Angelina Jolie: ”Kisha rrezikun 87% për kancer”

Legally_Sweet

Ain’t no sunshine when she’s gone
V.I.P
angelina_jolie_breast_cancer_18p3gvo-18p3gvq.jpg

Aktorja Angelina Jolie zbuloi se i është nënshtruar një mastektomie të dyfishtë për të parandaluar rrezikun e zhvillimit të kancerit.
Në një artikull të titulluar “Zgjedhja ime Mjekësore”,që është botuar në New York Times,aktorja amerikane shkruan se i është nënshtruar kësaj procedure,sepse ka konstatuar rrezikun e kancerit. Ajo shkruan se nëna e saj vdiq nga kanceri në moshën 56 vjeçare dhe Jolie ka zbuluar se kishte të “dëmtuar” genin BRCA1,i cili rrit shanset e zhvillimit të sëmundjes.

“Për çdo grua që e lexon këtë,unë dua të dij se ka opsione. Dëshiroj të inkurajoj gratë që marrin në konsideratë dhe kërkojnë këshilla”,shprehet ajo. Aktorja thotë se mjekët vlersojnë se kishtë 87% rrezikun e kancerit ovarian,edhe pse rreziku është i ndryshëm në rast të çdo gruaje.

Jolie filloi terapinë më 2 shkurt dhe e përfundoi më 27 prill. Gjatë kësaj periudhe arriti të ruajë sekretin e operacionit dhe të vazhdojë të bëjë punën e saj. Nëpërmjet artikullit aktorja jep detajet e ndërhyrjes,falenderon partnerine saj Brad Pitt për butësi dhe i kujton botës se 458.000 gra vdesin nga kanceri i gjirit çdo vit.

“Unë mund t’iu them fëmijëve të mi se nuk duhet të frikësohen se do të më humbasin për shkak të kancerit të gjirit”,shtoi ajo.

