Ankaraja bastis organizatën bamirese islamike

Lauri

Anunnak
Ankara, 14 janar - Policia turke bastisi të martën zyrat e një organizate bamirëse muslimane pranë kufirit me Sirinë, si pjesë e një operacioni kundër celulave terroriste të Al-Kaedës.

Drejtuesit e "Insani Yardim Vakf" denoncuan hetimin policor, të konsideruar prej tyre si të porositur prej Izraelit.

"Ky operacion policor synon të privojë Sirinë nga ndihmat humanitare dhe është adresuar direkt ndaj "IYV"-së, e cila është organizata më e madhe bamirëse në Turqi", deklaroi Yasar Kutluay, sekretari i përgjithshëm i organizatës.

Pavarësisht "qëllimeve të mira", qeveria turke ka dyshime serioze se organizata është duke ndihmuar kryengritësit radikalë, të cilët po luftojnë kundër qeverisë së Bashar al-Assad dhe së fundmi edhe kundër grupeve të tjera pro-perëndimore të kryengritjes, me qëllim themelimin e një shteti islamik në Siri.

"IYV" fitoi njohje ndërkombëtare kur në vitin 2010 udhëhoqi një karvan anijesh me ndihma humanitare që tentuan të thyenin një bllokadë detare që Izraeli i imponoi Palestinës.

Marina izraelite hapi zjarr ndaj një prej anijeve, duke vrarë tetë shtetas turq dhe një shtetas amerikan të ndodhur në bordin e saj.

Kjo ngjarje u shndërrua në një incident diplomatik, që dëmtoi ndjeshëm marrëdhëniet diplomatike midis Turqisë dhe Izraelit

burimi
Ankaraja bastis organizat
 
Back
Top