Analize :"Identiteti evropian i shqiptarëve" të Ismail Kadaresë

Nostra_22

Anëtar i Nderuar
Nga Gëzim MEKULIShkrimi i Rexhep Qoses "Identiteti kombëtar dhe vetëdija fetare" mund të vlerësohet si një krijim publicistik -që ka nxitur një ndër debatet me interesante në hapësirën publike shqiptare. Një ndër këto debate të njohura është ai Qosje - Kadare. Karakteristikë e veçantë e këtij debati është mënyra e ndryshme e të interpretuarit dhe të kuptuarit të identitetit të popullit shqiptar, nisur nga pikëpamja fetare, historike, filozofike dhe kulturore. Në shkrimin e lartpërmendur Qosja përshkruan shqiptarët si një popull që i përket tri feve dhe se mu ky fenomen e bën "më të pasur" dhe "më të përbërë" identitetin e tij kombëtar. Përkundrejt pohimeve të disa intelektualeve, se shqiptarët i takojnë vetëm qytetërimit perëndimor, Qosja në lidhje me këtë, shpreh një skepticizëm të madh. Si argument, ndër tjerash, ai përmend faktin se "shqiptarët nuk do të përjetonin ndarjen në katër shtete po do t'iu njihej e drejta e jetës në një shtet". Më tutje ai thekson se "Shqiptarët, në të vërtetë, u takojnë dy qytetërimeve: qytetërimit perëndimor dhe qytetërimit lindor". Dhe, është mu kjo tezë që nxiti një reagim tek Kadare, i cili shigjeton Qosen në sprovën e tij "Identiteti evropian i shqiptarëve", duke përfaqësuar mendimin se Populli shqiptar nuk ka "identitet gjysmak" por atë evropian. اfarë apelon kjo sprove? Cilat forma gjuhësore përdoren për të bindur një numër sa me të madh të lexuesve? Si ndërton autori publikun dhe çfarë botëkuptime ka ai? Përgjigjet në këto pyetje janë objekt i kësaj analize. Këto mund të gjenden me ndihmën e teorive nga fusha e shkencave të retorikës. Teoritë Analiza mbi "Identitetin evropian të shqiptarëve" do të përqendrohet në tri teori: Teorinë e grupimit të fjalëve (Keneth Burke). Ndërtimin e publikut (Maurice Charland dhe McGee). Pikëpamjen mbi botën dhe ndërtimin e publikut (Bitzer). Analiza e grupimit të fjalëve Kjo metodë për të parën herë është zhvilluar nga Kenneth Burke (1937). Sipas tij kjo metodë është një mjet ndihmës që mund të na e lehtësojë dekodimin e botëkuptimit të autorit. Ndërtimi i fjalisë dhe përdorimi i shprehjeve të zgjedhura nuk është i pafajshëm dhe i rastësishëm. Pra nëse ne ia dalim t'ia mbushim mendjen dikujt se pikëpamjet tona rreth një teme, çështje dhe rreth një problemi janë të drejta, kjo do të thotë se ne përmes ndihmës së gjuhës e kemi ndikuar, në një masë, botën e këtij personi. Kështu, del se e vërteta mbi botën nuk është objektive dhe e qëndrueshme, por kjo ndikohet dhe formësohet nga dikush. Burke thotë se është plotësisht e mundur, që duke klasifikuar dhe renditur grupin e fjalëve, të zbulosh dhe të gjesh "shprehjet kyçe" të një shkrimi, si dhe cila fjalë lidhet me cilën. Pra "gënjeshtra, në këtë mënyre, është e pamundur". Kështu për shembull nëse një njeri flet për nderin, por përdorë një gjuhë metaforike për shkatërrimin, atëherë tema e tij e vërtetë është shkatërrimi e jo nderi. Grupimet e njëjta të fjalëve, që një kritik i gjen në përdorimin e fjalëve të një autori, janë për të, zakonisht, të panjohura. As autori vet nuk është i vetëdijshëm për këtë ndër-marrëdhënie të grupimi të ngjashëm të fjalëve. Mirëpo shtrohet pyetja si ti gjejmë shprehjet kyçe të një shkrimi. Sipas Foss: Varësisht nga ajo se sa shpesh dhe me çfarë intensiteti përdoret një fjalë, bëhet edhe identifikimi i saj si shprehje kyçe. E rëndësisë se veçante është se cilat fjalë tjera sillen rreth këtyre fjalëve kryesore. Shprehjet që përzgjidhen në analizën e grupimit të fjalëve mund të ndahen në dy grupe: 1. "Shprehje të mira" dhe 2. "Shprehje të dreqit". Ndërtimi i publikut Shumë retorikas e konsiderojnë publikun si një produkt të krijuar nga shkrimi dhe fjalimi. Secili autor mendon, pak a shumë, në mënyrë të vetëdijshme në