Analiza - Realitet logjik!

Rënia e Sistemit - Nga Erl Kodra


Ju mund të lëkundni më shpejt mendjet e një mijë burrave vetëm duke iu drejtuar paragjykimeve të tyre, sesa të bindni një njeri me logjikë."
Robert Anson Heinlein, 7 korrik 1907 - 8 maj 1988, shkrimtar amerikan.

“Gabimi që bëni, dhe nuk e shihni, është në të menduarit se dikush mund të jetojë në një shoqëri të korruptuar pa u korruptuar vetë. Tek e fundit, çfarë arrini duke refuzuar të bëni para? Ju vetëm po përpiqeni të silleni si dikush që mund të qëndrojë jashtë sistemit ekonomik. Por kjo nuk është e mundur. Prandaj duhet ndryshuar sistemi, përndryshe nuk mund të ndryshoni asgjë. Askush nuk mund t'i rregullojë gjërat siç duhet duke luajtur vrimave dhe qosheve."
George Orwell

E fillova këtë shkrim me dy citate të dy shkrimtarëve të famshëm, që ngjajnë si të shkruara për ne shqiptarët. Në të vërtetë, kur shkruan tekste të tilla ekziston një rrezik që të përsërisësh në mënyrë lineare atë që është thënë shumë herë nga të tjerët, dhe kështu të biesh në një lloj rutine që nuk ka më asnjë efekt tek lexuesit. Prandaj është shumë e rëndësishme jo vetëm mënyra se si i parashtron faktet, por mbi të gjitha qëndron forca për t'i thënë gjërat pa mëdyshje, dhe me emrin e tyre të vërtetë.

Ajo çfarë ndodhi më 25 prill nuk është thjeshtë humbja e Partisë Demokratike, as fitorja e mandatit të tretë nga Edi Rama, por atë ditë u konsumua pa sukses edhe përpjekja e fundit për të bërë sistemin të funksionojë. Në të vërtetë unë kam patur dyshimet e mia, tashmë të konfirmuara, se në këto kushte opozita nuk ka asnjë mjet efektiv, ligjor ose politik që të mbrojë sistemin, prandaj përpjekjet e saj përmes mjeteve të zakonshme politike nuk do të mund të ndryshonin asgjë.
Kapja e shtetit nuk është një akt që ndodhë me tanke, as me vendime parlamenti, ose ndryshe me dekret presidencial. Në fakt kapja është një proces i gjatë dhe i ndërlikuar, që ndodhë përditë e nga pak, që kërkon vite e vite të tëra kalkulimesh komplekse, planesh të mirëmenduara dhe burime njerëzore të individëve të korruptuar. Vet shteti është një lloj mekanizmi i ndërlikuar ligjesh që refuzon kapjen, njëlloj organizmi me anti-trupa që e mbrojnë atë nga viruset. Prandaj procesi është i gjatë dhe i vështirë - por jo i pamundur - sidomos në kushtet e varfërisë ekstreme dhe të një shoqërie të kriminalizuar.

