Ançeloti: Dua Italinë ose Bregun e Fildishtë

Gjarperesha

Anëtar i Respektuar
Ançeloti: Dua Italinë ose Bregun e Fildishtë

Trajneri i Milanit, Karlo Ançeloti, ka zbardhur ambicien e tij që të bëhet përzgjedhës. Dëshira e Ançelotit është që një ditë të drejtojë kombëtaren e Italisë ose atë të Bregut të Fildishtë. Ançeloti ka tetë vjet që drejton skuadrën e Milanit, andaj nuk janë befasues zërat që e shohin atë larg klubit kuqezi në një të ardhme të afërt. Emri i tij është ndërlidhur me Romën dhe Mançester Sitin, por nëse merren parasysh fjalët e vetë trajnerit, atëherë duhet se ai do të jetë këmbëngulës që karrierën si trajner ta vazhdojë në krye të ndonjë kombëtareje. “Dëshiroj që një ditë të marrë drejtimin e kombëtares italiane. Ndoshta për faktin se në karrierën time kam pasur një rrugë specifike, duke drejtuar Juventusin dhe Milanin, prandaj është vështirë të marrë drejtimin e ndonjë skuadre tjetër”, ka pohuar Ançeloti. Në rast se nuk do të arrijë të sigurojë postin e përzgjedhësit te kombëtarja italiane, Ançeloti ka edhe planin B, që është Bregu i Fildishtë. “Kam biseduar me drejtuesit e federatës së Bregut të Fildishtë. Në Afrikë ekziston një numër i madh i futbollistëve të talentuar, prandaj do të ishte një gjë tërheqëse të drejtoja Bregun e Fildishtë”, ka përfunduar Ançeloti.
 
Titulli: Ançeloti: Dua Italinë ose Bregun e Fildishtë

Bravo Ançeloti bravo, mir bon se me MILAN i ke fituar te gjitha, dhe un te isha ne vendin e Ançelotit ate do boja, po prap kam simpati per Ançelotin esht i modh :) e du tek MILAN !
 
Titulli: Ançeloti: Dua Italinë ose Bregun e Fildishtë

ma mir me marr kombtaren e Shqiperis :p veq mos lyp shum lek :p
 
Titulli: Ançeloti: Dua Italinë ose Bregun e Fildishtë

sa gjona dua un mor mister....vetem ti doke kshu!hik mor ka te dush se vazhdon futbolli te luhet dhe pa ty....:ciaoo:
 
Titulli: Ançeloti: Dua Italinë ose Bregun e Fildishtë

u lodhem prej qetyne temave./....

Connect jaro a po ma shet faqen tkallzoj qa ju boj une qetyne temave nese po gjuma nje PM
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 7 50.0%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 3 21.4%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 4 28.6%
Back
Top