Andropauza

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
Andropauza eshte sindroma klinike e shkaktuar nga ulja nivelit te hormonit te testosteronit.
Me kalimin e moshes meshkujt dhe femrat manifestojne simptoma te lidhura me uljen e prodhimit te hormoneve sexuale. Keto ndryshime jane te pashmangshme dhe konseguencat e tyre ndryshojne nga njeri person te tjetri. Te femrat ulja e prodhimit ovarian te estrogjenit eshte pak a shume i shpejte,ndodh,ne harkun e disa muajve ose te nje viti,rreth moshes 50 vjec.Ndersa te meshkujt ulja e prodhimit te hormoneve sexuale eshte shume me graduale e vazhdon me dekada. Ata nuk kanekufi te qarte si femrat me ndalimin e menstruacioneve. Pas moshes 30 vjecare prodhimi testoteronit hormonit seksual primar mashkullor peson renie graduale,por progressive.Llogaritet qe niveli i tij bie rreth 10% cdo dekade pas kesaj moshe.Teatosteroni I lidhur me SHBG-ne(globulina lidhese e hormonit sexual)rritet dhe testosterone biologjikisht aktiv pra jo I lidhur me SHBG-ne eshte ai qe zvoglohet ne gjak.Si pasoje indet trupore qe stimulohen nga testosterone marrin me pak nga ky I fundit dhe si pasoje shfaqen problem fizike dhe mendore.Ne ditet e sotme shihet nje rritje e numrit te te rinjve qe preken nga andropauza.Kjo per arsye te ndryshimit te menyres se jeteses,mjedisit rrethues.Pervec renies se testosteronit kemi dhe renie te hormoneve tiroide,te rritjes dhe DHEA-s.Andropauza eshte zbuluar qe ne vitet 1940,por duke qene se mungonin testet sensitive per testosteronin , keto zbulime su vazhduan me tej.Vec kesaj meshujt sot jetojne me shume.
SIMPTOMATOLOGJIA
Simptomat jane te shumta,por jo specifike.Ato prekin:
-Sistemin kardiovaskular duke u manifestuar me afsh,skuqje fytyre,djersitje.
-Humorin.Personi behet irritues,nervoz,vuan nga pagjumesia,ka mungese energjie dhe motivacioni,perqendrim te ulur,deficit ne memorien afatshkurter,depression.
-Sferen sexuale.Kemi ulje te deshires dhe aktivitetit sexual,ereksione modeste apo mungese te tyre,ulje te fuqise se ejakulacionit,reduktim te volumit te ejakulacionit.
-Verehen dhe humbje te forces muskulare,zvoglim te mases muskulare,humbje flokesh e qimesh,obezitet abdominal
-Efekte metabolike.Reduktim te kolesterolit te mire dhe kolesterolit HDL,rritje te kolesterolit LDL gje qe sjell rritjen e riskut per semundje kardiovaskulare.Kemi dhe rritje relative te indit dhjamor si dhe osteoporoze me rritje te riskut per fraktura.
FAKTORET KONTRIBUES te kesaj simptomatologjie jane te njejta me faktoret e riskut te semundjeve kardiovaskulare:hipertensioni,hiperkolesterolemia,diabeti,konsumi abuziv I alkolit,dieta inadekuate,mungesa aktivitetit fizik,mosha dhe natyrisht pirja e duhanit.
Te gjithe faktoret e lartpermendur te riskut vascular pervecse prodhojne alteracione ne muskulaturen e lemuar te trupave kavernoze,shkaktojne dhe ulje progressive te niveleve te testosteronit.
MJEKIM
Mjekimi I andropauzes behet nepermjet terapise zevendesuese te testosteronit,gje qe rikthen shumicen e simptomave dhe konseguencave.Kjo terapi u perdor fillimisht ne vitet 40-50 jo me shume sukses,sepse ne ate kohe perdorej hormon sintetik methyltestosterone,I cili shkaktonte kancer melcie dhe semundje zemre.Ndaj kjo terapi u quajt e rrezikshme dhe su perdor per nje kohe te gjate deri ne vitet 1980.
Sot kjo terapi perdoret gjeresisht per mjekimin e andropauzes,por nen kujdesin e mjekut.Ne fillim te terapise behen vizita cdo tre muaj per te vlersuar perqendrimet e testosteronit dhe ecurine e mjekimit.Terapia me testosterone ka perfitimet e saj positive:nivele te larta energjie,fluence verbale,fuqi,rritje te mases muskulare,zvoglim te dhjamosjes trupore,rritje te densitetit kockor dhe efekt antidepresiv.Problemi ne mjekim mbetet ne faktin qe eshte e veshtire matja e niveleve te tostosteronit.Keto teste jane shume sensitive dhe laboratore te ndryshem nxjerrin rezultate te ndryshme.vec kesaj matja testosteronit ka karakteristika individuale tek pacientet dhe varet nga momenti I matjes.
Efektet ansore vihen re kur teprohet me testosteronin.ato jane:
Apne gjumi,atrofi testikulare,policitemi,akne,dhimbje koke,rritje agresiviteti.Abuzimet me testosterone shihen sidomos te sportistet.Ka dhe mendime se perdorimi testosteronit shkakton kancer prostate,por perkrahesit e tij thone qe e nxit kete te fundit vetem kur ekzistojne fillimisht qeliza kanceroze.Ndaj duhet pasur shume kujdes ne ekzaminimin e pacienti para fillimit te terapis.
Literatura:dr.Jeffrey Dach-low testosterone diagnosis&treatment.the male andropause /dr.Aldo Miola-andropausa. Imjeku
 