/Gazeta Tema/

Ja dhe artikulli i perkthyer
Ime më luftoi me kancerin per gati nje dekade dhe vdiq ne moshen 56 vjecare. Ajo luftoi aq gjate sa per te njohur dhe per te mbajtur ne krahe nipin e saj te pare. Ndersa femijet e mi te tjere nuk do ta kene kurre fatin te njohin gjyshen e tyre dhe te shijojne dashurine dhe miresine esaj.
Se bashku me femijet ndodhe shpesh te diskutojme per “Mamane e Mamit” dhe une e gjej veten ne perpjekje per te shpjeguar semundjen qe e largoi ate nga njerezit e saj te afert . Femijet me kane pyetur nese mund te me ndodhte dhe mua e njejta gje. Une gjithmone u jam pergjigjur qe te mos shqetesohen, por e verteta eshte se dhe une kam nje gjen “te gabuar”, BRCA1, I cili rrit ne menyre drastike rrezikun e zhvillimit te kancerit te gjirit dhe kancerit te mitres.
Mjeket perllogariten se une kisha 87 % mundesi te prekesha nga kanceri I gjirit dhe 50% nga kanceri I mitres, megjithate rreziku varion ne raste te ndryshme.
Vetem nje pjesez e kancerit te gjirit vjen nga nje mutacion I nje gjeni te trasheguar. Mesatarisht femrat me nje defekt te BRCA1 jane rreth 65% te rezikuara.
Ne momentin qe u ballafaqova me realitetin tim vendosa te veproja paraprakisht dhe te zvogeloja rrezikun sa me shume te mundesha. Vendosa te beja nje mazektomi te dyfishte parandaluese. Fillova me gjoksin duke qene se rreziku per te ishte me I larte dhe operacioni me I nderlikuar.
27 Prilli ishte fundi I nje tremijori te mbushur me procedura mjekesore perfshire dhe masektomine. Pergjate kesaj kohe u perpoqa ta mbaja te fshehte kete histori dhe te vazhdoja me punen time.
Por tani vendosa te shkruaj rreth kesaj ceshtje sepse shpresoj qe sa me shume gra te perfitojne nga pervoja ime. Kanceri mbetet nje fjale qe I mbush ende me frike zemrat e njerezeve duke sjell nje ndjenje te thelle pafuqie. Mirepo sot eshte mundur qe vetem me ane te nje analize gjaku te percaktohet nese paraqitet rrezik I larte per tu prekur nga kanceri I gjirit dhe I mitres dhe me pas te veprohet.
Rrugetimi im nisi me 2 Shkurt me nje procedure qe njihet me emrin “vonesa e thithkave” e cila perjashton semundjen ne kanalet e gjoksit pas thithkes dhe shton qarkullimin e gjakut ne kete zone. Kjo gje shkakton shume dhimbje dhe mavijosje , por gjithashtu shtohen mundesite per te shpetuar pjesen e thithkave.
Pas dy javesh iu nenshtrova nje operacioni me te madh me ane te cilin hiqen indet e gjoksit dhe zevendesohen me material mbushes. Ky operacion mund te zgjase deri ne 8 ore. Zgjohesh me tuba perthithes dhe me nje pajisje zgjeruese te gjoksit te vendosur ne trupin tend. Te duket si nje skene e marre nga ndonje film fantastiko-shkencor , megjithate disa dite pas operacionit mund ti rikthehesh jetes normale.
Pas 9 javesh realizohet dhe operacioni perfundimtar qe konsistoi ne rindertimin e gjoksit me ane te nje transplantimi. Kjo procedure ka pasur perparime te madha keto vitet e fundit dhe rezultati I saj eshte I shkelqyer.
Kam deshire te shkruaj dhe tu tregoj grave se vendimi per te kryer mazektomi nuk ka qene I lehte, po ka qene nje vendim per te cilin jam shume e lumtur qe e ndermora. Mundesite qe une te prekem nga kanceri I gjirit jane ulur nga 87% ne 5%. Tani mund tu them femijve te mi qe ata s’kane pse te tremben nga frika se mund te me humbasin per shkak te kancerit te gjirit.
Eshte mese e sigurt qe ata nuk shohin tek une asgje qe mund ti beje te ndihen keq vec disa shenjave te vogla dhe kaq. Per ta jam ne cdo gje Mami qe kam qene dhe ata e dine se sa shume I dua dhe se do isha e afte te beja gjithcka per te qene me ta sa me gjate te jete e mundur me ta. Une ndihem shume e forte per kete vendim te veshtire qe mora , vendimI cili ne asnje menyre nuk e ka venitur feminilitetin tim.
Jam shume me fat qe kam ne krahe nje partner si Brad Pitt I cili me do dhe me mbeshtet. Ndaj per cdo burre qe ka nje grua apo te dashur qe po kalon neper nje faze te tille, dijeni se ju jeni shume te rendesishem ne gjithe kete faze kaq te veshtire te jetes se tyre. Brad ishte me mua pergjate cdo minute te nderhyrjeve ne qendren Pink Lotus Breast Center. Madje gjate kesaj kohe ka patur dhe plot caste kur kemi qeshur sebashku. Ne te dy menduam se kjo ishte zgjedhja e duhur per familjen tone gje qe do te na afronte edhe me shume me njeri –tjetrin dhe ne fakt keshtu ndodhi.
Per cdo grua qe po e lexon kete, dua qe ta dish qe ti ke zgjedhje. Deshiroj te nxis cdo grua, vecanerisht ato qe kane histori te familjes me kancer ne gji apo ne miter te kerkojne informacion dhe mjeke eksperte tek te cilet mun te drejtohen. Ata mund t’ju ndihmojne ne kete faze te jetes suaj ne menyre qe ju te ndermerrni vendimet eduhura dhe te mire menduara.
Pranoj gjithashtu qe ka dhe shume mjeke te tjere te mrekullueshem qe perdorin rruge alternative ne vend te nderhyrjes kirurgjikale.
Mbarevajtja ime mjekesore do te postohet ne konen e duhur ne Web site-in e Pink Lotus Breast Cancer. Uroj qe pervoja ime tu sherbeje dhe grave te tjera.
Sipas Organizates se Shendetit Boteror vetem Kanceri I Gjirit vret me shume se 458.000 njerez cdo vit, kryesisht ne vendet me te ardhura te uleta dhe te mesme. Ndaj duhet te kthehet ne nje prioritet mundesia qe sa me shume gra te kene te drejte te kryejene testin e gjeneve dhe trajtimin parandalues qe shpeton jete, pavaresisht metodave, mjedisit apo vendit ku ato jetojne. Kosto per kryerjen e testit te BRCA1 dhe BRCA2 shkon me shume se 3000 $ ne Sh.B.A, gje qe perben nje pengese te madhe per shume gra.
Zgjodha te mos e mbaj te fshehte historine time sepse ka shume gra te cilat as qe nuk e dine se ndoshta jane duke jetuar nen hijen e kancerit, ndaj shpresoj qe ato te kene mundesine ti nenshtrohen testit te gjeneve dhe nese rezultojne me nje rrezik te larte ashtu si une te dine se ato kane mundesi zgjdhjeje.
Jeta eshte e mbushur plot me sfida. Keto te fundit nuk duhet te na trembin nese ne mund ti kthejme ne sfida te cilat mund ti kryesojme dhe me pas ti fitojme.
Angelina Jolie eshte nje aktore dhe regjisore.


