Apple prezanton sistemin e ri iOS 7

ReNdEx

Interist Forever
Staf në FV.AL
Mod
73179.jpg

SHBA - Siç premtoi javën e kaluar, Apple ka filluar tani të lejojë versionet më të vjetër iPhone, iPad dhe iPod touch për të filluar shkarkimin e sistemit të ri operativ iOS 7. Ky përditësim për pajisjet e Apple është goxha i madh, në aspektin e ndryshimeve që kompania ka bërë në ndërfaqen e përdoruesit. Shumë nga aplikacionet më të njohura për iOS do të përditësohen gjatë javëve të ardhshme, që do të përdorin pamjen e re të iOS 7.

iOS 7 është menduar gjithashtu që të ketë një metodë të re për të kërkuar, një mënyrë për të përmirësuar grupimin e imazheve në foto dhe më shumë. Apple ka hedhur edhe në një zë mashkullor për herë të parë në shërbimin saj, Siri .Së bashku me iOS 7, Apple ka vënë edhe iTunes 11,1 në dispozicion për shkarkim, duke shtuar karakteristika të tilla si iTunes Radio, ku njerëzit mund të dëgjojnë 250 kanale radioje.

Apple ka vendosur gjithashtu t’i japë iCloud një ndërfaqe të re, një që është pothuajse identike me ndërfaqen e iOS 7. Apple ka përditësuar edhe disa aplikacione, duke përfshirë Mail, Kalendarin, Përkujtimet dhe Shënimet.

(er.nu/krokodili/BalkanWeb)
 
Titulli: Apple prezanton sistemin e ri iOS 7

Bokor...më pëlqe. :D (përveç airplayt që më zhgënjeu i çik.)
 
Pe: Apple prezanton sistemin e ri iOS 7

Prezentimi i iOS 7, rreth gjysmë ore:

To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 7 41.2%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 4 23.5%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 6 35.3%
Back
Top