Andropauza, periudha kur burri hyn në krizë

Në moshën 40-vjeçare niveli i testosteronit ulet dhe “menopauza mashkullore” bëhet një rrezik konkret. Lodhje, depresion, ulje e dëshirës seksuale. Për meshkujt kjo çështje mbetet ende tabu. Si mund ta përballojnë meshkujt këtë periudhë të vështirë? Ja disa këshilla të një mjeku specialist

Për të trajtuar këtë çështje shumë delikate për meshkujt, një pacient, i cili vuan nga andropauza, i është drejtuar një mjeku në Universitetin e Peruxhas, specialist në andrologji dhe urologji. Doktori, përveçse do të na tregojë rreth profesionit të tij, do të flasë më gjerë edhe për meshkujt që e kanë të vështirë të pranojnë problemet seksuale. Ai do të shpjegojë gjithashtu fenomenin dhe do të japë më shumë informacione për të kapërcyer barrierat psikologjike.

Lidhur me këtë çështje profesor, pse femrat shkojnë vazhdimisht te gjinekologu, ndërsa meshkujt nuk vizitohen rregullisht tek andrologu?

ثshtë çështje tabuje. Le të bëjmë një hap prapa, 150 vite më parë, kur nuk kishte specialist gjinekologjie, ishte mjeku ambulant që i bënte të gjitha. Para 150 vjetësh lindi gjinekologjia, ndërkohë që 30 vjet më parë lindi andropauza. Në të ardhmen nuk do të ketë çështje të tipit tabu. Tani në të gjitha qytetet e mëdha mund të gjesh të paktën një androlog.

Në ç’moshë shfaqet andropauza?

ثshtë diçka që varion, femra mund të preket prej menopauzës nga mosha 48 deri në 53 vjeçe. Te mashkulli ky fenomen mund të shfaqet shumë para kohe. Nëse një mashkull ka pësuar një traumë dhe i janë dëmtuar testikujt në një aksident automobilistik, në qoftë se nuk i nënshtrohet një terapie hormonale zëvendësuese, andropauza bëhet vërtet shqetësuese. Sa më i madh të jetë deficiti i hormoneve, aq më të mëdha janë komplikacionet dhe jo vetëm në nivelin e libideve që duhen kontrolluar (testosteroni dhe testosteroni i lirë janë përgjegjës të libidit të lirë).

Për ta sqaruar më mirë, andropauza nuk prek të gjithë meshkujt?

Ka meshkuj që kanë mbudhur të 80-at dhe kryejnë një aktivitet të rregullt seksual, janë të shëndetshëm, kanë bërë një jetesë të mirë dhe nuk është e thënë që të preken nga andropauza. Menopauza te femrat është diçka e sigurt, ndërsa te mashkulli nuk është e thënë që të jetë. ثshtë rast i veçantë që lidhet me një sëmundje ose një traumë. Meshkuj si Charlie Chaplin kanë pasur fëmijë në moshë goxha të madhe. Natyrisht që nuk është diçka matematike që një burrë, i cili i ka mbushur të 60-at të ketë andropauzë, mund të ketë një rënie të dëshirës seksuale, gjë që lidhet edhe me problemet fizike. Mund të ndodhë që gruaja të bëhet më e ftohtë me kalimin e viteve, atëherë mashkulli mund të mendojë se vuan nga andropauza. Por me një stimul të përshtatshëm çifti mund të ketë një jetë seksuale normale.

Në sa për qind të meshkujve mund të shfaqet ky problem?

Mund të prekë 10 për qind të meshkujve adultë, kryesisht gjashtëdhjetëvjeçarët. Por kur prek më të rinjtë atëherë po që është me të vërtetë një problem: një 40-vjeçar të cilit i bie dëshira seksuale, do të thotë se mund të ketë mungesë hormonesh dhe kjo gjë e bën të bjerë në depresion.

