Analizat konfirmojnë, se stoqet e Tamifluve janë të skaduara

  • Hapësi i temës Hapësi i temës E3
  • Start date Start date

E3

Anëtar i Nderuar
V.I.P
Instituti i Shëndetit Publik do të përdorë dozat e tjera që do të mbërrijnë, priten 300 mijë të "reja"



Plot 3 mijë vaksina të cilat gjendeshin stok në magazinat e institucioneve shëndetësore mendohet se e kanë humbur efektshmërinë. Konfirmimin e japin analizat e disa kampionëve të kryer enkas për të vlerësuar vlefshmërinë e produkteve, të ruajtura në magazina për më shumë se dy vjet, që nga shfaqja e gripit të shpendëve, AH5N1. Dozat janë ruajtur për rreth dy vjet në magazina, ndërkohë që sipas direktivave dhe të dhënave të Organizatës Botërore të Shëndetësisë, në rast se këto analiza ruhen në kushtet e parashtruara nga prodhuesi atëherë ato mund të ruajnë efektin edhe pas një viti pas skadencës. Për të vërtetuar nëse këto vaksina, ishin të vlefshme apo jo, javën e kaluar u dha udhëzimi për futjen e tyre në analiza të specializuara, për të provuar efektshmërinë dhe nëse janë të vlefshme për përdorim apo jo. Përfundimi i rezultateve të disa kampionëve, ka bërë me dije specialistët e shëndetit publik, se ligjërisht pas skadencës së tyre, këto preparate kanë humbur një pjesë të madhe të efektivitetit. Në shkresën zyrtare askush nuk ka sqaruar konkretisht nëse mund të përdoren apo jo. ثshtë dhënë shpjegimi, se vaksinat ligjërisht kanë humbur vetinë, por konkretisht nuk është dhënë asnjë sugjerim për eliminimin e tyre apo gjetjen e vendit për përdorime të tjera alternative. Ndërkaq, vazhdojnë ekzaminime të kampionëve të tjerë të kësaj vaksine, që është ruajtur për një kohë të gjatë.

Vaksinat

Stoku i vaksinave që siguronte Shqipëria prej 3 mijë dozash, rezulton të jetë i padobishëm. Në këto kushte për përdorim do të jenë vaksinat e tjera që pritet të mbërrijnë. 3 mijë dozat u blenë dy vjet më parë, si pjesë e masave për ruajtjen nga pandemia e gripit të shpendëve, AH5N1. Sipas firmës prodhuese dhe Organizatës Botërore të Shëndetësisë, nëse këto vaksina janë ruajtur sipas standardeve dhe sipas kushteve të përshkruara atëherë ato janë efikase edhe 1 vit pas skadence. Katër persona janë prekur nga A/H1N1 dhe pesë të tjerë dyshohen se janë bartës të këtij virusi. Në Institutin e Shëndetit Publik u sqarua se të gjitha rastet po trajtohen në shtëpi dhe se deri më tani janë marrë mostra rreth 200 raste. "Janë trajtuar dy raste me Tamiflu, ndërkohë që kur ka prekje në formë të lehtë, nuk është e nevojshme të përdoret doza. Ne kemi 1400 doza për momentin dhe nuk ka përse të ketë panik. Kërkesa jonë është që të kemi një stok prej 30 mijë dozash", u shpreh Silva Bino, pranë Departamentit të Sëmundjeve Infektive. Sipas ISHP-së janë porositur 300 mijë vaksina me të cilat do të trajtohen të gjitha grupet që i përkasin një kategorie të veçantë. Instituti i Shëndetit Publik do të informojë në mënyrë periodike mbi rastet dhe masat që duhet të merren për t‘u mbrojtur nga ky virus.

Dëmi

Stoku i vaksinave Tamiflu të skaduara, i blerë nga shëndetësia shqiptare dy vjet më parë e ka faturën e dëmit mesatarisht nga 80-100 mijë euro. Një pako Tamiflu kushton rreth 27 euro, ndërkohë që dy vjet më parë vaksina ka pasur çmim edhe më të shtrenjtë. Vaksina Tamiflu ishte specifike për AH5N1, ose siç njihej ndryshe gripi i shpendëve. Ajo mbërriti asokohe në Shqipëri, si pjesë e blerjeve të shtetit, por më shumë u tregtua në mënyrë private. Me shfaqen e virusit AH5N1, shumë shtetas shqiptar e blenë vaksinën privatisht për të krijuar imunizim të organizmit.
*shqip*
 
Back
Top