Kresha
A pretty face can never trick me
Shiko fotografinë 1426703
Nëse keni rrjedhje hundësh dhe gëlbazë të gjelbër, nuk do të thotë se keni nevojë për antibiotikë, thonë mjekët dhe ekspertët britanikë të shëndetësisë publike.
Jo vetëm në vendet shqipfolëse, por në gjithë botën është krijuar një mit se barnat janë të patjetërsueshme për të trajtuar infeksione të tilla.
Por, sipas ekspertëve anglezë, simptomat e tilla si rrjedhja e hundëve apo kolla produktive (me gëlbazë), shkaktohen nga viruse dhe antibiotikët nuk ndihmojnë në këtë rast.
Një studim i realizuar nga Public Health England ka nxjerrë në pah se 40 për qind të njerëzve në Angli kanë menduar se antibiotikët mund të ndihmojnë në lehtësimin e kollitjes nëse ata kanë pasur gëlbazë të gjelbër.
“Shumica e infeksioneve të cilat prodhojnë shumë gëlbazë dhe sekret të hundës janë sëmundje virusale dhe kalojnë vetvetiu, edhe pse ju mund të pritni të ndjeheni keq për disa javë”, thotë për BBC, Dr Cliodna McNulty nga organizata e sipërpërmendur.
Problemi i antibiotikëve është se ato shkatërrojnë edhe bakteret normale dhe të dobishme për organizmin e njeriut, duke u lënë rrugë kështu zhvillimit të baktereve të dëmshme dhe të cilat krijojnë rezistencë ndaj antibiotikëve.
Andaj, është e rëndësishme të shmangni antibiotikët shumicën e rasteve, ose t’i përdorni ato vetëm dhe udhëzimin e mjekut. //keshilla