TIRANث- Emine Peshku, 48 vjeçarja nga qyteti i Lushnjës që iu nënshtrua një operacioni të vështirë në aortë në javën e parë të tetorit, gëzon shëndet të plotë. Ajo ka dy ditë që ka dalë nga spitali falë operacionit që zgjati 8 orë dhe bëhej për herë të parë në vendin tonë. Ajo u paraqit në QSUT në gjendje të rënduar ndërsa prej dy ditësh mesogruaja i është rikthyer rutinës së saj. Në krye të këtij grupi që realizuan këtë ndërhyrje është shefi i Kirurgjisë Vaskulare, profesor Edmond Kapedani. I thjeshtë në komunikim, ai nuk pranon ti marrë vetë meritat por do ti ndajë me ata djem të rinj, që ka zgjedhur krah vetes për të çuar përpara kirurgjinë vaskulare. Në një intervistë dhënë për Gazetën Shqiptare, Profesor Edmond Kapedani na shpjegon veçantinë e kësaj ndërhyrjeje dhe ambicien e këtij ekipi mjekësh për të realizuar operacione edhe më të vështira me metoda bashkëkohore.
Shiko fotografinë 1730050
Doktor ju sapo keni përfunduar një ndërhyrje me sukses, madje të rrallë në kirurgjinë vaskulare. Mund të na e shpjegoni popullorshe se ku konsiston kjo ndërhyrje?
Kirurgjia vaskulare është një kirurgji që merret me trajtimin e të gjitha sëmundjeve të vasave të gjakut, pra të arterieve e të venave. Për të kryer këtë operacion ne kishim një përgatitje graduale të të gjithë ekipit që merret me këtë punë. Operacionet që kryhen në këtë klinikë janë të një shkalle të krahasueshme me të gjitha klinikat evropiane. Sigurisht nga të gjitha interventet që ne kryejmë, kjo ishte maja dhe, kishte mbetur pa u plotësuar, por që të realizohet ky intervent duhet një bashkëpunim diagnostik, reanimator dhe anestezist dhe ekipit të kirurgëve. Secili nga këto grupe ka detyra të përcaktuara për të realizuar suksesin e këtij operacioni. Kjo sëmundje nuk është rutinë por dhe shumë e rrallë nuk është. Sipas statistikave preken 22 meshkuj dhe 27 femra për 100 mijë banorë çdo vit. Sigurisht në krahasim me popullsinë totale këto nuk përbëjnë shumicën, por është një shifër e konsiderueshme. Elementi tjetër është se kjo është një kirurgji e kushtueshme. Po të vijmë te ecuria e trajtimit duhet të kemi parasysh se diagnostikimi ka një peshë të padiskutueshme, pasi është një zonë që nuk të fal gabime, është një zonë e frikshme, për shkak të raporteve anatomike që ka aorta me ezofagun, me trakenë, me arteriet që ushqejnë palcën e kurrizit, zorrët edhe veshkat. Prandaj diagnostikimi duhet të jetë në shkallën sipërore. Fatmirësisht me ekzistencën e skanerit dhe mjekëve që e deshifrojnë, bëhet e mundur diagnostikimi i saktë. Këtë operacion me të vërtetë e kreva unë, por pa bashkëpunëtorët e mi të cilët janë të specializuar jashtë, ku gjithsecili prej tyre ka detyrë të përcaktuar, suksesi nuk do të ishte i sigurt. Stërvitjen ne e kemi filluar kaherë për të arritur në këtë operacion të vështirë. Gjithashtu një rol kryesor gjatë këtij interventi kishte dhe prania e anestezistëve të cilët siguruan anestezi të një shkalle sipërore, dhe për ndjekjen postoperatore.
Sa zgjati ky operacion dhe sa ishte stafi pjesmarrës?
Nisi në ora 8.30 dhe mbaroi në 16.00. Stafi që punoi janë 4 kirurg dhe dy anestezist e reanimatorë. E reja e kësaj ndërhyrjeje ishte se ne u shkëputëm nga tradita e qarkullimi jashtëtrupor klasik, që është rutinë në këtë kirurgji të zemrës, duke përdorur metodën e qarkullimit jashtëtrupor pasiv. Për fatin tonë na ndihmoi një shkrim në një revistë amerikane botuar më 20 gusht 2012. Ne e diskutuam këtë metodologji që e gjetëm në këtë artikull dhe arritëm ta zbatojmë në realitet.
Konkretisht çfarë kishte e sëmura?
Aneurizëm i Aortës Torakale. Aneurizmi është një fryrje jashtë normave e aortës. Eshtë njësoj sikur të marrim një kamerdare që ka bërë një skopio. Ajo në çdo moment mund të plasi dhe plasja e saj është baras vdekje.