/Revista Anabel/
 
Titulli: Angelina Jolie: ”Kisha rrezikun 87% për kancer”

Ishte nje gje qe duhet ta bente, per te mos rezikuar veten, edhe mireqenjen e familjes saj ( gjithe ata femije te vegjel qe ka).
Sot eshte mire qe ekziston mundesia e investigimit te rezikut, e te meren masat perpara se te jete teper vone. Nqs me kujtohet mire, nqs edhe ajo ka nje vajze, vajza kur te jete koha do duhet te bej te njejtat analiza, sepse e ka rezikun po aq te madhe ( mamaja me genen dhe gjyshja e vdekur nga ky problem).

Jeta ecen perpara, ajo eshte femer e fort, do te ri-ndertoj imazhin mbi veten (nje mastektomi komplete eshte nje traum per cdo femer, pavarsisht se i nenshtrohen shume shpejt nje rindertimi me proteza mamare).

Sukses me tej!
 
Titulli: Angelina Jolie: ”Kisha rrezikun 87% për kancer”

E kam idhull k'te eshte fantastike, shume bamirese....

Suksese,
 
Titulli: Angelina Jolie: ”Kisha rrezikun 87% për kancer”

Nje veprim qe hap hapesira te reja ne mendimin si te prandalohet nje semundje.
Nje veprim qe kujton te te gjithe fenrat sesa me vlere eshte kontrolli periodik i shendetit me analizat perkatese
Nje veprim nga nje femer e njohur per te kujtuar te te gjithe se secili mund te gjeje force brenda vetes

p.s shpresoj se fotografet e life style revistave qe ktej e tytje nuk do fokusojne ne gjoksin e Angelina Jolie per arsyen qe e benin deri tani po per te kaluar tek te gjithe femrat mesazhin qe dergoj,ate cka beri me dinjitet,duke kaluar kete perpeci vetem me njeriun e saj
 
Titulli: Angelina Jolie: ”Kisha rrezikun 87% për kancer”

Eshte nje test qe duhet bere nga te gjitha femrat por jamshume skeptik kam idene se eshte nje loje e firmave farmaceutike se testimi eshte pak i shtrenjte .....
 
Titulli: Angelina Jolie: ”Kisha rrezikun 87% për kancer”

Mu dhimbs vertet dhe me keso raste pyes veten: Nese ka nje fuqi mbinatyrore, cfare duhet te beje njeriu duke patur njohuri nga ato qe bene Angelina, qe te jete i mbrojtur nese vertete eshte dikush pa dijunin e te cilit nuk behet asnje gje ne kete bote. :(
 
Titulli: Angelina Jolie: ”Kisha rrezikun 87% për kancer”

Nuk e di a eshte nje zgjedhje e mire ??... se ne ditet e sotme nuk egziston vetem kanceri i gjirit ose kanceri i mitres. Po nga ta dime ne se si, kur dhe KU do na shfaqet kjo semundje, mendoj kush e di se cfare masa te marrim per ta ndaluar rrezikun perseri nuk eshte ne doren tone... Semundja kur vjen nuk na pyet.