Si mund ta përballojmë?

Duhet studiuar pacienti me analiza hormonale specifike, nga pikëpamja metabolike dhe nëse ka andropauzë, duhet të bëjë një analizë mineralometrike (si një lloj grafie kockore) për të parë gjendjen e kockave. Individi që është prekur nga andropauza i ndryshon toni i zërit, sepse kordat vokale kanë ndikim hormonal. Te meshkujt që po plaken, tipike është shtimi i barku, zgjerimi i brinjëve. Për ta kapërcyer sa më lehtë këtë gjendje duhet të bëjnë gjimnastikë.

Me çfarë terapie kurohet andropauza?

Nuk përdoren më terapi që mund të jenë të rrezikshme për prostatën. Nëse gjendja e prostatës është normale, atëherë mund t’i nënshtrohet një kure hormonale me bazë xhelin, i cili aplikohet në shpatull në mëngjes pas ngritjes nga gjumi dhe dushit. Në tri minuta ilaçi fillon të përhapet në të gjithë trupin. Bëhet fjalë për një xhel me bazë testosteronin e lirë që modifikonin simptomat e andropauzës. Gjithçka duhet të kryhet sipas porosive të mjekut.
•shqip•​
 
Si ta përballojmë andropauzën?

f.0906010923147_m.jpg


Andropauza është sindroma klinike e shkaktuar nga ulja nivelit të hormonit të testosteronit. Simptomat janë plogështi, këputje, probleme me gjumin dhe me aktivitetin seksual.
Mjekët shprehen se meshkujt mund të mjekohen përmes hormoneve. Terapia sjell përmirësim të humorit, ulje të nervozizmit, përmirësim të cilësisë së gjumit dhe jetës seksuale si dhe rritje të masës muskulore.

Në ç’moshë shfaqet andropauza?

ثshtë diçka që varion, femra mund të preket prej menopauzës nga mosha 48 deri në 53 vjeçe. Te mashkulli ky fenomen mund të shfaqet shumë para kohe.

Nëse një mashkull ka pësuar një traumë dhe i janë dëmtuar testikujt në një aksident automobilistik, në qoftë se nuk i nënshtrohet një terapie hormonale zëvendësuese, andropauza bëhet vërtet shqetësuese.

Sa më i madh të jetë deficiti i hormoneve, aq më të mëdha janë komplikacionet dhe jo vetëm në nivelin e libideve që duhen kontrolluar (testosteroni dhe testosteroni i lirë janë përgjegjës të libidosë së lirë).

Andropauza nuk prek të gjithë meshkujt

Ka meshkuj që kanë mbudhur të 80-at dhe kryejnë një aktivitet të rregullt seksual, janë të shëndetshëm, kanë bërë një jetesë të mirë dhe nuk është e thënë që të preken nga andropauza. Menopauza te femrat është diçka e sigurt, ndërsa te mashkulli nuk është e thënë që të jetë. ثshtë rast i veçantë që lidhet me një sëmundje ose një traumë.

Natyrisht që nuk është diçka matematike që një burrë, i cili i ka mbushur të 60-at të ketë andropauzë, mund të ketë një rënie të dëshirës seksuale, gjë që lidhet edhe me problemet fizike. Mund të ndodhë që gruaja të bëhet më e ftohtë me kalimin e viteve, atëherë mashkulli mund të mendojë se vuan nga andropauza. Por me një stimul të përshtatshëm çifti mund të ketë një jetë seksuale normale.

Andropauza mund të prekë 10 për qind të meshkujve adultë, kryesisht gjashtëdhjetëvjeçarët. Por kur prek më të rinjtë atëherë po që është me të vërtetë një problem: një 40-vjeçar të cilit i bie dëshira seksuale, do të thotë se mund të ketë mungesë hormonesh dhe kjo gjë e bën të bjerë në depresion.

Si mund ta përballojmë?

Duhet studiuar pacienti me analiza hormonale specifike, nga pikëpamja metabolike dhe nëse ka andropauzë, duhet të bëjë një analizë mineralometrike (si një lloj grafie kockore) për të parë gjendjen e kockave.

Individi që është prekur nga andropauza i ndryshon toni i zërit, sepse kordat vokale kanë ndikim hormonal. Te meshkujt që po plaken, tipike është shtimi i barku, zgjerimi i brinjëve. Për ta kapërcyer sa më lehtë këtë gjendje duhet të bëjnë gjimnastikë.

Me çfarë terapie kurohet andropauza?

