Anët negative të anëtarësimit në BE

LeVoyageur

Once upon a time...
debt_recovery_en.jpg

Anëtarësimi në BE në përgjithësi shikohet se mbart vetëm anë pozitive. Sidomos nga qytetarët e vendeve, që aspirojnë të anëtarësohen në të. Por, eksperienca e qytetarëve të ndryshëm të vendeve të Unionit, pasqyron edhe një anë tjetër, që nuk është shumë e njohur për publikun e vendeve në zgjerim, anët negative. Cilat janë ato dhe si përcillet perceptimi i qytetarëve të ndryshëm ?

Studimi cilësor i Eurobarometrit “ Premtimi i BE-së” (shtator 2014), që synon të kuptojë se, si qytetarët e perceptojnë BE-në dhe se ç’kuptim ka ideja evropiane për to, fokusohet edhe mbi anët pozitive dhe negative e të qenurit pjesë e Unionit. Studimi është kryer mbi 6 vende, Gjermani, Danimarke, Finlande, Itali, Poloni dhe Portugali.

Problematika e parë duket se lidhet me rregulloret e shumta që ka BE. Ato perceptohen se janë joefikase dhe se ndërhyjnë tek rregulloret në nivel kombëtar. Perceptim i tillë është shprehur nga qytetarët e pyetur në Danimarkë, Itali dhe Poloni.

“ Kohët e fundit, vetëm se 1% e popullatës është alergjike, ato do të tërheqin nga shitja disa lëngje/pije, që janë prodhuar që prej 100 apo 200 vjetësh. Për shkak të këtyre 1%. Kjo është çmenduri.” (Poloni, 35 vjeç, euroskeptik)

Por, këto rregullore që ndërhyjnë në sferën e brendshme kombëtare, sjellin edhe nervozizëm pasi prekin produkte ushqimore, që lidhen me një traditë të hershme kombëtare dhe që janë shndërruar në shprehje dhe identitet të kulturës kombëtare. Ky aspekt negativ, perceptohet nga qytetarët e Danimarkës, Gjermanisë, Italisë dhe Polonisë. Në Danimarkë, në veçanti qytetarët janë të lidhur me disa lloj produktesh, që janë shprehje e kulturës kombëtare. Tentativa për të ndryshuar disa specialitete gastronomike kombëtare kanë shkaktuar protesta.

“Tani po na thonë neve, se si duhet t’i bëjmë makaronat apo mozarelën. A e dini se, sa prodhues djathërash i kanë dhënë fund traditës së tyre, për të qenë konform rregullave të tyre?” (Itali, më pak se 35 vjeç, euroskeptik)

Një tjetër aspekt negativ është shprehur ndaj hapjes së kufijve, që i lejon qytetarëve të vendeve të tjera të Unionit të punësohen në një vend tjetër, apo të përfitojnë nga sistemi i mbrojtjes sociale, pa pasur si qëllim dhënien e kontributit të tyre në shoqëri. Një perceptim ky i hasur në Danimarkë, Gjermani dhe Finlandë.

“ Të gjithë normat daneze do të zhvlerësohen dhe sistemi fiskal danez do të pësojë një presion të fortë, pasi tashmë ka shumë njerëz që përfitojnë nga ndihmat sociale, por nuk kontribuojnë. Problemi është se, vendet e tjera nuk kanë standarde të tilla”. (Danimarkë, më pak se 35 vjeç, euroskeptike)

“Ato vijnë duke thënë: “Këtu, unë mund të përfitoj ndihma, etj, Nuk jam aspak dakord?” (Gjermani, më pak se 35 vjeç, euroskeptike)

Një tjetër aspekt lidhet me bashkëpunimin e ngushtë mes vendeve anëtare, i cili mund të shkaktojë një ulje të cilësisë së jetës. Në Danimarkë, shumë pjesëmarrës në studim kanë ndjesinë se, BE kur harton rregulloret përcakton norma shumë të ulëta, çka shkakton një degradim të standardeve daneze. E njëjta situatë, pasqyrohet edhe nga pjesëmarrësit në studim në Finlandë.

Paaftësia për të kufizuar importimin e produkteve që kanë një cilësi të ulët, është një tjetër aspekt negativ që perceptohet nga qytetarët, kryesisht të Danimarkës dhe të Italisë. Importimi i produkteve të cilësisë së ulët, perceptohet se shkakton një rritje të sasisë së produkteve të këqija në tregun e brendshëm kombëtar.

Politika tejet e ashpër monetare është një tjetër aspekt negativ, që perceptohet nga qytetarët e vendeve në studim, kryesisht ato italianë.

“ Monedha e përbashkët mund të kishte qenë një gjë e mirë. Ishte një ide e mirë, por gjithçka ndryshoi për keq.” (Itali, më pak se 35 vjeç, euroskeptik)

“ Poltika ekonomike është e imponuar, e urdhëruar nga Brukseli dhe vendet janë të detyruara ta aplikojnë. Nëse vazhdon kështu, nuk do të ketë më rritje ekonomike. Ne po frenohemi nga kjo linjë e ashpër e të menduarit. (Itali, më pak se 35 vjeç, neutral)

Ndihma financiare për vendet në vështirësi ekonomike, shikohet gjithashtu si një anë negative.

