Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

ا’ndodh nëse bini brenda një vrimë të zezë në Univers?! Klonoheni

vrime-e-zeze.jpg

Kurioziteti se çfarë ndodh nëse bini në një nga vrimat e zeza në univers, duket se ka marrë përgjigje.

Në një artikull shekncor në BBC theksohet se nëse një njeri do të binte brenda një vrime të tillë ” të frikshme” ai thjesht do të klonohej.

“Ndoshta ju jeni duke u përpjekur për të gjetur një planet të ri të banueshëm për racën njerëzore, ose ndoshta ju jeni vetëm në një shëtitje të gjatë dhe ju thjesht rrëshqisni. Pavarësisht rrethanave, në një pikë të gjithë ne e gjejmë veten duke u përballur me pyetjen e vjetër: اfarë ndodh nëse ju bini brenda një vrime të zezë?

Ju mund të presin që të përplaseni, ose ndoshta të bëheni copë e çikë. Por realiteti është më i çuditshëm se kaq.
Nëse ju hyni brenda një vrimë të zezë, realiteti do të ndahet në dy pjesë. Në njërin, ju do të digjeni menjëherë dhe në tjetrin ju thjesht do të zhytetin në vrimë e zezë krejtësisht i palënduar.

Vrimat e zeza janë një vend ku ligjet e fizikës siç e njohim ne, thjesht nuk ekzistojnë më. Ajnshtajni na mësoi se graviteti deformon vet hapësirën ​, duke bërë që ajo të marrë një kurbë.

Por nëse ju shkoni thellë e më thellë brenda një vrime të zezë, hapësira ​​bëhet gjithnjë e më e harkuar deri në qendër, ku ajo bëhet pafundësisht e lakuar. Kjo është e veçanta. Hapësira ​​dhe koha pushojnë së qeni ide kuptimplota dhe ligjet e fizikës sic ne i njohim, ku të gjitha kërkojnë hapësirë ​​dhe kohë, thjesht nuk vlejnë më.

اfarë ndodh këtu, askush nuk e di. Një tjetër univers? Harresë? Pjesa e prapme e një rafti librash? Kjo është një mister.
Sigurisht, në qoftë se vrima e zezë ku dikush bie do të jetë e vogël atherë do të ketë probleme.

Forca e gravitetit do të jetë shumë më e fortë në këmbët tuaja sesa në kokën tuaj, duke iu bërë të shtriheni si fije spageti. Por fatmirësisht vrimat e zeza janë të mëdha, miliona herë më masive se Dielli ynë, ndaj forcat që mund t’ju bëjnë si “spagetit” janë të dobta mjaftueshme që mund të injorohen.

Pra, ligjet e fizikës kërkojnë që ju të jeni njëkohësisht brenda vrimës së zezë shëndosh e mirë dhe jashtë saj një grumbull hiri.

E fundit por jo përfundimtare, është se ka një ligj të tretë të fizikës i cili thotë se informacioni nuk mund të klonohet. Ju duhet të jeni në dy vende, por atje është e mundur të ndodhet vetëm një kopje e juaja”, shkruan BBC.

tema
 
Pe: ا’ndodh nëse bini brenda një vrimë të zezë në Univers?! Klonoheni

Shumeçka mundet të ekzistojë vetëm në imagjinatë,
e këta shkencëtarët duket se vetëm imagjinatën
përdorin.
 
Titulli: ا’ndodh nëse bini brenda një vrimë të zezë në Univers?! Klonoheni

Nuk e di ne ca jane bazuar, sdq, artikull fantazi ne shiqim te pare
 
Pe: Titulli: ا’ndodh nëse bini brenda një vrimë të zezë në Univers?! Klonoheni

Nuk e di ne ca jane bazuar, sdq, artikull fantazi ne shiqim te pare

Po sigurisht Lover, ata nuk e dijnë mirë as bërthamën e Tokës
se çfarë gjendje ka, Sstemin e Diellit jo se jo, e po dijnë për vrimën e zezë!

Por, shkencëtarët duhet të kenë një teori, se përndryshe nuk janë
shkencëtarë...., dëshirojnë ta fitojë parajën halall!
 