Nuk përdoren më terapi që mund të jenë të rrezikshme për prostatën. Nëse gjendja e prostatës është normale, atëherë mund t’i nënshtrohet një kure hormonale me bazë xhelin, i cili aplikohet në shpatull në mëngjes pas ngritjes nga gjumi dhe dushit.

Në tre minuta ilaçi fillon të përhapet në të gjithë trupin. Bëhet fjalë për një xhel me bazë testosteronin e lirë që modifikonin simptomat e andropauzës. Gjithçka duhet të kryhet sipas porosive të mjekut. /Telegrafi/
 
Titulli: Si ta përballojmë andropauzën?

Viagra,viagra shiko berlusconin 74 vjec e nuk e di c'eshte andropausa
 
Pe: Si ta përballojmë andropauzën?

Mir qe eshte dhe kjo :P
 
Misteret e burrit në andropauzë

Andropauza, ose klimaksi mashkullor, është një shqetësim shëndetësor shumë kritik për burrat dhe për gratë që i duan këta burra.
Ajo shfaqet në çdo moshë duke filluar nga 30 vjeç e lart. Shpesh, ajo shfaqet fshehurazi dhe jo të gjithë burrat e vuajnë në të njëjtën mënyrë. Vetëm15% e burrave e vuajnë andropauzëën në mënyrë tipike, me ndryshim të theksuar te karakterit, ashtu siç do ta përshkruaj më poshtë.
Andropauza është krizë e thellë vitalitetit dhe e virilitetit (burrërisë).
Shkak i andropauzës është rënia e nivelit të hormonit mashkullor- testosteronit në gjak
Shenjat e saj më të dukshme janë dy :
* Burri humbet dëshirën për seks.
* Burri humbet aftësinë ta forcojë penisin e vet (impotenca)
Hormoni testosteron, lidhet ngushtë me sjelljen agresive dhe me sjelljen seksuale të burrave.
Në eksperimente është vërtetuar se majmuni Rhesus, që bëhet kryetari në një koloni majmunësh, ka nivelin më të lartë të testosteronit në gjak, nga të gjithë majmunët e tjerë meshkuj në koloni. Kjo tregon se testosteroni është një hormon me shumë përgjegjësi.
Kështu ndodh dhe në shoqërinë njerëzore, ai që ka më shumë testosteron në gjak, ai zë kreun e vendit.
Po ta marrim këtë majmun që ka zënë majën e piramidës dhe ta vendosim në një koloni ku nuk e njohin, ai do të sillet si një mashkull shafran, pa burrëri. Për të riafirmuar veten si i fortë në këtë ambient të ri, ai duhet të rritë nivelin e testosteronit në gjak. Kjo është e domosdoshme. Vetëm kështu, ai do ta rritë ndjenjën e sigurisë. Po një soj ndodh edhe me burrat.
Një kafshë e gjinisë mashkullore, që është mundur në një dyluftim, pëson ulje të nivelit të testosteronit në gjak dhe ky nivel vazhdon të mbetet i ulët. Në qoftë se këtë mashkull, në këtë gjendje me testosteron të ulët, e futim në një kafaz me një femër që ai mund ta dominojë dhe me të cilën do të bëjë jetë seksuale aktive, menjëherë, niveli i hormonit do t’i ngrihet, ashtu siç do t’i ngrihet edhe shpirti i tij.
Burrat e fuqishëm janë “sexy”. Diktatorët, udhëheqësit, njerëzit e shquar, duhet të falënderojnë natyrën që u dhuroi testosteronin pa kursim. Të gjithë kemi njohur e dëgjuar për njerëz seksualisht të shquar, që në të njëjtën kohë, janë edhe më të suksesshmit në fushën ku punojnë.
Prodhimi i testosteronit tek meshkujt e arrin kulmin në moshën 18 vjeçe. Pas kësaj moshe, vjen rënia graduale, deri sa burri vdes.
Por jo tek të gjithë burrat ulja bëhet graduale. Ka burra që pësojnë rënie të ndjeshme e të shpejtë të hormonit, veçanërisht, midis moshës 40 dhe 55 vjeç. Sa më i moshuar të jetë burri, aq më i madh është ankthi që sjell rënia e nivelit të hormonit testikular.