publikun dhe për publikun. Pra shkrimi kërkon të mbushë mendjen, të bindë. Publiku retorik, përbëhet kryesisht nga personat të cilët mund të ndikohen nga folësi apo autori. Kështu që siç thotë edhe McGee i tërë procesi i socializmit nuk është asgjë tjetër përpos ushtrime intensive e të vazhdueshme për të bindur tjetrin (McGee 1975: 242).. Diskursi i tyre politik nuk e bën përshkrimin e realitetit, përkundrazi, ky diskurs, sajon, me tepër, vetëm një mit politik. Si fantazmë politike dhe si një mit politik "popull i ri" me identitet të ri, do të ekziston aq gjatë sa do të ekziston edhe retorika, Por, nesër, nëse retorika mbi këtë "popull të ri" zbehet apo edhe zhduket, atëherë ky nuk do të jete asgjë tjetër përpos një grumbull individësh. Analiza e shkrimit "Identiteti evropian i shqiptarëve" Analiza e grupimit të fjalëve Në shkrimin e tij Identiteti evropian i shqiptarëve, duke përdorur efektet e gjuhës, Kadare komunikon jo vetëm me shqiptarët në Ballkan, por edhe me opinionin publik ndërkombëtar. Ndryshe nga Qosja, Kadare përfaqëson qëndrimin se mes tjerash "shqiptarët treguan qartë se ndiheshin evropianë" duke nënshkruar marrëveshjen me Evropën atlantike. Kadare mbështet në premisa historike, gjeografike dhe duke theksuar më shumë atë fetare. Ai pranon faktin se shqiptarët kanë tri fe, mirëpo shigjeton Qosen për ndarje të identitetit shqiptar, duke pohuar se kjo do të na shpinte drejtë dëbimit nga Evropa. Për këto arsye, Kadare është më pak tolerant me mendimin e Qoses, se "shqiptarët i takojnë qytetërimit islamik hiç më pak se qytetërimit të krishterë". Ajo, që kërkoj këtu është që përmes fjalëve kyçe, si kam cekur dhe me parë, të bëhet e zbuluar dhe e kuptueshme të kuptuarit e botës nga autori. Janë shtatë fjalë të cilat janë qendrore në këtë shkrim. Këto janë: "Evropa", "Evropian", "Shqiptarët","identiteti", "Populli", "Mysliman", "Krishterë", "Perëndim" dhe "Lindje". "Evropë" dhe "Evropian" Në këtë shkrim fjala "Evropë" është shprehje e shenjtë. Fjala "Evropë" përmendet 61 herë, përderisa fjala "joevropian" përmendet 2 herë. Që të dyja këto fjalë janë përzgjedhur si fjalë kyçe duke u bazuar në frekuencën dhe në intensitetin e tyre. "Evropa" paraqitet në shkrim si shprehje e Zotit (God term). Përpos këtyre dy fjalëve kyçe, fjala tjetër, që më së shumti është e dukshme për nga frekuenca, është ajo "evropian". Kjo fjalë përmendet 39 herë. Rreth fjalës "Evropian" përmenden shpesh, po ashtu, "katolicizmi", "racë e bardhe", "identiteti", shqiptarët", "qytetërim", "kontinenti nënë", "mit", "krishterimi", e që këto mund të quhen edhe fjalë të shenjta. Ndërkaq shprehjet e dreqit, që sillen rreth fjalës "evropian", mund të veçohen fjalët "luftë" dhe "myslimanizmi"."Evropa" ka dy dimensione morale. Atë ideologjike dhe mitike, e që është e mirë, dhe atë faktike, pra të sotmen, që është "e keqe".Grupimet e fjalëve që shpesh sillen rreth fjalës "Evropian" janë: "katolicizmi", "identiteti", "shqiptarët" dhe "myslimanizëm". Lidhjet me të forta gjinden në mes fjalëve "Evropa", "katolicizmi", identiteti" dhe "shqiptarët", ndërkaq fjala "myslimanizëm" zbehet dhe nuk i është e fort afruar fjalës "Evropë". Me ndihmën e grupimit të fjalëve në kuptojmë se "myslimanizmi" është fatkeqësia unike dhe e papërsëritshme, i cili edhe shënon fundin e madhështisë se popullit shqiptar. "Myslimanizmi" është antipodi i simbolit të identitetit shqiptar. Shumë nga fjalët në grupimin e parë të fjalëve janë mbiemra të cilat përshkruajnë pozitën e rëndë të shqiptarëve krijuar nga "myslimanizmi". Mbiemrat nuk janë neutrale, përkundrazi, Këto janë të forta dhe i japin fjalës intensitet në shkalle të lartë ngritjeje. Që në fillim të shkrimit, lexuesi hasë në përdorimin e figurës stilistike antibolën: "Shqipërisë se vogël me kontinentin e madh evropian". Kadare përdorë mbiemrat "i vogël" dhe "i