Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

ا'ndodhi më 28 qershor

Kur flitet për fushatën elektorale që sapo lamë pas, më kujtohet një njoftim i lexuar ato ditë nëpër postera: "...Partia X organizon një miting madhështor...eja dhe ti...." Tani çështja është që është vendosur, që mitingu do të jetë madhështor dhe pa prezencën time e të të gjithë atyre që e lexojnë lajmërimin në fjalë, sepse ftesa vjen pas përcaktimit: madhështor.

Dhe nëse vërtet mitingu është madhështor, përse duhem unë, se unë në fakt ftohem jo për gjë tjetër, por vetëm që mitingu të jetë madhështor!

Propaganda e shfrenuar e mazhorancës të kujtonte atë historinë e atij që e pyetën se sa yje ka në qiej? "Sa qime ka bishti gomarit",- u përgjigj ai. "Po nga e di ti?", e pyetën. "Po ja, numëroi yjet e pastaj qimet, e provoje po nuk dolën aq"!

Kështu u bombardua opinionin me shifra punësimi, rrogash, pensionesh, imazhe zdrukthëtarsh, grash të përlyera me buzëkuqe nga lumturia e madhe, duke e ditur se nuk ka burrë nëne që të numërojë yjet në qiellin e saj të sukseseve, për t'i ballafaquar si numër me qimet e bishtit të gomarit të dështimeve.

U përdorën këto metoda anestezike për t`iu mpirë çdo ind mendimi, refleksioni e inteligjence njerëzve; por me sa shihet nga rezultatet që po projektohen pas votimeve, efekti për mazhorancën ka qenë bumerang.
Shqiptarët nuk u bindën se Shqipëria ka ndryshuar.

Sepse nëse vërtet do kishte ndryshuar, kjo nuk do ishte, por frymë, aromë, jetë që do ndihej sapo dilje në rrugë; do dallohej te ecja e njerëzve, tek portreti i tyre, komunikimi; do dallohej nga fakti që nuk do vijonin të mallkonin dhe të lëshonin flama mbi vendin ku kanë lindur e jetojnë e mbi politikën që kanë në krye, duke qëndruar gjithnjë aty, të epistolarja fatalisht: "Që ky vend nuk bëhet"...edhe po të shtrohen rrugë, edhe po të rriten rroga e pensione...sepse, demokracia nuk është asfalt.

E për më tepër se kaq, bërja e këtij vendi konsiston, në radhë të parë, te aleanca dhe respekti i ndërsjellë që politika vendos me masën, te vlerësimi dhe të përgjegjësia që ka për fatin e jo vetëm një turme, por edhe ndaj një njeriu të vetëm anonim, kudo që jeton ai.

Ja, këtë ndryshim thelbësor nuk e bëri dot mazhoranca blu në katër vite; bëri tjetrën: vijoi të jetë përcjellëse adapte dhe besnike e një regjimi që ia shkatërroi psikikën njeriut me dhunën e iluzionit, se po jetonte i lumtur, ku në fakt nuk jetonte i tillë.

Përpos kësaj, në postkomunizëm, ky shkatërrim psikik vijoi dhe me katandisjen e popullit në dy kampe kundërshtare politikë, duke i armiqësuar ndërsjellazi patologjikisht sipas ndarjes të majtë e të djathtë, si dhe në hajdut pronash dhe viktima të pronës së vjedhur (të legalizuar dhe ish-pronarë), shtoi kësaj dhe një shkatërrim të sistemit të drejtësisë, duke prodhuar padrejtësi në çdo pore të shoqërisë.

Me sa duket, shqiptarët më 28 qershor nuk iu bindën modelit të spektaklit iluzor që të kujton atë iluzionistin me emrin Nadir vite më parë, që u tall paq me gjindjen e mbledhur në sheshin "Skënderbej", duke e mashtruar me një copë thesi në errësirë. E pra, ishte në dorë të asaj gjindjeje që thesin që ia la në dorë Nadiri, të mos ia vendoste në kokë politika më 28 qershor.

Ndaj, vota e 28 qershorit, nuk ishte votë për partitë, por votë që zgjodhi: mes imazhit dhe thelbit; mes virtuales dhe reales; mes iluzionit dhe faktikes; mes dehjes dhe ftillimit; mes përçmimit dhe talljes me turmat dhe respektit ndaj tyre e kështu me radhë.














Shekulli
 
na cate . ................ me gjithe keto artikuj qe eshte mbushur ketu. Sdime ke te lexojme dhe ke te besojme.

Kush fitoi njehere , se atje shume zhurme po asgje. Vend i mbaruar. As ca kuti nuk dine te numerojne. Ose dine, por i sorrollasin vete. Dhe duan te hyjne ne europe. As afrika si pranon se jane njerez xhungle. lol
 
Nqs te pengojne artikujte...mos humb kohe ti lexosh...ste detyron njeri te frekventosh faqen...
Per rezultatet e zgjedhjeve ke faqen direkte

Code:
http://www.eca.al/
 

Konkursi Letërsisë

  • Aeroporti i Zaventemit

    Votat: 6 54.5%
  • Të harrova, sepse të dua

    Votat: 5 45.5%
  • Vetëm …

    Votat: 4 36.4%

Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back