“Në rastin e Greqisë, nuk e dimë mirë nëse kjo ide ka qenë vërtet e nevojshme” (Poloni, më pak se 35 vjeç, euroskeptik).

Por, përveç anëve negative të mësipërme, qytetarët perceptojnë dhe një sërë elementësh pozitivë, që i atribuohen kryesisht stabilitetit, rritjes, avantazheve ekonomike, qarkullimit të lirë, nivelit më të lartë të jetesës, mbrojtjes ekonomike dhe ushtarake, integrimit dhe shkëmbimit kulturor, mbrojtje e konsumatorit, etj.

Ndër aspektet e perceptuara si pozitive, tërheqin vëmendjen disa aspekte, si nivel më i lartë jetese:

“ Nëse, ne nuk do i ishin bashkuar Evropës, do të ishim ndoshta po aq të mjerueshëm sa më parë. Do të kishim ngelur të mbyllur në botën tonë, nuk do të ishim hapur ndaj teknologjive të reja dhe përparimeve aktuale. ثshtë një nga pasojat e Unionit dhe bashkëpunimit të të gjithëve.” Portugali, më pak se 35 vjeç, neutral)

Financimet evropiane, që ndikojnë në përmirësimin e jetës së qytetarëve, por edhe të komunitetit në përgjithësi:

“ Ka projekte në të cilat të gjithë vendet mund të marrin pjesë. Mund të kemi para për të hapur një biznes” (Itali, më pak se 35 vjeç, neutral)

“Shumë fshatra dhe qytete kanë një sistem trajtimi të ujërave të përdorur, falë BE-së”. (Poloni, 35 vjeç, pro-BE)

Dhe ruajtja e konsumatorit:

“ Në sektorin ushqimor, kontrolle më strikte janë futur për mbrojtjen e pasurisë sonë, të produkteve që njihen në tërë botën si specialitetet tona” (Itali, më shumë se 35 vjeç, pro-BE)

Ndonëse studimi është i gjerë dhe prek shumë aspekte, që lidhen me fusha të ndryshme të BE-së, perceptimi i qytetarëve mbi anët pozitive dhe negative e të qenurit pjesë e Unionit, ka interes. Në kuptimin që ofrohet një panoramë e shpërndarë gjeografikisht në të gjithë skajet e Unionit, duke përfshirë edhe vende në krizë ekonomike. Një element që tërheq vëmendjen është perceptimi i qytetarëve të vendeve nordike mbi dëmtimin e cilësisë së standardit të jetesës, nga hartimi i shumë rregulloreve, që del nga fryma e ngushtë e bashkëpunimit mes vendeve anëtare. Pra, teksa perceptimi nordik është se pjesëmarrja në BE ka ulur standardin e jetës, perceptimi që vjen nga Portugalia është pikërisht i kundërt, se standardi i jetës është rritur nga pjesëmarrja në Union. Perceptime, që theksojnë edhe njëherë diferencat e njohura të zhvillimeve demokratike, politike, ekomomike të vendeve anëtare të BE-së, si edhe modeleve të tyre sociale./im.ta/
dita
 
Titulli: Anët negative të anëtarësimit në BE

Edhe ne BE funksionon thenia peshku i madh e ha te voglin. kjo do te thote qe shtetet me pak te zhvilluara ekonomikisht punojne dhe perdoren per shtetet e fuqishme dhe si shperblim marrim disa therrmija buke ne forme asistence teknike.
 
Titulli: Anët negative të anëtarësimit në BE

Per mua me mir te jet kshu sic esht shqiperia ..Cna duhen kto gjera ne spo ja dalim dot kshu sic jemi do ja dalim me EURON
 
Titulli: Anët negative të anëtarësimit në BE

debt_recovery_en.jpg
/im.ta/
dita

U bene gati 16 vite qe Kosova u clirua nga Serbia dhe me shume se 8 vite qe e ka shpallur pavaresine, ndersa ka portale ne Shqiperi qe akoma perdorin harta te Kosoves si pjese te Serbise. Dhe ne ju zeme per te madhe portaleve serbe kur e bejne te njejten. Madje disa nga ato i perdorin disa harta ku e theksojne me viza te nderprera linjen kufitare mes Kosoves dhe Serbise.

E turpshme.
 

Attachments

  • debt_recovery_en.jpg
    debt_recovery_en.jpg
    75.3 KB · Shikime: 0
  • debt_recovery_en.jpg
    debt_recovery_en.jpg
    75.3 KB · Shikime: 0
Titulli: Anët negative të anëtarësimit në BE

Shqiperia nuk ka nevoj per ne BE, nqs kjo ndodh do e groposin komplet!

Mase nuk futet!!
 
Titulli: Anët negative të anëtarësimit në BE

E cme kujton ezopin me dhelpren dhe rrushte.... Po ku ka avantazh me te madh per cdo albanez te kete pasaporte europiane. po keto ja fusin kot per zotin. rrine maje kalit edhe flasin brrockulla gjoja bejne analize. me pak pragmatizem dhe avantazhet qe ke si qytetar europian minimalisht ste lene ne rradhe si njeri i dores se dyte neper aeroporte europiane, mos ti listoj te tjerat se me shume se 5 rreshta tekst neve albanezeve na vjen gjumi lol
 
Back
Top