اfarë ndjen një burrë në andropauzë?
Ai humbet dëshirën për punë. E mundojnë mendime fikse. Në mes të natës, në ankth, ai ecën për orë të tëra. Kapitja, lodhja kronike dhe dhimbjet e kokës ia shterojnë energjitë dhe ulin aftësitë e tij për punë. Shokët e punës, ose të zyrës venë re se diçka nuk është në rregull.
Ai përpiqet ta kundërshtojë këtë opinion. Gjendja e tij shpirtërore e detyron t’i ofendojë shokët. Kolegët dhe miqtë fillojnë të shqetësohen. A do të jetë i zoti t’ua dalë mbanë punëve? pyesin ata. Kundërshtarët, i shfrytëzojnë këto sjelljeje, si armë kundër tij.
Ai e ndjen se jeta e tij ka marrë tatëpjetën. Ka humbur sigurinë dhe është i shqetësuar. Ai është në ankth nga kalimi i moshës. Sa më shumë moshohet, aq më shumë ankthi frenon prodhimin e hormonit mashkullor, që atij i duhet aq shumë për të përforcuar besimin. Jeta e tij seksuale po shkatërrohet, sepse ajo varet shumë nga niveli i testosteronit në gjak.
Le të përpiqemi t’u përgjigjemi dy pyetjeve:
a-Sa përqind e burrave, ndjejnë prishjen e ekuilibrit fizik, emocional dhe seksual prej andropauzës?
b-Cila është mosha e tmerrit?
Studimet më të reja tregojnë, se mbi 15 përqind e burrave vuajnë rënien e menjëhershme dhe të shpejtë të testosteronit, e cila shoqërohet me simptomat shkatërruese të klimakterikut. Në 85 përqind të burrave, ndryshimi hormonal është i ngadalshëm, ndonëse, me variacione të mëdha. Ka burra që e ndjejnë andropauzëën shumë fort, ndërsa disa të tjerë nuk e ndjejnë fare. Disa të tjerë, kanë lëkundje jo të mëdha në nivelin e hormoneve dhe lëkundjet e gjendjes shpirtërore të tyre janë më uniforme. Këto ndryshime nuk ndjehen shumë dhe simptomat, gradualisht, zhduken pa mjekim.
Ndryshe nga menopauza e grave, klimaksi i burrave është i papërcaktuar, i papritur dhe fare pak i njohur.
Mosha mesatare kur fillon andropauza është 53-54 vjeç. Rëndësi ka dekada e katërt. Tre të katërtat e të gjitha rasteve fillojnë në 41 deri 50 vjeç dhe në disa raste të rralla rreth të gjashtëdhjetave.
Simptomat e klimakterikut shfaqen në grupe. Burri nuk ngrihet një mëngjes të bukur dhe, menjëherë, ndjehet i sëmurë, siç ndodh me gripin. Një ose dy simptoma mund te shfaqen për disa ditë. Ato pasohen nga shumë shenja të tjera. Më vonë të gjitha kalojnë dhe ai ndjehet mirë. Pas disa javëve, ose muajve, fillon një valë tjetër e shfaqjes së shenjave. Në të gjithë këtë konfuzion, burrit, i shkon mendja se vuan nga disa sëmundje, që nuk lidhen me njëra-tjetrën.

Simptomat
Për ta përmbledhur, do të rendis ankesat më të shpeshta që ka një burrë në andropauzë:
-Lodhje, këputje dhe dhimbje të lehta në mëngjes.
-Nervozizmi, irritabiliteti, momentet depresive, shpërthime në të qara, pagjumësia, prishje e kujtesës, shqetësim dhe shkatërrim i përgjithshëm. Të gjitha këto janë shenjat nervore të klimaksit mashkullor.
-Bije aftësia seksuale.
Burri humbet vetë-besimit se mund të performojë mirë seksualisht. Ai përpiqet t’i bëjë bisht marrëdhënies seksuale me gruan. Ai kërkon të gjejë sebepe që të mos shkojnë në shtrat me gruan. Shumë herë fajin për paaftësinë e tij seksuale ia ngarkon gruas, që gjasme nuk është tërheqëse dhe nuk e josh për seks. (Një burrë në klimaks, që nuk e arriti dot ereksionin, u largua nga aktiviteti seksual, me pretekstin se nuk i pëlqeu që gruaja atë ditë kishte hequr qimet).
اdo burrë në klimaks, sajon, shpesh, sebepe të tilla. Burri mendon se një partnere me moshë të re do ta ndihmojnë të ndjehet burrë, ndaj dhe përpiqet ta gjejë atë.
-Si pasojë e pleksjes së gjithë këtyre faktorëve, në shtëpi dhe në punë, shpesh, krijohen situata të papëlqyera.
-Burri mund të ketë shumë shenja që lidhen me prishjen e qarkullimit të gjakut: Ai ka momente që i merren mentë, ka afshe të nxehta, të ftohta, djersitje, dhimbje koke, mpirje dhe miza në anësitë, duar dhe këmbët i ka të ftohta, pulsi shpeshtohet dhe ai ndjen goditje të shpeshta në zëmër. Këto të fundit, e trembin atë tmerrësisht. Ai mendon se ka pësuar goditje në zemër.

