Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Anija-spital për fatkeqësitë natyrore

anija-spital.jpg
Një dizenjues italian jahtesh, Marino Alfani 29 vjeç, ka krijuar një spital lundrues. Anija-spital mund t’i vijë në ndihmë njerëzve që jetojnë në zonat bregdetare dhe gjithashtu mund të jetë shumë e dobishme kur vjen puna tek emergjenca të tipit si mbytja e kroçeres Costa Concordia.

Gjithashtu mund të lehtësojë sadopak fatkeqësitë natyrore si tsunami i vitit 2004 që shkatërroi të gjithë rrjetin rrugor në Indonezi.

Anija mund të mbajë tre pjesëtarë ekuipazhi dhe nëntë doktorë e infermierë. Mendohet se rreth 50 persona në ditë mund të trajtohen në të ose 1500 në muaj.

“Toka është e rrethuar nga uji dhe është e pabesueshme që nuk ka asnjë mjet për ndihmë të shpejtë në det”, është shprehur Alfani për ‘L’Eco di Bergamo’.

Ai shtoi se anija është modeluar në spitalin e Bergamos (Itali). Ajo është 35 metra e gjatë, 15 metra e gjerë dhe 8 metra e lartë./tch
 
Titulli: Anija-spital për fatkeqësitë natyrore

Ide e mire kjo , do ishte ndihme e madhe .......
 
Titulli: Anija-spital për fatkeqësitë natyrore

Një dizenjues italian jahtesh, Marino Alfani 29 vjeç, ka krijuar një spital lundrues. Anija-spital mund t’i vijë në ndihmë njerëzve që jetojnë në zonat bregdetare dhe gjithashtu mund të jetë shumë e dobishme kur vjen puna tek emergjenca të tipit si mbytja e kroçeres Costa Concordia.

Ai shtoi se anija është modeluar në spitalin e Bergamos (Itali). Ajo është 35 metra e gjatë, 15 metra e gjerë dhe 8 metra e lartë./tch

Sot me beri pershtypje ngase ky lajm u dha thuajse ne te gjitha televizionet dhe radiot. Jo nga arsyeja se sdo duhej krijuar, por nga arsyeja se anije te tilla kan egzistu madje edhe para 50 vitesh :konfuz: Pra tere diten u transmetua dhe une akoma se mora vesh se cila ishte e vecanta e kesaj anije :merzitje::konfuz:
 
Titulli: Anija-spital për fatkeqësitë natyrore

Kitrra ndoshta e ngateron ,se mund te kete patur anije qe jane te ndihmes se shpejt ,japin ndihmen e shpejt e vetem kaq,por jo anije -spital, ku i semuri trajtohet aty ,i behen operacione ,transplate etj etj.
 
Titulli: Anija-spital për fatkeqësitë natyrore

Me pelqen idea :)
Por sme plq idea qe duhet te ndodh 1 here nje fatkeqesi per te marre masat e duhura
Pse anashkalohen keto gjera,ka seksione te ndryshme ne tere boten qe merren me keto gjera e si perfundim duhet te humbin jete njerzish qe te behet dicka ne te mire
Ajo qe ndodhi ndodhi.bej dhe trena uji ti,njerzit si kthen me dot ne jete
Ashtu ishte para ca kohesh ketej ku ne nje rruge te gjate kishin bere 2 -3 rrumbullake (rotondo-kulac ) dhe ne rruge nuk kishte asnje sinjalistike
U desh te humbnin jeten 4 persona dhe te ngjitnin kulacin me 10ra makina qe bashkia te merrte disa masa sh te vogla,si vijat e bardha dhe shigjetat e rruges.
 
Titulli: Anija-spital për fatkeqësitë natyrore

Nuk me duket ndonje gje e mire , arsyet jan te shumta madhesia gjersia si dhe lartesia e ksaj anije.Tani te flasim qarte te ket tsunami e gjera te tilla kjo anije sfutet dot ne qytet te levize ;)Te jet per punen e costa concordia qe u mbyt ska nevoje per te tilla anije sepse eksistojn anijet luftarake qe jan apastafat per ndihma te shpejta ne te tilla raste .Ky mjeshtri ska dit ca me shpik e ka gjet kte shpikjen e ksaj anije qe ngjan si anije ufosh .Lek te harxhuara kot qe sdo e perdorin kurre kte anije .
 
Pe: Anija-spital për fatkeqësitë natyrore

Dicka interesante...
 
Titulli: Anija-spital për fatkeqësitë natyrore

Kitrra ndoshta e ngateron ,se mund te kete patur anije qe jane te ndihmes se shpejt ,japin ndihmen e shpejt e vetem kaq,por jo anije -spital, ku i semuri trajtohet aty ,i behen operacione ,transplate etj etj.

Cfare po thua o Ida? Je duke bere shaka apo e ke seriozisht? Une jo qe e kam ngaterru, por po befasohem akoma me shume se si nje lajm kaq i thjeshte arrine te transmetohet tere diten ne cdo faqe, cdo radio pa asnje lidhje fare. Se paku une nuk kam arrite me kuptu se cila ishte arsyeja e ketij pompoziteti.

Ida, qe te jemi me te informuar, anijet spital kan fillesen e tyre diku ne shekullin XVIII-te. Pastaj cfare mendove ti se bazat detare te SHBA-se dhe vendeve tjera nuk permbakan ne vete edhe anijen spital? Mos te lutem se ke anije spital me te gjitha kushtet me moderne, me mijera shtreter dhe me te gjitha veprimet mjekesore qe kryhen ne te nga me i thjeshti deri te me i komplikuari, madje edhe me nga disa salla operacionesh.
 

Konkursi Letërsisë

  • Aeroporti i Zaventemit

    Votat: 6 54.5%
  • Të harrova, sepse të dua

    Votat: 5 45.5%
  • Vetëm …

    Votat: 4 36.4%

Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back