Tuana
Nada é por acaso!
Duke përdorur karakteristikat e fytyrës dhe më pas trajtimin e identifikimit në video, Scotland Yard, kishte përdorur një program në trazirat e Londrës në 2010-2011, i cili nuk e kishte favorizuar dhe nuk ishte aq efektiv për shkak të vonesave të mëdha.
Por, tashmë një sistem i ri i zhvilluar nga shoqëria Hitachi Kokusai Electric, do mund të përpunojë dhe fotografojë fotografi më shpejt se kurrë më parë.
Në ekspozitën e bërë në fillim të 2012-ës, në Japoni, u ekspozuan sistemet më të sofistikuara dhe më bashkëkohorë, të cilat do të përdoren në të ardhmen e afërt.
Këto sisteme trajnojnë panoramë fotografish dhe video direkte, për njohje dhe identifikim të fytyrës së individit të fotografuar apo filmuar, në një kohë rekord. Madje kërkimi dhe njohja bëhen në mënyrë automatike, duke arritur në shifrën rekord të përpunimit të më shumë se 36 milionë fytyrave të ndryshme në sekondë.
Funksioni: zbulohen dhe identifikohen fytyra të cilat shfaqen si mikrografi dhe mblidhen në grup, duke u krahasuar me pamje filmike. Ky sistem i lejon përdoruesit të programit, të hetojë të gjitha lëvizjet e një individi deri dhe të një grupi të panumërt njerëzish. Me këtë mundësi, programi nuk “pret” të përpunohen pamjet filmike për t’u qartësuar e më pas të bëhet identifikimi, por aftësia e madhe e programit e kryen atë automatikisht duke hapur dhe një profil për personin në fjalë, duke e vënë në dispozicion të policisë.
Kështu, policia do mund të kryejë identifikimin e personin në kohë rekord e mandej të mund ta arrestojë menjëherë autorin./albobserver.com/
Ndiqni videon me pasqyrimin e programit të monitorimit: