Studjuesit kanë zhvilluar një aplikacion eksperimetal të I-Phonit, për t’u ardhur në ndihmë teknikëve të mjekësisë të diagnostikojnë një formë vdekjeprurëse të goditjes në zemër dhe të dërgojnë informacionin menjëherë tek ekipet kirurgjikale që janë në pritje të pacientit. Ky aplikacion jo i kushtueshëm mund të përmirësojë së tepërmi jetën pacientëve.
Shiko fotografinë 1784952
Ky aplikacion i i-phonit është projektuar posaçërisht për identifikimin e pacientëve që vuajnë nga një tip i rrezikshëm i atakut në zemër, i njohur si STEMI, ose Infarkti i Miokardit.
Tek të sëmurët me një diagnozë të tillë, furnizimi i zemrës me gjak bllokohet nga një trombozë në arterien koronare.
Ndryshe nga shumë tipe të atakeve në zemër, STEMI duket qartë në elektrokardiograme(ekage), që është një analizë grafike e matjes së aktivitetit elektrik të zemrës. Disa tela të hollë prje plumbi që ngjiten në kraharorin e njeriut, përreth zemrës i çojnë sinjale aparatit, që shtyp në letër gjurmët e valëve që paraqesin aktivitetin kardiak.
Përmes aplikikacionit eksperimetal të Iphonit, laborantët mjekësorë, mund të marrin përmes një telefonate një “ekage” me kameran e lëvizshme të telefonit dhe ta transnetojnë atë me qartësi dhe me shpejtësi të lartë përmes rrjetit cellular.
Profesori David Burt dhe studentët e tij në Universitetin e Virginias në Charlottesville, krijuan bashkarisht një aplikacion të iPhonit, për të cilin ai thotë se ka potencialin të shpëtojë jetë njerëzish, duke njoftuar mjekët në urgjencat e spitaleve që të përgatiten për një pacient me STEMI, që do të ketë nevojë për kateterizim dhe ndërhyrje kirurgjikale për zhbllokimin e arteries.
“Kur vendimi merret shpejt në procesin e trajtimit të STEMI-t, me të ardhur pacienti në spital, ai futet direkt në sallën e kateterizimit për zhbllokimin e arteries koronare.”
Në saje të aplikacioneve, të IPhonit imazhi i ekagesë zmadhohet, ose zvogëlohet, ai bëhet i lëvizshëm dhe mund të fokusohet, si dhe dërgohet menjëherë tek kardiologu, në vetëm 4 sekonda. Ky aplikacion i ri u provua 1 mijë e 500 herë me tre rrjete telefonash celularë në një zone urbane në SHBA. Kur ekagetë i çoheshin spitalit me e-mail, në kushte normale merrte 38 deri në 114 sekonda, një kohë e gjatë kjo kur jeta e pacientit është në rrezik.
Profesori Burt dhe studentët e tij tani duke bërë prova me aplikacionin e ri në zonat rurale, ku recepsioni i telefonave celularë nuk është aq i mirë sa në qytet. Ata shpresojnë të krijojnë një software që të jetë me kosto shumë të ulët.
Aplikacioni i ri i urgjencës i I-phonit që transmeton shpejt imazhe diagnostike të zemrës u paraqit në simpoziumin e Shoqatës Amerikane të Zemrës në Baltimore të Marylandit.
/Balkanweb