Analize nga Blendi Kajsiu...Kryeministri injorant ose i pa ditur

MasteR

I'm offline
Kryeministri ynë i paditur (titulli i origjinalit)

“Nuk dua të besoj se kalimi i ligjit të plehrave nga Kryeministri Rama është produkt i kapjes së tij nga mafia e plehrave. Nuk dua të besoj gjithashtu që Rama është një mashtrues ordiner, që e përdori ligjin e plehrave thjesht për të ardhur në pushtet. Ndaj i vetmi justifikim që më mbetet për të kuptuar Kryeministrin tonë është injoranca, ose e thënë shqip, padituria. Me sa duket, Rama nuk dinte se ç’po bënte kur iu kundërvu ligjit të plehrave në opozitë dhe tashmë që erdhi në pushtet, e kuptoi gabimin që kishte bërë nga padituria. Nuk është hera e parë që Rama tregon padituri, ose e thënë ndryshe, injorancë.

Fillimisht iu sul hajduti Ilir Meta. Madje nxorri edhe njerëz në shesh që u vranë duke protestuar kundër korrupsionit metist. Më pas e kuptoi që e kish sulmuar Metën kot dhe bëri aleancë me të për të ripjellur Shqipërinë pa korrupsion. Dhe nuk është se Rama mashtroi shqiptarët. Thjesht ai nuk e dinte se Meta ishte i ndershëm. Pra kish qenë i paditur, ose injorant.

Më pas Kryeministri Rama e mbushi Kuvendin me kriminelë, drogaxhi, tutorë dhe gjithfarë të fortësh që i njihte e gjithë Shqipëria. Kur këtyre iu dolën të palarat në shesh, Rama na tha se nuk dinte gjë, sepse ata certifikatat e pafajësisë i kishin të rregullta. Me fjalë të tjera, Rama na tha se i kishte zgjedhur kandidatët e tij për deputet në padijeni ose injorancë të plotë.

Tani Kryeministri Rama na thotë se ligji i plehrave do na sjellë zhvillim dhe pastërti, duke injoruar argumenat e shoqërisë civile dhe të Aleancës Kundër Importit të Plehrave (AKIP), se në një shtet me institucione të dobëta dhe krim të organizuar ndërkombëtar, ligji i plehrave është një bombë me sahat. Në kushtet aktuale ky ligj krijon mundësinë e bizneseve të pista dhe fitimprurëse që nën moton e riciklimit të sjellin mbetje të rrezikshme në territorin tonë.

Aq më tepër sot, kur krimi i organizuar dhe droga në Shqipëri po lulëzojnë. Fatkeqësisht Kryeministri Rama nuk është në dijeni të këtij fakti. Ai mendon se krimi i organizuar dhe trafiku i drogës është në rënie dhe se aleanca e tij me Metën ka reduktuar ndjeshëm korrupsionin. Përndryshe nuk ka sit ë shpjegohet përse beson se shteti shqiptar është në gjendje të kontrollojë importin e plehrave.

Një tjetër shembull që Rama nuk e ka idenë se çfarë po ndodh në Shqipëri. ثshtë thjesht injorant, ose i paditur, përndryshe na duhet të pranojmë që është mashtrues ose i kapur nga krimi. Problemi është se nëse pranojmë që kemi një kryeministër injorant, se nuk kemi zgjidhje tjetër, atëherë si mund t’i besojmë se ligji i plehrave do na sjellë gjithë ato të mira që na thotë Rama? Nga e di Kryeministri ynë kaq i paditur se çfarë efektesh do të ketë ligji i plehrave? Aq më tepër kur ai nuk di se çfarë po ndodh në Shqipëri. ثshtë i vetmi person që mendon se Meta nuk është hajdut dhe se në Shqipëri ka rënë korrupsioni e krimi. Se po të mendonte ndryshe, as nuk do qeveriste me Metën dhe as nuk do miratonte ligjin e plehrave. /Panorama
 
Titulli: Analize nga Blendi Kajsiu...Kryeministri injorant ose i pa ditur

po mendoj te flas apo ta qep....me mire po e qep :p
 
Titulli: Analize nga Blendi Kajsiu...Kryeministri injorant ose i pa ditur

Dukesh me bukur kur nuk flet lol.
 
Titulli: Analize nga Blendi Kajsiu...Kryeministri injorant ose i pa ditur

Mendova mos ishte blendi fevziu lol
 
Titulli: Analize nga Blendi Kajsiu...Kryeministri injorant ose i pa ditur

Situata alarmuese ne te cilen gjendet ky popull dhe kategorizimi i saj ne emra konkret dhe te perveqem them se ka filluar te behet ne dicka te demoduar dhe na ka sjelle ne situaten kur ne as te ankuarit nuk e kemi te artikuluar. Pra, andej e ketej kufirit po na pleqerohen femijet me tre - kater emra qe na sillen kembesh dhe ne nuk arrijme ti largojme as nga vetvetja jone.

Nje situate e tille, tashme e shenderruar ne fenomen te pothuajse tre dekadave, me ka sjelle deri te mendimi se pamundesia jone per te ndryshuar gjendjen per femijet tane, shoqerine tone, nuk ka te beje me emra konkret apo te pervecem, por ka te beje me qyqarllekun i cili na eshte ulur kembekryq ne familjet tona.

Pra, per mua kriza familjare, aty brenda perbrenda familjes, qe ka pesuar kjo shoqeri eshte celesi i te gjithave. Pra kjo situate kur ne, ne familjet tona nen prezencen e femijeve tane, diskutojme per zotesine e tjetrit se si vodhi, per mua eshte e pa shprese dhe ne duhet te fillojme urgjentisht me sherimin e kesaj plasaritje qe ka pesuar familja dhe pastaj interferohet edhe ne shoqeri.
 
Titulli: Analize nga Blendi Kajsiu...Kryeministri injorant ose i pa ditur

Ky Kajsiu apo pjeshku mire e ka, por ka harru me thene gjene me kryesore per kryeministrin qe eshte skizofren i lindur.
 
Titulli: Analize nga Blendi Kajsiu...Kryeministri injorant ose i pa ditur

Thx...gjete nje menyre per te me komplimentuar eeee :p

Gjete nje menyre per ta mare si komplimet :p
 
Titulli: Analize nga Blendi Kajsiu...Kryeministri injorant ose i pa ditur

Po lol. po haha
 
Titulli: Analize nga Blendi Kajsiu...Kryeministri injorant ose i pa ditur

Master nai gjo per temen e kajsiut kishe...apo aq di ti i copy paste artikullit lol
 
Titulli: Analize nga Blendi Kajsiu...Kryeministri injorant ose i pa ditur

Opo ju doni Salen mer...o msu ky popull barbar me dru.
 
Back
Top