Në një shoqëri të tillë, ashtu siç thotë George Orwell, nuk është e vështirë të gjenden individë të gatshëm për t'u korruptuar, sepse askush nuk dëshiron të mos bëjë para, të jetojë në varfëri, ose ta përjashtojë veten nga sistemi ekonomik. Ne jemi një shoqëri e vogël dhe e varfër, ku gjithkush njeh çdokënd, që bubrrojmë për mbijetesë përmes ryshfetit, dhe të paaftë ose të pamësuar të kuptojmë të drejtat tona, përfshirë edhe të drejtat bazë. Në këtë kuptim ne jemi një shoqëri që ka legalizuar veset më të zeza të qenieve humane, por të aftë të mbijetojmë bash në këtë llum njerëzor, mes dhunës, krimit, korrupsionit dhe mafias.
Edi Rama ishte një individ plotë ambicie dhe ego personale për pasuri, pushtet dhe karrierë politike. Një artist mesatar por inteligjent, ai kishte shfaqur hapur këto ambicie që në vitet 1990, por rasti i erdhi vetëm në vitin 1998, kur braktisi jetën prej emigranti në Paris, për të marrë postin e Ministrit të Kulturës në qeverinë e Kryeministrit Fatos Nano. Vetëm dy vite më vonë ai zgjidhet Kryetar i Bashkisë Tiranë, post të cilin e mban deri në vitin 2011. Që prej asaj dite, Edi Rama filloi të kthehet në një qendër graviteti për të zhvillimet e mëvonshme politike, ekonomike dhe sociale të vendit. Ai ishte personi i duhur, në vendin dhe kohën e duhur, prej ku do të kishte zanafillën kapja e njërës prej shtyllave më të rëndësishme për një shoqëri - shtypin e lirë. Rastësisht apo jo, mediat më të rëndësishme në vend e kanë zanafillën në ato vite, ndërkohë që edhe sot ato vazhdojnë të jenë nën shërbim. I vetmi televizion i pakapur, u mbyllë prej tij - pavarësisht çmimit të lartë prej 140 milion eurosh që vendi duhet t'i paguaj biznesmenit Francesco Becchetti.

Liria jep rezultate, ashtu siç jep edhe kapja. Mercenarët e Ramës gjenden gjithandej, në çdo pikë të komunikimit publik, në institucione dhe shoqëri civile, në agjensitë e zbatimit të ligjit dhe gjykata. Sot as fija e barit nuk lëvizë jashtë vullnetit të tij, ndërsa vet shteti dhe Kushtetuta ngjajnë si shtojca të pavlera dhe telashe të mërzitshme, që thjeshtë injorohen pa teklif. Shteti ka pushuar së qeni shtet në kuptimin që i jep fjalori i Oxfordit - një vend i konsideruar si një bashkësi e organizuar politike e kontrolluar nga një qeveri - sepse shteti i Ramës nuk ka asnjë vijë që ndanë shtetin me mafian dhe krimin e organizuar. Tashmë shteti dhe mafia janë një.
Opozita e vendit prej disa vitesh endet në zgrip të legjitimitetit, e frustuar nga sulmet dhe padrejtësitë, por e paaftë të rebelohet kundër Shtetit Ramist. Përpjekja e fundit për të mposhtur Ramën përmes mjeteve legale brenda shtetit të kapur, dështuan me sukses. Kështu Edi Rama mund të fitojë sa herë të dojë, deri ditën që t’i mërzitet zyra me flutura. Arsyeja - sistemi ka rënë plotësisht. Në vendin tonë të dashur asgjë nuk levizë - as gjethet në pemë - pa izën e tij. Si një fitimtarë i pamëshirshëm, ai po shijon plaçkën e fituar, duke bërë plane për vitet 2030.

Asnjë shenjë se diçka mund të sjellë ndryshimin, nuk ka. Partia Demokratike është futur në një fazë interesante vet-fajësimi, duke e vuajtur deri në dhimbje humbjen e pamerituar, ndërsa kuleçët e Ramës brenda saj kanë filluar të lëvizin. Në një sinkron të çuditshëm, të gjithë kërkojnë demokratizimin e opozitës, ngjashëm me ujkun që akuzon qingjin e butë për rrëkenë e ujit të turbulluar. Dhe qingjat e shkretë bëjnë saktësisht atë që ujku u kërkon - blegërijnë plotë trishtim për fatin që i ka goditur padrejtësisht.

Pikëpyetja e stërmadhe harkon mbi horizont, ndërsa poshtë enden njerëzia - edhe ata të frustuar me Partinë Demokratike për pafuqinë e saj - plotë dyshime, të lëkundur nga paragjykimet e tyre, ashtu siç thotë Robert Heinlein në krye të këtij teksti. Sistemi nuk funksionon ndërsa shteti ramist sapo ka gjunjëzuar një shoqëri të tërë.
***
Gjendja është e rëndë. Sistemi sapo refuzoi fitoren e opozitës shqiptare, jo se ajo nuk ishte një alternativë e mirë, jo se ajo nuk kishte një program, jo se ajo nuk ishte e gatshme për të qeverisur vendin. Sistemi nuk funksionoi sepse ai është kompromentuar plotësisht, njësoj si një organizëm i kontaminuar me helm. Asnjë kurë nuk mund të shpëtojë sistemin - asgjë përveç operacionit radikal. Prandaj ky sistem duhet shembur, me çdo kusht, me çdo çmim.
Loja me fatet e vendit nuk është një shaka me "procese domokratike brenda opozitës". Vet opozita duket si viktima më e madhe, e paaftë të reagojë në kohën e duhur dhe energjikisht. Prandaj kjo çështje nuk është më vetëm punë e opozitës, por e vet qytetarëve të vendit.