Simptomi më shqetësues është “prishja e stabilitetit psikologjik”
Burri në klimaks dhe i pa diagnostikuar, sillet në mënyrë të tmerrshme. Episodet e temperamentit të keq, që janë një shenjë e zakonshme tek klimakteriku, hapin mjaft probleme për të, në punë dhe me shokët e tij. Në rastet më ekstreme, ato e çojnë në zënie e rrahje, deri në vdekje.
Këto episode të temperamentit të keq, u ndodhin po një soj edhe klimakterikëve me edukim të lartë dhe ambiciozë, pavarësisht, se kanë qenë shumë të suksesshëm në jetë (kujtoni parlamentin, ku shumica e deputetëve janë dhe sillen si klimakterikë). Burri në andropauzë mbrohet me panik ndaj kërcënimeve që synojnë të ulin prestigjin e tij, madje, edhe kur ato nuk ekzistojnë në të vërtetë.
Një bos, që fillon të shfaqë simptomat emocionale të klimakterikut, bëhet një tmerr për punonjësit e tij. Ai bëhet një personalitet shpërthyes, gjithmonë i gabuar, i padrejtë, njeriu më i urryer në institucion, ose kompani.
Ai nxitohet kur merr vendime të rëndësishme, që lidhen me fatin e vendit ose të biznesit privat. Vendimet që ai merr, janë në vartësi të gjendjes së tij shpirtërore( optimiste, ose pesimiste).
Ky shkatërrim i karakterit, që ndodh tek një burrë që më parë ka qenë krejt normal, është e papëlqyeshme edhe për atë vetë.
Ata këto sjellje ua faturojnë grave, marrëdhënieve plot telashe, ose situatave shumë të këqija të gatuara nga gratë e tyre, që janë, po ashtu, në menopauzë.
Por e vërteta nuk është kjo. Pakënaqësitë seksuale e të zakonshme të grave në menopauzë, mbingarkohen edhe më shumë nga problemet e burrave të tyre në andropauzë. Por, këto probleme të burrave, fatkeqësisht, njihen pak.

Si ndihmohen burrat në andropauzë?
Kërkesa për “një ilaç” që të rikthejë rininë seksuale, është aq e vjetër sa dhe Bibla. Burrat që e kanë pasur mundësinë, në kohët e lashta i kanë përpirë topet e majmunëve.
Ata mendonin se duke ngrënë testikujt e kafshëve, do të ngrinin fuqinë e tyre seksuale, por më kot. Këto gjëndra, nuk kishin efekt fizik tek ata. Edhe kur e merrnin hormonin mashkullor si testosteron të pastërt, rezultatet nuk ishin të mira.
Me sa duket, faktori psikologjik është më me rëndësi se ai fizik. Për disa burra, mjekimi me testosteron, për një sërë arsyesh, jep përmirësim fizik dhe psikologjik. Sapo rivendoset aftësia seksuale e suksesshme dhe sapo burri bindet për burrërinë e tij, mjekimi nuk ka më nevojë të vazhdojë.
Ka një diskutim shkencor lidhur me zëvendësimin me testosteron. Sasia e testosteronit që u jepet burrave të moshuar, mendohet se shpejton rritjes e qelizave kanceroze. Kjo bëhet më shqetësuese, kur dimë se një e katërta e të gjithë burrave mbi 40 vjeç, kanë kancer të pa diagnostikuar të prostatës.
Ai është i fjetur dhe gjendet rastësisht në biopsi. Sot, përqindja e rasteve të diagnostikimit të kancerit të prostatës është rritur shumë, në sajë të metodave të reja dhe efektive të diagnostikimit. ثshtë e domosdoshme, që çdo burrë që do të fillojë mjekimin me testosteron, të kryejë një ekzaminim të kujdesshëm fizik dhe kimik.
Kur konstatohet kanceri fillestar i prostatës, ky duhet të mjekohet përpara, se të fillojë mjekimin hormonal të andropauzës.Sot, ka barna shumë të mira që e rigjallërojnë jetën seksuale të burrave. Burrit në klimaks po t’i kthehen dëshira për seks dhe ereksionet e penisit, atij i kthehet vitaliteti dhe burrëria, pra shenjat e andropauzës minimizohen ndjeshëm. Ja pse
Viagra, Cialis dhe Levitra e të tjera preparate, janë barna të mrekullueshme që duhet t’i përdorin burrat në andropauzë, gjithnjë, të këshilluara prej mjekut.
Nuk është e lehtë t’i vësh gishtin çdo burri nevrik në moshë të mesme dhe të thuash “Aha, kjo është menopauza mashkullore!”.
Me aq sa dimë sot, vetëm 15 përqind e burrave janë kandidatë për ndryshimin zhurmëmadh, që lidhet me uljen e nivelit të hormonit testosteron.
Jemi me fat, që sot dimë më shumë dhe nesër do të dimë edhe më shumë, për misteret e burrave në andropauzë.