Titulli: ا’ndodh nëse bini brenda një vrimë të zezë në Univers?! Klonoheni

E kush mund te ndodhet ne 2 vende te ndryshme njekohesisht, o te kete perjetuar nje kohe te kaluar pervecse personazhet qe historia e njerzimit i njeh si HYJNOR...:-)
E pra kush udhton, qofte edhe ne hapsire e ka nje rruge. Vrimat e zeza mund te jene nje nga keta "autostradat"
 
Titulli: ا’ndodh nëse bini brenda një vrimë të zezë në Univers?! Klonoheni

dhe e 4.
qe vrimat e zeza nuk jane asgje tjeter pervec fantazi e shkencetareve sic ishte alkimija !
 
Titulli: ا’ndodh nëse bini brenda një vrimë të zezë në Univers?! Klonoheni

Po ku ti gjejme se.... bota do ishte me e bukur me njerez si mua ^__^
 
Titulli: ا’ndodh nëse bini brenda një vrimë të zezë në Univers?! Klonoheni

me tmerron ideja te klonohem dhe te jem ne sfide me veten lol
lufte brenda llojit
 
Titulli: ا’ndodh nëse bini brenda një vrimë të zezë në Univers?! Klonoheni

Shiko permbajten mire e keni, por titullin e keni gabim.
Nuk behen 2 kopje, por kjo tregon qe realiteti qe shikojme nuk eshte REAL dhe ky difekt duket te vrima e zeze.
 
Titulli: ا’ndodh nëse bini brenda një vrimë të zezë në Univers?! Klonoheni

Po ku ti gjejme se.... bota do ishte me e bukur me njerez si mua ^__^

Ain't that the truth !
 
Titulli: ا’ndodh nëse bini brenda një vrimë të zezë në Univers?! Klonoheni

Flitet qe fillimi i krijimit te universit nje nder teorit,jan vrimat e zeza te universit.
Eshte dicka magjike,jo shume e shpjegueshme per syrin e llogjiken njerzore.
Por duhet te jete dicka shume racionale dhe e kuptushme e prekshme,ama do kishim mjetet teknollogjin,dhe kohen e universit pa limite per ta vertetuar kete.
I adhuroj keto enigmat e universit,sepse me bejne te mendoje se sa qenie idiote e in-ekzistente jemi ne ketu ne toke.
 
Pikerisht Nevertiti. Ne na duket vetja te zgjuar sepse kemi zbulur valet e radios dhe celularit dhe flasim ne internet, por kur te zbulosh dimensione te tjera aty pastaj mund ti besh realitet te gjitha keto fantazite qe shef neper filma.
 
Titulli: ا’ndodh nëse bini brenda një vrimë të zezë në Univers?! Klonoheni

Gerti e di cmendoj,mendoj qe truri njerzore ka perberje te paster ne neuronet e tij nga ajo masa e vrimave te zeza.
Thjeshte kur ne na abortuan vrimat e zeza nga barku i tyre ,ram ne nje ambjent jo te pershtatshem per rehatin zhvillimin e ketyre neuroneve. Vetit dhe pershtatshmerin prefekte qe keto mund te disponojne ne trurin tone,nuk kan asnje kusht ne toke qe te zhvillohen shendetshem.
Ndaj ne qeniet nejrzore perdorim ose kemi funksionale nje % minimale te mases se trurit.
Por ama njeriu si qenie sigurishte qe eshte perberje yjesh..:))
 
Titulli: ا’ndodh nëse bini brenda një vrimë të zezë në Univers?! Klonoheni

Jam kurioze po kur bi ne pusete pervec se mbulohesh koke e kembe me fekale ...nai mundesi me u klonu a ka?
 
Titulli: ا’ndodh nëse bini brenda një vrimë të zezë në Univers?! Klonoheni

Jam kurioze po kur bi ne pusete pervec se mbulohesh koke e kembe me fekale ...nai mundesi me u klonu a ka?

Provo per te besuar!
 
Titulli: ا’ndodh nëse bini brenda një vrimë të zezë në Univers?! Klonoheni

Gerti e di cmendoj,mendoj qe truri njerzore ka perberje te paster ne neuronet e tij nga ajo masa e vrimave te zeza.
Thjeshte kur ne na abortuan vrimat e zeza nga barku i tyre ,ram ne nje ambjent jo te pershtatshem per rehatin zhvillimin e ketyre neuroneve. Vetit dhe pershtatshmerin prefekte qe keto mund te disponojne ne trurin tone,nuk kan asnje kusht ne toke qe te zhvillohen shendetshem.
Ndaj ne qeniet nejrzore perdorim ose kemi funksionale nje % minimale te mases se trurit.
Por ama njeriu si qenie sigurishte qe eshte perberje yjesh..:))

Ate punen e yjeve e ke 100% te sakte. Eshte fakt fizik. Ne jemi ne yje dhe yjet jane në ne. Yjet kane vdekur per ne dhe kane krujuar materiealet qe kane ndertuar trupin tone te brishte biologjik (karboni, oksigjeni, hekuri, hidrogjeni etj etj). Ket ja thash dhe nji personi te vecante ... por ajo nuk me besoi. Nejse.

