandeze,minister qe vodhi,vrau..ke te drejt hajdut,eshte ndryshe..ka shpres PD-ja dhe shqiperia me Lulin
 
Me shtetesi hollandeze,minister qe vodhi,vrau..ke te drejt hajdut,eshte ndryshe..ka shpres PD-ja dhe shqiperia me Lulin

Atehere Abis: Riardhja ne pushtet e PD eshte garantuar dhe e sigurt per aq kohe sa ne krye te qeverise do te jete nje majmun cirku (po huazoj shprehje te moniques) si Edi Rama dhe ne krye te parlamentit nje njeri i korruptuar si Ilir Meta, qe te dy te skeduar si njerez me lidhje kriminale ne mbare kancelarite e botes.

Ka qene e lehte te afrohen njerez ne PD dhe neser ne proteste, kur ne krye te qeverise eshte nje njeri qe perzuri me shkelma intelektualet me te nderuar socialiste vetem se keta kishin nje mendim ndryshe nga kryetari. Opozites dhe Protestes do ti bashkohen jo vetem demokratet tradicionale, por edhe rradha e gjate e socialisteve te zhgenjyer nga lidershipi e pazaret e Rames e Metes.

Politika e vetme qe kane ditur te bejne ne keto 20 vjet eshte vetem shpifja dhe pergojimi i Dr. Berishes. Dhe kur Berisha nuk eshte me ne krye te PD dhe nje djalosh simpatik e punetor qe di te respektoje qytetaret e tij eshte ne krye te PD, nuk eshte e lehte te peshtysh mbi te me koken lart, se ato peshtyma nuk ngjitin por te bien mbi surratin e atij qe i hedh.

Tani, mos me cito me ne tema politike, ngaqe po mendoj per trilecen qe po na e ofron Arlea :)

Darius
 
Soulmind, Basha i perket nje brezi te ri shqiptaresh. Nje brezi te ri qe nuk eshte brumosur nen komunizem, nuk eshte produkt i sistemit shqiptar por produkt i shkolluar e edukuar jashte vendit.

Darius

Fjala JOte ne vesh te Perendise! :D

MOn, shpresoj se kush nuk ka turp i bie te beje cte doje, dhe fatkeqesisht po e provojme cdo dite.
 
Fjala JOte ne vesh te Perendise! :D

MOn, shpresoj se kush nuk ka turp i bie te beje cte doje, dhe fatkeqesisht po e provojme cdo dite.

Cte te thote Moni ty moj xhan....une popull jam ! Genjeshtrat i shoqeroj me vere te kuqe....se zgjidhje tjeter skam
Por nje gje e di me siguri....PD le te jete e kualifikuar edhe ne hene (me ata komponent qe e drejtojne) , edhe nja 4 vjet pushim do bej , i pelqen a jo :p
 
haha.. Po kot aman.. Se nuk e kish PD-ja. Po s'do rri tani ti futem debatetit me Darius una :p Nje lutje dhe kalo matane :p
hahah
 
haha.. Po kot aman.. Se nuk e kish PD-ja. Po s'do rri tani ti futem debatetit me Darius una :p Nje lutje dhe kalo matane :p
hahah

Po une qe nuk lutem cte bej? :p

E une kam kohe qe i kam hapur krahun "politikes" , kshuqe....Suksese ne jete!
 
Protestat jan shpresa e fundit qe kan "Diktatoret e botes III Moderne" gjate Proceseve Gjyqesore qe parashikohen te nisin ne muajt ne vijim. Thirrjet neper Komisione jan sinjal i qart qe do kemi arrestime te bujshme, dhe te arrestuarit mund te jene Ish-Kryeministra, Gjykatesa, Prokurore etj.
Fakti qe s´duhet t´i le Shqiptaret te bejn gjumin rehat jan keto Protesta qe mund te pershkallzojn dhunen deri ne nje ´97 te dyte! Grabitja dhe pasiguria e sistemit Bankar apo vrasje te Administratoreve te Bankave 100% Shqiptare japin nje shije te hidhur po t´i mendosh.
Shqiptaret zgjohen kur ju preken interesat e tyre, Te paguash dritat eshte detyrim! Te paguash borxhet e akumuluara gjat viteve duke krijuar nje gremine ekonomike eshte gjithashtu detyrim!
Nuk kemi patur Qeverisje te mire keto 4 vitet e fundit, por kemi patur nje Qeverisje me te mire se Xhungla e dikurshme! "Lazarati" ka ekzistuar ne cdo rreth te Shqiperise, Rama mendoi qe duke luftuar Lazaratin (e ´djathte´) do perfundonte nje beteje me narkotrafikun... tani ka 3 vite qe Shqiperia e drejtuar nga Rama eshte kthyer ne nje problem serioz per BE, Rama kerkon mandat te 2-te duke lejuar kultivimin e Hashashit e thene shkoqur, kjo ndodh sepse Rama nuk ka patur kurre nje plan punesimi per Shqiptaret.

Pas fitores se Trump, Washingtoni kerkon Drejtesi ne Shqiperi, si drejtesia Kroate, kete po na e thote Ambasadori cdo dite!
 