Dr. Adem Harxhi
New York Korrik 14, 2011
Kur gazeta “The New York Times” dikur pyeti: “A ka menopauzë te burrave? Letrat vërshuan nga gratë e moshës së mesme. Ja si shkruante në këtë gazetë, një grua :
“Fatkeqësisht doktorët, psikiatrit, burrat në përgjithësi, e kanë lënë andropauzën nën qylym, atje ku vetë burrat e kanë fshehur. Ata terrorizohen kur duhet të tregojnë për gjendjen që lidhet me sjelljet e tyre jashtë kontrollit. Këto sjellje, ata, lehtësisht dhe pa mëshirë ua faturojnë grave. Ata nuk flasim për këtë, as midis tyre”.

Termi: Andropauzë
Termi Andropause ësthë ndërtuar nga dy fjalë greke, - andro që do të thotë “mashkull” dhe
pauses që do të thotë “ndal”. Po të nisesh nga kuptimi origjinal, ne mund ta përkufizojmë andropauzën si një rrethanë në të cilën fillon rënia e “burrërisë”. Qëkur u përdor për herë të parë në literaturën mjekësore, ajo ësthë quajtur ndryshe edhe si “menopauza mashkullore”. Gjithsesi ky term nuk është dhe aq i saktë dhe vetëm shton mjegullën mbi ekzistencën e saj dhe mbi përdorimin e barnave për trajtimin e reduktimin e simptomave të saj.

Jetë të gjatë djalit, o gjysh!
Babai më i vjetër në botë është indiani Nanu Ram Jogi, i cili në moshën e thyer 91 vjeçare theu dhe një rekord, duke u bërë babai më i vjetër në botë. Në vitin 2007, Ram Jogi u bë babai (me provë) i një bebeje, që ishte fëmija i tij i 21-të. Babai 91 vjeçar u shpreh para disa muajsh për mediat britanike që akoma nuk e kishte mbyllur me riprodhimin dhe se kishte në plan edhe ti martonte vetë fëmijët e tij.
Nanu Ram Jogi, fshatar në krahinën indiane të Raxhasthanit, e kishte të vështirë të mbante mend të tërë fëmijët e tij ët lindur me 4 gratë e veta, por me përafërsi kujtonte se kishte 12 djem, 9 vajza dhe nja 2 duzina me nipër.

Sa janë burrat në menopauzë
Sipas të dhënave rreth 30% e burrave e përjetojnë andropauzën kur janë në të 50-at, edhe pse shumica e tyre nuk e dinë ose nuk duan ta dinë që po kalojnë atë fazë. Mbi 5 milionë amerikanë nuk prodhojnë testosteronin e mjaftueshëm , çka ai çon ata në andropauzë të parakohëshme. Në Australi, 1 në 200 burra nën moshën 60 vjeç dhe 1 për çdo 10 burra mbi 60 vjeç raportojnë të kenë nivele të ulëta testosteroni.

Kundërshtitë
Ka mjekë të cilët mendojnë që andropauza nuk është një koncept i vlefshëm, meqë burrat mund të riprodhohen dhe në moshë të thyer. Sistemi riprodhues i burrave, gjthiësesi nuk pushon së funksionuari totalisht, prandaj nuk manifestohen rënie të menjëhershme të nivelit hormonal, gjë që karakterizon gratë kur kalojnë në menopauzë. Në disa burra para të 60-ve ka një humbje të plotë të dëshirës, ereksionit dhe aftësisë për të pasur orgazmë.
Ka të tjerë mjekë që nuk duan ta trajtojnë si andriopauzë, por thjesht si rënie të nivelit të testosteronit. Kundërshtitë jkanë ende të gjalla në Europë dhe në Amerikë. Ndryshe nga “menopauza”, termi “andropauzë” nuk është akoma i njohur nga Organizata botërore e Shëndetësisë dhe klasifikimi i vet mjekësor ICD-10.
Burimi: Sekrete Bukurie
 
Pe: Misteret e burrit në andropauzë

Sa shum info paske ardh me ide te reja kam then une ti o vjen e svjen hic :D
 
Pe: Misteret e burrit në andropauzë

Kto jan gjera te verteta por ka dhe ndodh ndonjeher ndonje komplikacion dhe para kohe qe te ve ne
kete lloj gjendje por qe kalon prap vetvetiu...
 