Ndersa ajo pjesa tjeter e trurit eshte mit urban. Ne perdorim 100% te trurit dhe asnji me pak. Problemi eshte qe kemi shqisa te dobeta. Ka 100 menyra me degjuar zerin dhe 100 te tjera me pare fotonin e drites.
 
Titulli: ا’ndodh nëse bini brenda një vrimë të zezë në Univers?! Klonoheni

Provo per te besuar!

Pse mos kta shkenctaret e provun te vetja gje per te arrit ne kete konkluzion?
Kavie ka plot...
 
Titulli: ا’ndodh nëse bini brenda një vrimë të zezë në Univers?! Klonoheni

Sido qe te jete njera une do digjej, vetem se vetem do dilnim
 
Titulli: ا’ndodh nëse bini brenda një vrimë të zezë në Univers?! Klonoheni

Neve & Gerti me pelqyen postimet tuaja..:) ne vete jemi te perbere nga yjet dhe jemi univers ne dimensionin tone mikrokozmik, perballe Universit qe shtrihet ne dimensione makrokozmike.

Po ju sjelle video fantastike, se si leviz-udhton kjo grimce e vogel rere e sistemit tone Diellore ne Universin e pafund

[video=youtube;C4V-ooITrws]https://www.youtube.com/watch?v=C4V-ooITrws[/video]
 
Titulli: ا’ndodh nëse bini brenda një vrimë të zezë në Univers?! Klonoheni

Lauri kemi mundesi te zgjedhim kush yll mund te jemi?
Psh ai ylli im te galaksia/dimensioni tjeter eshte tu qesh me lot kur une qaj me lot...? Du me e gjet e me ja plas i grusht ballit kshu me te qeshme me lot!
 
Pe: Titulli: ا’ndodh nëse bini brenda një vrimë të zezë në Univers?! Klonoheni

Neve & Gerti me pelqyen postimet tuaja..:) ne vete jemi te perbere nga yjet dhe jemi univers ne dimensionin tone mikrokozmik, perballe Universit qe shtrihet ne dimensione makrokozmike.

Po ju sjelle video fantastike, se si leviz-udhton kjo grimce e vogel rere e sistemit tone Diellore ne Universin e pafund

[video=youtube;C4V-ooITrws]https://www.youtube.com/watch?v=C4V-ooITrws[/video]

Ndoshta interesante për dikend që nuk e ka dijtur, por për temën shumë
irelevante.

Kjo që ti ke sjellur vlen për të gjitha trupatnë Univers,
që lëvizin sipas sistemit planetar.

Edhe çka me ra në sy, shumica perdorin jemi yje,yjet janë ne, jemi aso, jemi keso!
Dhe është e tëra! Lëvizim poshte-lartë, djathtas-majtas, por nuk dalim dot
nga dhoma!
Kurse ne në fakt, nuk e dijmë as fillimin e as fundin.

Një tjetër info per disa që kurr nuk kanë hyrë në kuzhinë:
-temeratura prej 220-250 gradë mjafton për ta fërguar peshkun,
por vëtëm mos prit të të klonohet!
 
Titulli: ا’ndodh nëse bini brenda një vrimë të zezë në Univers?! Klonoheni

Lauri kemi mundesi te zgjedhim kush yll mund te jemi?

Me formimin e yjeve fillon edhe procesi i jetes, dhe perberja jone eshte pluhur yjesh. Per kete thuhet qe ne njemi te perbere nga yjet
Per secilin atom te cdo elementi prezent ne trupin tone, me perjashtim te hidrogjenit, eshte frut i yjeve i shperndare mbare universit gjate eksplozioneve stelare ne pikesnisjen. Duke riflektuar mbi raportin mes tokes e universin, pluhuri i yjeve ilustron se si struktura e universit ka prodhuar kondicionet ideale per lindjen e jetes.