madh". Këto mbiemra te lexuesi krijojnë ndjenjën e kompleksit të vlerave të vogla. Lexuesi ndjehet inferior dhe pa vlerë përballë një fuqie tjetër, të madhe e të pa diskutuar; si në pikëpamjen materiale e, po ashtu, edhe në atë shpirtërore. Kjo "Evropë e madhe" mund të kuptohet si një qendër për të gjitha fuqitë e jetës, ndjenjat, guximin, diturinë, moralin dhe përparimtaren. "Shqipëria e vogël" është tjetra, është e zbrazët. Fajtorin për këto të këqija, në mënyrë implicite, Kadare e gjen tek religjioni dhe te Lindja. Perëndimi, në këtë shkrim, është i stërmbushur me përmbajtje religjioze dhe ka një lloj figure religjioze. Evropa është simbol për arsyen, dëshirën dhe për gjykimin. Por çfarë është ajo pjesa "tjetër" e botës? Si trajtohen kulturat dhe popujt tjerë të botës? Si dhe në ç’mënyrë tolerohet dhe preket feja dhe tradita tjetër, do të hulumtohet në këtë punim shkencor. Kadare përdorë metaforën "shpend i verbër" dhe "re të zeza", ku bën asocim në politikën zyrtare të Shqipërisë në lidhje me anëtarësimin e saj në ligën islamike. Këtu metafora "shpend i verbër" dhe "re të zeza" përdorën në mënyrën ideologjike. Pasi që metafora është e hapur dhe shumë kuptimore, ne, si rrjedhojë, nuk mund të kemi kurrfarë kontrolli se, në ç'mënyrë kjo do të kuptohet dhe interpretohet nga lexuesit. Në shumë raste kjo fjali mund të kuptohet edhe kështu: Afrimi me ligën islamike = tragjedi. Largimi nga kjo ligë islamike = shpëtim. "Evropa" përmendet si "nënë". Për shembull Kadare thotë: "U duk sikur kontinenti mëmë, i penduar për harresën e gjatë, po kujtohej me në fund për popullin e braktisur" dhe "Humbja dhe ri-gjetja e kontinentit nënë, nuk të bënë me pak evropian se të tjerët". اfarë domethënie ka këtu fjala "nënë"? Po fjala "mëmë"? اfarë kuptojmë kur në shkrim hasim në shprehje të tilla? Fjala "Evropa nënë" është një sistem politik me një komb e kulturë. Kjo do të thotë se "Evropa" dhe "evropianët" janë territoret dhe kufijtë e kulturave tona, ndërkaq çdo gjë që është jashtë sajë, pra popuj, kultura dhe identitete, janë "jo evropiane", myslimane, të largëta, janë frikuese, janë antipodi i nënës, është njerka. Pra "Evropa nënë" ka konotacione territoriale. Tek fjalët "nënë" dhe "mëmë" përdorën shprehje emocionale. Në këtë mënyrë shprehja "nëna Evropë" fort thekson dimensione fetare dhe territoriale për luftën e Perandorisë Osmane të shekullit XIV në Ballkan. Shkrimi paraqet Kadarenë si mbrojtës të interesave territoriale evropiane dhe si mbrojtës historik i interesave shqiptare. Kadare shkruan: "Parazitë të shumtë do t’i ngjiteshin kësaj feje, sidomos në shekullin e njëzet, duke përfshirë edhe të fundit, atë me të rrezikshmin, terrorizmin". Evropa katolike dhe "evropianët" kanë një fuqi prej Zotit. "Katolicizmi" dhe "evropianët" kanë një lloj forme autoriteti politik dhe kulturor. "Evropianët" janë edhe punëtorë, paqësorë, jo dhunues e jo agresiv, ndërkaq, "joevropianët" dhe përkatësit e fes myslimane janë agresiv, dhunues, jo punëtorë, dembelë, të paorganizuar dhe ushqyes potencial të terrorizmit. Si rrjedhojë, shkrimi ndërton një popull me një bindje se janë të kërcënuar nga "identiteti joevropian". Në këtë mënyrë shkrimi krijon një lloj atmosfere lufte, ku shqiptarët duhen të qëndrojnë në gatishmëri për t'i sulmuar "te tjerët", para se "te tjerët" t’i sulmojnë këta; shkrimi rikthen mitologjinë e luftërave fetare ballkanike. Black thotë se ideologjitë "tentojnë të kenë ndikim vendimtar në karakterin psikologjik tek bashkë mendimtarët dhe ithtarët e vet" (Black 1999: 10). "Evropa katolike" është një vend mitik dhe, njëkohësisht, një mit politik. Të kesh një publik të përbashkët rreth një identiteti të fuqishëm, dhe që ky publik të beson në mitologji, është e një rëndësie të madhe, sepse mitet janë instrumente për të krijuar unitetin dhe identitetin kolektiv.
Sot
 
