Thonë se kur nuk e ke provuar, nuk e kupton se çfarë kënaqësie te jep fakti i te qenit nene! Këtë zbulon Lavdie Lala, nena me e re ne Tirane, e cila ka sjelle ne jete këtë vogëlush ne orët e para te datës 8 mars, ne maternitetin “Koco Glozheni”. Leona madje rrëfen se zgjodhi vete te linde me operacion cezarian ne këtë date, pikërisht për simboliken e festes se nënës dhe gruas.
Mirëpo 8 marsi i nenave shqiptare, ka edhe një tjetër imazh. Age Prendi, e cila jeton ne ish-kampin e te burgosurve ne Torovice te Lezhës, nuk feston dhe as nuk do te marre dhurate ne ditën e nënës edhe pse me sakrificat e saj meriton shume. Ajo është grua e ve dhe ka mbi supe rritjen e 9 fëmijëve, qe te gjithë te papune dhe ne familjen e tyre jetohet me vetëm 3500 leke ne muaj asistence.
Por përpos këtyre dy historive paralele dhe te ndryshme, 8 Marsi i gjen edhe këtë vit nenat dhe gratë duke festuar ne pjesën me te madhe neper lokale, ku lulet apo buqetat simbol te mimozave janë dhurata tradicionale.
Burimi Vizion+