Dhe ky pluhur kozmik eshte akoma ne udhtim sic duket edhe ne vodeo siper..:)
Shiko fotografinë 1845419

@Ricky, as une nuk e ndaj mendimin e nje klonimi. Cdo materje qe do kalonte ne nje vrime te zeze do shkatrrohej para se te dale ne krahun tjeter. Enigma mbetet tek shpirti e njeriut pasi nuk eshte materje, mbase ketu e ka fjalen ketu ky studimi. Por kjo eshte qeshtje fetare besoj me shume se shkencore, pasi cdo religjon i riferohet besimtarve te kujdesen per shpirtin per nje bote tjeter, dhe jo trupin fizik....:)

Shiko fotografinë 1845420
 
Redaktimi i fundit:
Pe: Titulli: ا’ndodh nëse bini brenda një vrimë të zezë në Univers?! Klonoheni

Me formimin e yjeve fillon edhe procesi i jetes, dhe perberja jone eshte pluhur yjesh. Per kete thuhet qe ne njemi te perbere nga yjet
Per secilin atom te cdo elementi prezent ne trupin tone, me perjashtim te hidrogjenit, eshte frut i yjeve i shperndare mbare universit gjate eksplozioneve stelare ne pikesnisjen. Duke riflektuar mbi raportin mes tokes e universin, pluhuri i yjeve ilustron se si struktura e universit ka prodhuar kondicionet ideale per lindjen e jetes.

Dhe ky pluhur kozmik eshte akoma ne udhtim sic duket edhe ne vodeo siper..:)
Shiko fotografinë 1845425

@Ricky, as une nuk e ndaj mendimin e nje klonimi. Cdo materje qe do kalonte ne nje vrime te zeze do shkatrrohej para se te dale ne krahun tjeter. Enigma [/SIZE]mbetet tek shpirti e njeriut pasi nuk eshte materje, mbase ketu e ka fjalen ketu ky studimi. Por kjo eshte qeshtje fetare besoj me shume se shkencore, pasi cdo religjon i riferohet besimtarve te kujdesen per shpirtin per nje bote tjeter, dhe jo trupin fizik....:)

Shiko fotografinë 1845426

Nejse, mbase e keni kaluar temën.....

Tani që të jemi pluhur yjesh, teoritikisht do të duhej që të gjitha yjet
njëherë që nga fillimi i Universit, të kenë ekploduar njëherë, dhe yjet që shohim
janë të stadiumit të dytë apo të tretë....apo më shumë?
Tani shtrohet pyetja për sa krijohet një yll?
Dhe se sa është mesatarisht jetëgjatësia e saj?

Tani nëse bëjmë një llogaritje: galaksia jonë thuhet se është diku
13.6 miliardë vite e vjetër, Dielli diku 4,5 miliardë....!

Sa i përket klonimit, unë atë as të objekteve të vdekura se besoj
se lere më të gjalla.
 
Redaktimi i fundit:
Titulli: ا’ndodh nëse bini brenda një vrimë të zezë në Univers?! Klonoheni

Edhe dicka tjeter qe ka te beje me argumentin e perberjes sone te ngjashme me universit. Matematika fraktale. Qe do thote ngjameria e nje strukture gjeometrike qe riperseritet ne shkalla te ndryshme ne infinit.

Trupi yne permban 96'000 km damar gjaku. Po te shtrijme per se gjati DNA-ne e nje njeriu, do te kalonte Plutonin 6.4 miliard km..:)

Numi i Arte 1,618. Numri qe Zoti perdori per krijimin e botes?!

http://www.forumivirtual.net/enigma-dhe-mistere-227/lulja-e-jets-52262/

Redaktimi i fundit:
Titulli: ا’ndodh nëse bini brenda një vrimë të zezë në Univers?! Klonoheni

Lauri po shpirti cfare eshte?
 
Titulli: ا’ndodh nëse bini brenda një vrimë të zezë në Univers?! Klonoheni

Lauri po shpirti cfare eshte?

Pyetje shume e veshtire per mua. Nuk e shoh e nuk e kap dot, mund vetem ta imagjinoj..:)
 
Konkursi Letërsisë

  • Aeroporti i Zaventemit

    Votat: 6 54.5%
  • Të harrova, sepse të dua

    Votat: 5 45.5%
  • Vetëm …

    Votat: 4 36.4%

Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back