Gjithsesi suksese! Zoti mos na sprovofte me semundje te tilla...
 
Titulli: Angelina Jolie: ”Kisha rrezikun 87% për kancer”

Urime per guximin
 
Titulli: Angelina Jolie: ”Kisha rrezikun 87% për kancer”

Nuk e di a eshte nje zgjedhje e mire ??... se ne ditet e sotme nuk egziston vetem kanceri i gjirit ose kanceri i mitres. Po nga ta dime ne se si, kur dhe KU do na shfaqet kjo semundje, mendoj kush e di se cfare masa te marrim per ta ndaluar rrezikun perseri nuk eshte ne doren tone... Semundja kur vjen nuk na pyet.

Gjithsesi suksese! Zoti mos na sprovofte me semundje te tilla...

Mamaja Angelines ka vdekur nga kanceri i gjirit. Dihet qe ky lloj kanceri ka nje transmetim te madhe ne familje, prandaj nqs ke dike te prekur nga ky kancer ne vecanti (jo se te tjerat se kane, por tek ky dihet qart) duhet te besh investigimet e te jesh sic i thone "en garde" se dicka mund te ndodhi.
Vajza e Angelines, po ashtu do i nenshtrohet kerkimeve kur te kete nje mosh, sepse e ka rezikun e madhe (mamaja dhe gjyshja kane pasur lidhje me kancerin e gjirit).

Prandaj, kerkimet e ketyre genave (BRCA 1 dhe 2), kerkohen tek femrat qe kane nje rezik me te madhe, se sa pjesa e tjeter e popullates. Nuk eshte se kalohet ne kete test qe ne fillim, per te parandaluar kancerin.

Sa per pyetjen tende, jeta eshte llotari, si dihet nga te vine e mira dhe e keqja, ashtu eshte dhe me semundjet. Mund te shfaqen papritur, mund te japin shenja qe te ulerasin por si mer parasysh.
Ne menyre normale, duhet ti nenshtrohemi analizave te pergjithshme nje here ne 6 muaj-1 vit. Aty fillojne duken shenjat.... Ce do, qe shumica i neglizhojme keto, dhe kujtohemi per doktorin vetem kur kemi shqetesime, e jemi ne fazen e fundit.
 
Titulli: Angelina Jolie: ”Kisha rrezikun 87% për kancer”

Jolie, dalja e parë publike pas operacionit

jolie-pitt-londer.jpg
Angelina Jolie ka thënë se ndihet “shumë mirë” dhe se është prekur jashtë mase nga mbështetja e publikut pasi iu nënshtrua një mastektomie të dyfishtë për të parandaluar rrezikun e zhvillimit të një kanceri në gji.

Aktorja hollivudiane, duke folur para premierës së filmit ‘World War Z’ në Londër, deklaroi se është krenare që zgjedhja e saj ka çuar në lindjen e një debati publik.





jolie-pitt-londer1.jpg


“Pasi humba nënën time për një sëmundje të tillë, jam shumë e lumtur që është hapur një debat.”

jolie-pitt-londer2.jpg


Sipas Jolie, tashmë rreziku që t’i zhvillohet kanceri në gji është ulur në 5%. Më parë, mjekët kishin dhënë 87% mundësi për një kancer dhe kjo gjë detyroi bashkëshorten e Brad Pitt t’i nënshtrohej mastektomisë.

jolie-pitt-londer3.jpg


/ Top Channel
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Kur flet shpirti.

    Votat: 6 27.3%
  • 2-Buzëqeshje Maskuar.

    Votat: 12 54.5%
  • 3-Jam femër.

    Votat: 2 9.1%
  • 4-Je ti Nënë.

    Votat: 1 4.5%
  • 5-Ne duart e kohes.

    Votat: 1 4.5%
Back
Top