Anjeza Shabani kërkon mëshirë pas hekurave, e përlotur në gjyq

Guest2

Antarë i Respektuar
Babai i saj i cili u ngjit mbi kangjellat rrethuese të gjykatës së Tiranës për t’i dhënë zemër vajzës së tij i tha “Bravo bab, e fortë të jesh”. Por mesa duket Anjeza Shabani, administratorja e kopshtit privat “Diren” që pak ditë më parë ra në pranga për dhunën ndaj një të mituri, nuk e ka mbajtur dot veten.

Ajo ka shpërthyer në lot ndërsa ishte në bankën e të akuzuarit, aty ku u njoh me vendimin e gjykatës për masën e saj të sigurimit personal dhe faktin që duhet të qëndrojnë në qeli, të paktën deri në përfundim të hetimeve. Ajo u vu në pranga menjëherë pas transmetimit në emisionin “Stop” të një videoje nga ambientet e kopshtit, ku ajo shfaqej duke rrahur barbarisht një të mitur vetëm 3 vjec.

Gjithcka erdhi pas dyshimeve të babait se djali i tij dhunohej, dyshime që u faktuan pas videos të filmuar nga një kamera e fshehtë në kopësht. /G.M - Gazeta Express/

13530640-10204944070316267-858562403-n_1466685702-5779963.jpg
 
Titulli: Anjeza Shabani kërkon mëshirë pas hekurave, e përlotur në gjyq

Sa tema do hepen per anjezen,? Bashkoni te gjitha ne nje vend Lol
 
Back
Top