Redaktimi i fundit:
Protestat jan shpresa e fundit qe kan "Diktatoret e botes III Moderne" gjate Proceseve Gjyqesore qe parashikohen te nisin ne muajt ne vijim. Thirrjet neper Komisione jan sinjal i qart qe do kemi arrestime te bujshme, dhe te arrestuarit mund te jene Ish-Kryeministra, Gjykatesa, Prokurore etj.
Fakti qe s´duhet t´i le Shqiptaret te bejn gjumin rehat jan keto Protesta qe mund te pershkallzojn dhunen deri ne nje ´97 te dyte! Grabitja dhe pasiguria e sistemit Bankar apo vrasje te Administratoreve te Bankave 100% Shqiptare japin nje shije te hidhur po t´i mendosh.
Shqiptaret zgjohen kur ju preken interesat e tyre, Te paguash dritat eshte detyrim! Te paguash borxhet e akumuluara gjat viteve duke krijuar nje gremine ekonomike eshte gjithashtu detyrim!
Nuk kemi patur Qeverisje te mire keto 4 vitet e fundit, por kemi patur nje Qeverisje me te mire se Xhungla e dikurshme! "Lazarati" ka ekzistuar ne cdo rreth te Shqiperise, Rama mendoi qe duke luftuar Lazaratin (e ´djathte´) do perfundonte nje beteje me narkotrafikun... tani ka 3 vite qe Shqiperia e drejtuar nga Rama eshte kthyer ne nje problem serioz per BE, Rama kerkon mandat te 2-te duke lejuar kultivimin e Hashashit e thene shkoqur, kjo ndodh sepse Rama nuk ka patur kurre nje plan punesimi per Shqiptaret.

Pas fitores se Trump, Washingtoni kerkon Drejtesi ne Shqiperi, si drejtesia Kroate, kete po na e thote Ambasadori cdo dite! (

Sipas kesaj llogjike dmth zgjidh te keqen me te vogel...por as kjo nuk eshte zgjidhje , se sorra sorra mbetet gjithsesi.....

kaq te pashprese paskemi qellu!
 
Sipas kesaj llogjike dmth zgjidh te keqen me te vogel...por as kjo nuk eshte zgjidhje , se sorra sorra mbetet gjithsesi.....

kaq te pashprese paskemi qellu!

18 Shkurti eshte Proteste Politike, nese deshiron te shpresosh per nje Shqiperi me te mire ngrihu me 19 Shkurt ne nje Proteste Popullore per doreheqjen e kesaj Qeverie dhe me 18 Qershor zgjidh kandidatin qe do e bente Shqiperine me te mire! (nese do kete nje kandidat te tille)

Une uroj qe dikush t´i thote LU-s apliko per te marre Pashaporte Shqipetare dhe te kandidoi me 18 Qershor! (shpresojm pastaj qe ai te marre kete detyre te madhe)
 
E tmerrshme pas 25 vitesh ende jemi ne fazen qe perdorim me shume "shpresojme" se "duhet"

Une ne fakt skam dale neper protesta politike per asnje nga fuqite e medha...voten kam si menyre proteste, aprovimi apo kundershtie dhe kete here do e perdor per abstenim!

Te bejne cte duan....tek e fundit ketij populli cfare do ti besh , nuk ngopet!

E vetmja gje qe do uroja do ishte mos te kishim nje 21 janar te dyte, se gjynah per njerezit...se pergjigjen ne maje te gjuhes e kane!
Me kujtohet alibia qe u perdor....Kush i coi aty te denohet....aman se mos na denohet lulka me zilka
 
Ne dite ne Shqiperi dalin 10 te rinj qe kerkojn fatin neper rruget e Europes, kjo s´eshte statistike por hamendesim nga ana ime, nese ka nje statistike duke u bazuar tek sistemi Tims te kontrolloi sa Shqiptare kan dalur nga pikat kufitare Shqiptare dhe kan thyer 3 mujorshin e vizes do habitesh ti dhe une!
I shohin djemt e Deputeteve e te Prokuroreve apo te cdokujt qe ka grabitur keto 25 vite si shembull kur ato porosisin 10 Shishe te Lolipopi apo ke Bamirtopi, nuk e mendojn te ngrihen tja thyejn hundet ketyre Politiqenerve qe grabisin dhe kan lluksin tju japin femijeve 10 mij euro per te ber Story ne Instagram!
Zgjedhin endjen neper rruget e Europes si shprese!

Abstenimi eshte forme e bukur proteste per kete klase Politike, une shyqyr nuk jam atje, as uroj te jem!
 
Mu kujtua ajo shprehja....Kur u ndane keto na rane!
Eshte mire te kerkosh me te miren per veten, por me e mira do ishte te kisha mundesi zgjedhjeje ...dhe ne fillim do doja ta kisha kete mundesi ne shtetin tim , pastaj andej nga Europa apo kudo gjetke ne bote.
Gjithsesi...kjo eshte jeta, me diell e shi ....eshte e bukur jeta!
 
Kjo parti eshte e pashprese sepse e di fare mire qe zgjedhjet i ka te humbura me kohe, dhe kjo proteste ka qellim te vetem mosvotimin ne zgjedhjet e ardhshme.
 
Back
Top