‘Anonymous’ kërcënon kartelat Meksikane të drogës

Snow Hristina

Anëtar i Nderuar
Grupi i hackerave i vetë-quajtur ‘Anonymous’ që sulmoi faqet e Sony-t dhe bankave të tjera të Amerikës tani ka ndryshuar planet. Disa ditë më përpara ‘Anonymous’ njoftoi se do të sulmojë faqet e internetit që përmbajnë pornografi fëmijësh, gjë e cila është e ndaluar në shumë vënde. Dhe njerëzit filluan të ndryshojnë mendimet që kishin për ‘Anonymous’.

Tani ‘Anonymous’ ka njoftuar se shënjestra e tyre e radhës janë kartelat Meksikane të drogës. Por këto kartela janë organizatat kriminale më të rrezikshme në botë, konkretisht ajo e ‘Los Zetas’. Hackerat kanë kërcënuar t’i japin autoriteteve emra që mund të cojnë në kapjen e organizatorëve të kartelave.

Si filloi?

‘Los Zetas’ ka marrë peng një person të grupit ‘Anonymous Mexico’ në qytetin Meksikan të Veracruz, sic shihet në një video të publikuar në Youtube para disa javësh. Videoja është bërë nga hackerat, nga një person me një maskë të Guy Fawkes, i cili drejtpërdrejt kërcënon kartelën: n.q.s pengu nuk lëshohet, ka thënë zëri mbrapa maskës, Anonymouss do të bëjë publik emrat që do të turpërojnë shumë polica, zyrtarë, taksixhinj, dhe gazetarë që besohet të kenë lidhje me kartelën. Anonymous-kërcënon-kartelat-e-Meksikës-të-drogës.jpg
 
Back
Top