Edhe Kadareja si mua e mendon:)
 
Me ndihmën e grupimit të fjalëve në kuptojmë se "myslimanizmi" është fatkeqësia unike dhe e papërsëritshme, i cili edhe shënon fundin e madhështisë se popullit shqiptar. "Myslimanizmi" është antipodi i simbolit të identitetit shqiptar.

Ndoshta vetem kjo shprehje e Kadares ben qe ai te mbledhe prane vetes gjithe ata armiq, te njejtet armiq te Nene Terezes, te Skenderbeut etj etj
 
Ajo qe i shkruan i madhi kadare esht e verteta sado pak e hidhur per Qoserat.Myslimanizmi mbie ndesh me karakterin gjenetik instiktiv te shqiptarit.Shqiptaret ndoshta nuk mund ta perkufizojne sakte vetveten por ata kane nje tendence te jashtezakonshme per te qene te lire ne ate qe mendojne dhe ne ate qe duan te bejne.Myslimanizmi synon ne varferimin e metejshem te shumices dhe bindjes qorre ndaj nje pakice pasuroreqe qe sa vjen e zvogelohet.Ky varferim njerezor duket si ne ate shpirteror ashtu dhe ne drejtimin material.Ne jemi ne kerthiz te Europes dhe une mendoj se jemi nena dhe burimi i pare fillistar i gjithe ketij indetiteti.Kur nje anglez esht "hapy" esht sepse "ha" dhe "pi",kur nje italian esht "felice-i" esht sepse ka parasysh aktin seksual,nje shqiptar esht i "lumtur"sepse nenkupton ujin,lumin si nje siguri qe jeta te jete e siguruar me lementin baze te saj "ujin",po ashtu greku thote te njeten gje me "nero" ku uji esht ai qe "ne""ro-jm" ,kur anglezi thote "war" sepse lufta ne "var"te con etj.Ne gjuha nuk con vecse nga Europa bile jemi zemra e padukshme e saj.Ardhesit nga shkretetirat e urrejne diellin sepse ate e kane me shumice ate,kurse ne e duam ate dhe kemi ne qender te vemendjes dhe dashurise tone,te fjalorit tone.Ata u munduan te ngrejne folen ketu,por nuk e arriten pamvaresisht se qendruan 500 vjet..Ata nuk e arriten por dicka zbehen,dicka na humben,dicka na ngadalsuan dhe dembeluan.Nga drejtimi i tyre pervec shkaterimit te tokave dhe te emrit,asgje te mire me s'kemi.Kjo bote e huaj per ne tani duket vetem vizualisht ne majat e disa xhamive qe ngrihen drejt qiellit,dhe tinguj te huaj si gjuhesisht ashtu dhe muzikalisht prishin qetesine publike ne orare te caktuara.Ne s'kemi pas kurre nevoje per ta dhe nuk kemi.Ata e vendosen kete fe ketu me majen e shpates dhe ne qe e dime shume mire kete gje,paturpesisht e pranojme bile dhe e hymnizojme.Per te formnuar nje indetitet duhen mijera vjet ndoshta qindra dhe jo nji pike kohore.Qose esht nje person shume i dyshimt per mua.Ai me siguri te pavertetuar faktikisht por vetem me ato qe shkruan esht nga ata shqiptare qe bejne pjese ne grupin e atyre shqiptareve qe ka parasysh Faik Konitza.
 
Redaktimi i fundit:

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 4 26.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 13.3%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 6.7%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 3 20.0%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 13.3%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 0 0.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 3 20.0%
Back
Top