Pe: Misteret e burrit në andropauzë

Kto jan gjera te verteta por ka dhe ndodh ndonjeher ndonje komplikacion dhe para kohe qe te ve ne
kete lloj gjendje por qe kalon prap vetvetiu...
Andropauza eshte e njejta gje si menopauza tek femrat...Njehere qe hyre ne ate rruge nuk kthehesh me ku ke qen...
Edhe pse tek meshkujt prodhimi i spermatozoideve mund te vazhdoj deri ne diten e fundit te jetes, kjo nuk do te thote qe kane te njejten cilesi dhe sasi si ato te nje burri te ri.... Pra cdo gje plaket, dhe me mosh duket dhe ne zonen gjenitale, nje i moshuar ska me te njejten deshire seksuale si nje ri ( pervec atyre pleqve perversa qe e kane mendjen e semure, dhe kjo nuk ndryshon me me kalimin e kohes.. Aq kohe sa zbret niveli i testosteronit, ulet dhe deshira por dhe performancat seksuale.
 
Pe: Andropauza

Perjetimi i andropauzes tek meshkujt eshte e njejta gje si perjetimi i menopauzes tek grate ,madje ndodh qe andropauza shoqerohet me depresion te rende aq sa mund te coj dhe ne vdekje .Ne nje emision qe kam degjuar mbi perjetimin e andropauzes me beri pershtypje imuniteti i meshkujve ne kete faze..imunitet shume i dobet ...bien shume moralisht dhe vuajne nga pleqeria e parakohshme.Kjo ka nje faze qe zgjat me nje hark kohor 10 vjet mos gaboj ....(50 -60 vjeç ) ...tipike eshte mungesa e vetbesimit dhe vetvlersimit ....nga kjo pastaj fillojne problemet apo shqetsimet e tjera qofte dhe organike pasi bie imuniteti i trupit .Lum kush e kalon me sukses kete faze ,madje thuhet qe meshkujt nese kalojne te 60'tat ...(faze ku mbyllet andropauza) ''kane hedhur lumin'' thuhet ketej nga Vl...me pak fjale e kane kaluar me sukses dhe jetgjatesia e tyre vazhdon .Po te vini re ,ka nje moshe te caktuar te meshkujt qe ka rritje te vdekshmerise se tyre ....zakonisht tek 55-60vjec....e gjitha lidhet me fazen e andropauzes .
 
Pe: Andropauza

Perjetimi i andropauzes tek meshkujt eshte e njejta gje si perjetimi i menopauzes tek grate ,madje ndodh qe andropauza shoqerohet me depresion te rende aq sa mund te coj dhe ne vdekje .Ne nje emision qe kam degjuar mbi perjetimin e andropauzes me beri pershtypje imuniteti i meshkujve ne kete faze..imunitet shume i dobet ...bien shume moralisht dhe vuajne nga pleqeria e parakohshme.Kjo ka nje faze qe zgjat me nje hark kohor 10 vjet mos gaboj ....(50 -60 vjeç ) ...tipike eshte mungesa e vetbesimit dhe vetvlersimit ....nga kjo pastaj fillojne problemet apo shqetsimet e tjera qofte dhe organike pasi bie imuniteti i trupit .Lum kush e kalon me sukses kete faze ,madje thuhet qe meshkujt nese kalojne te 60'tat ...(faze ku mbyllet andropauza) ''kane hedhur lumin'' thuhet ketej nga Vl...me pak fjale e kane kaluar me sukses dhe jetgjatesia e tyre vazhdon .Po te vini re ,ka nje moshe te caktuar te meshkujt qe ka rritje te vdekshmerise se tyre ....zakonisht tek 55-60vjec....e gjitha lidhet me fazen e andropauzes .
Andropauza, ( sic dhe menopauza) faktikisht eshte nje turbullim hormonal, i cili e trazon trupin nga te gjitha sistemet....
Mashkull, mbi 45 vjec jan 2 elementet kryesore qe jane faktore risku per semundjet e zemres dhe infraktin... ( pra nqs nje burre qe i ka kaluar 45, ben infrakt, e ka pasur dhe nga mosha dhe nga gjinia + problemet ne zemer).
Tek femra eshte me vone, nga 55, ( ne fakt ne fund te menopauzes, varet nga secilia femer se ka femra qe hyn ne menopauze qe ne 35, me rralle..por ndodh), sepse estrogjeni ka cilesi mbrojtese ndaj semundjeve te zemres. Hyn ne menopuaze, ulet sasia e estrogjenit fillojne dhe problemet tek femrat....
Prandaj aq kohe sa trupi nuk eshte me i ekuilibruar nga ana hormonale, fillon te bjeri dhe te shfaqen semundjet.
 

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 50.0%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 14.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 21.4%
  • Larg

    Votat: 2 14.3%
Back
Top