Ju e zëvendësuat këtë pjesën e aortës së dëmtuar?
Ajo pjesë e aortës u pre dhe u zëvendësua me material dakron, kështu quhet. Por llogarisni që duke mbyllur aortën lart e poshtë, pjesa e sipërme ka shumë gjak, pjesa e poshte s'ka fare. Atëhere ne futëm në lojë qarkullimin jashtrupor pasiv.
Si është aktualisht pacientja?
Pacientja është jashtëzakonisht mirë. Prej dy ditësh ka dalë nga spitali, brenda një periudhe 10 ditore.
Ju keni thënë se kosto e këtij operacioni do të jetë 7-8 mijë euro. Kjo vlen për të pasiguruarit apo për të gjithë?
Në këtë spital të siguruar dhe të pa siguruar marrin të gjithë ndihmë. Kur pata parasysh këtë shifër nuk kam pasur parasysh koston e mjekëve por koston e kësaj ndërhyrjeje që janë ilaçet e materialet e konsumueshme.
Sa vjet keni në një sallë operacioni?
Eh kujtimet janë të largëta shumë në kohë. Unë kam 40 vjet që merrem me kirurgji. E kam nisur fare i ri në moshën 22 vjeçare. Pata fatin të kem një drejtues mjaft të aftë, të kulturuar. Shefi im i parë ka qenë profesor Gaçja i cili mblodhi rreth vetes njerëz që premtonin në kirurgjinë e përgjithshme. Mund t'ju duket çudi po unë e kam bërë të gjithë gamën e kirurgjisë së përgjithshme. Pastaj nga ky grup u veçuan 3 vetë që u morëm me kirurgjinë e zemrës dhe unë jam marrë 10 vjet me këtë kirurgji. Më pas u pa e ne-vojshme që duhej të zhvillohej kirurgjia vasale dhe me propozimin e tij, unë mora këtë drejtim. Pata fatin të studioja në Austri e të bëj një cikël specializimi të mjaftueshëm, por sigurisht që ky cikël u plotësua me të tjerë nëpër Evropë. Vetëm, s'mund të bëhet kjo lloj kirurgjie, ndaj bashkëpunëtori im i vjetër ka qenë doktor Abdi Bala i cili sot ka dalë në pension, njeri shumë i nderuar ndërsa sot unë kam zgjedhur një grup kirurgësh të rinj pranë vetes, për të cilët mendoj se do e çojnë përpara këtë prizëm të kirurgjisë.
Cili është parimi që ju udhëheq me të rinjtë që keni përqark?
Unë udhëhiqem nga parimi që ma ka mësuar profesori im austriak; Rinia ka fuqi fizike dhe drejtuesi mendjen e, po u kombinuan të dyja bashkë arrihet suksesi.
Një jetë në luftë me vdekjen, cili ka qenë momenti më i vështirë për ju?
Për kirurgët ka çdo javë momente të vështira sepse sëmundja nuk është asnjëherë identike si te njëri e tek tjetri. Duke u futur te një i sëmurë ti has një të re që në diagnostikim është kapërcyer. Këtu vlen të thuhet përvoja sepse kirurgjia është përvojë është besim që vjen nga eksperienca. Raste të vështira ka çdo javë ndaj s'mund të veçoj ndonjë ngjarje.
Po momenti që ju e quani si shumë të arrirë në karrierën tuaj?
Momenti më superior i punës time ka qenë ai kur unë arrita të ekspozoj punën e këtij shërbimi në konferencën botërore të kirurgjisë vasale që u zhvillua në Selanik. Dhe duke prezantuar punën e kësaj klinike aty mora përgëzimet e para dhe sigurisht e ndjeva veten të vlefshëm në këtë punë që bëj. Një gjë e them i sigurt dhe krenar, që niveli i punës që bëhet në këtë klinikë, është i barabartë me simotrat jashtë vendit.
Për çfarë keni nevojë për ta përsosur këtë kirurgji?
Që të ndjekim ritmin e kohës, atë që bën bota sot, duhet të realizojmë kirurgjinë e endoprotezave. ثshtë kirurgji shumë e kushtueshme por shpëton jetë. Unë me ekipin që kam dhe dua të përmend doktor Sokol Xhepa, doktor Edmond Nuellari, doktor Gentian Caco, doktor Petrika Gjergo, doktor Saimir Kuçi dhe doktor Alfred Ibrahimi, jam i sigurt që e realizojmë edhe këtë tip operacioni, po u krijuan kushtet e nevojshme me investimet e duhura.
/e.m