Analize e re per zbulimin e turbekulozit

Kresha

A pretty face can never trick me


Nje analize e re mjekesore mund te zbuloje tuberkulozin ne me pak se dy ore.

Eksperte te Shendetesise thone se kjo mund te ndryshoje rrenjesisht menyren e diagnostikimit dhe trajtimit te tuberkulozit, duke shpetuar njekohesisht jeten e miliona njerezve..

Analiza e deritanishme per diagnostikimin e Tuberkulozit mund te jete e ngadalshme. Pacienteve u merret spuma ose gelbaza, e cila dergohet ne laborator ku mbahet, perpunohet, vezhgohet deri sa te shfaqet mikrobi. Mjeket thone se nje analize e tille nuk eshte e besueshme, si dhe kerkon kohe e laborante te kualifikuar.

Dr Gary Simon kryeson departamentin e semundjeve infektive ne Universitetin George Washington. Ai thote se atij i duhen dite dhe jave per te perfunduar nje analize te tille e per te percaktuar diagnozen.

Tani, shkencetaret thone se kane zhvilluar nje pajisje per kryerjen e analizes, qe merr vetem 90 minuta per te dhene rezultatin dhe eshte me e sakte sesa menyra e deritanishme.

Dr. David Persing eshte nenpresident i kompanise Cepheid me baze ne Kaliforni qe prodhon kete pajisje. Ai thote se pajisja eshte e thjeshte dhe nuk kerkon nje laborant a teknik te posacem. Provat tregojne se analiza e re eshte 98 per qind i sakte.

Dr. Anthony Fauci i Institutit Kombetar te Shendetit thote se kjo menyre e re e shpejte diagnostikimi do te luaje nje rol te rendesishem ne diagnostikimin TBC-ne vendet ne zhvillim dhe ato te zhvilluara. Sipas menyres se re, pacienti mund ta marre pergjigjen e analizen pa u larguar nga klinika, dhe jo si deri tani kur personi pret ne shtepi me dite a jave, duke u bere edhe rrezik infektimi per njerezit per rreth.

Pajisja e re tani duhet te shperndahet ne zonat ku tuberkulozi eshte me i perhapur.Por kostoja e larte shihet si nje pengese per perdorimin e pajisjes ne vendet ne zhvillim. Pajisja e re per kryerjen e analizes se tuberkulozit mund te kushtoje deri ne 30.000 dollare. Por ekspertet thone se me kalimin e kohes, ky cmim pritet te bjere. Madje, kompania Cepheid, qe prodhon kete pajisje, thote se mund t’ua shese pajisjen zonave te varfra per me pak se 10 mije dollare.

Organizata Boterore e Shendetesise thote se nje e treta e njerezve ne mbare boten jane te infektuar me TBC dhe gati dy milione njerez vdesin nga tuberkulozi cdo vit. //keshilla
 
Back
Top