Anketa e CNN: Trump udhëheq ndaj Hillarit

legjenda

MAQEDONIA E VERIUT
Kandidati republikan në garën për president të SHBA-ve Donald Trump udhëheq 44 përqind me 39 përqind raport me kundër kandidaten e tij nga radhët e demokratëve Hillary Clinton, tregon një anketë e CNN.

Rejtingu i Trump pas kongresit të Partisë Republikane është rritur 6 përqind dhe kjo është edhe vlerësimi i tij më i mirë në krahasim me Clinton që nga shtatori 2015 .

Sipas anketës avantazhi është fituar kryesisht për shkak të rritjes së mbështetjes në mesin e votuesve të pavarur , nga të cilët 43 përqind pas konventës në Cleveland kanë thënë se ndoshta do ta mbështesin , ndërsa 41 përqind kanë thënë se nuk do ta bëjnë këtë.

Anketa gjithashtu reflekton një ndarje të mprehtë me nivelin e arsimit në mesin e votuesve të bardhë që dominuan fushatën .

Clinton në fakt ka forcuar pozitën në mesin e votuesve të bardhë me fakultet dhe ka përparësi ndaj Trump 44 përqind kundrejt 39 përqind të votave në këtë grup.

Trump e rriti epërsinë në mesin e votuesve të bardhë , pa fakultet në 62 në krahasim me 23 përqind në krahasim me Clinton.
Trump-4-780x439.jpg
Trump-4-780x439.jpghttp://www.telegrafi.com/
 

Attachments

  • Trump-4-780x439.jpg
    Trump-4-780x439.jpg
    57.2 KB · Shikime: 0
Titulli: Anketa e CNN: Trump udhëheq ndaj Hillarit

Me thene drejten une jam me Hilarin!
Uroj ta fitoje Hilari.
 
Titulli: Anketa e CNN: Trump udhëheq ndaj Hillarit

Them te drejten radhen e kane Republikanet te fitojne ama kjo fitorja e Trum(p)it me ndjell nje lloje frike. Seq kam pershtypjen se nese fiton Trump bota do filloje te jete krejt me ndryshe :nerv:
 
Back
Top