Dikush duhet të hedhë hapin e parë. Të tjerë do të pasojnë - me siguri.
 
Arratisje nga Liria*

Psikologu dhe sociologu gjerman Erich Fromm, në librin e tij “Arratisje nga Liria”, shpjegon që njerëzit janë gati për të hequr dorë vullnetarisht nga liria e tyre dhe për “t’ia dorëzuar atë” një autoriteti, i cili i jep kuptim dhe garanci jetës së tyre.
Një regjim totalitar qëllimisht i bën të ndjehen të pavlerë dhe të parëndësishëm ndaj si pasojë, “individi i frikësuar”, shton Fromm “kërkon dikë ose diçka nëpërmjet të cilës t’i japë kuptim dhe siguri ekzistencës. Për të arritur qëllimin e tij, ai është i detyruar të heqë dorë nga liria e tij, vetja e tij.” Kjo është strategjia që përdor çdo regjim me prirje totalitare dhe kjo është ajo që po ndodh aktualisht në Shqipëri.

Pra, dëshpërimi, pafuqia dhe humbja e shpresës shkaktojnë tek individi mungesën e rezistencës dhe fuqisë për të përballur realitetin e shëmtuar. Sa më shumë përhapet varfëria, aq më të frikësuar dhe të shqetësuar janë njerëzit, aq më nevojë kanë për afërsinë me pushtetin. Ndaj janë gati të heqin dorë vullnetarisht dhe me dëshirë nga liria e tyre.
Vetëm i zvetënuar ai mund të arrijë objektivin e tij në një regjim totalitar. Ata ndjehen të lirë për sa kohë i shërbejnë sistemit, në të kundërt armata e pasofistikuar e zagarëve të pushtetit turret drejt cilitdo që guxon të sfidojë atë duke eliminuar kështu çdo mendim ndryshe.
Diferenca e madhe e krijuar nga iluzioni dhe propaganda, që ofron narrativa zyrtare e pushtetit dhe vetë realitetit, ka prodhuar një qytetar të çorientuar, që më shumë i ngjan Lizës në botën e çudirave, i paaftë për të dekonstrukruar realitetin. Propaganda është masivisht e përhapur, ndërsa e vërteta haset aq e rrallë, saqë njerëzit vënë dyshim edhe vetë eksperiencën e tyre, sytë e tyre, veten e tyre. Bombardimi me informacion e ka kaluar qytetarin e thjeshtë në overdozë, në një gjendje hipnoze dhe pavetëdije, jo krejt të panjohur për të.
Situata e krijuar nuk është e re për shqiptarët. Situata është krejt e ngjashme me propagandën e regjimit, i cili ishte vazhdimisht në fushatë me kamzhik në dorë dhe me ekranet mbushur me suksese imagjinare në çdo front. Fushata të tilla janë shkatërruese, antipolitike. Ato janë të zbrazura nga kuptimi dhe injektojnë thjesht mirazhe dhe iluzione demokratike duke paralizuar kështu çdo reagim dhe revoltë.
Ndërkohë, komponenti më tipik i propagandës së qeverisë është artificialja. Pushteti përdor propagandën për të krijuar një ndjesi artificiale intimiteti dhe afërsie me popullin ashtu si atëherë. I Madhi shfaqet pranë hallexhinjve si një bamirës me pamjen e një ylli hollivudian pranë njerëzve të dorëzuar, me qëllim krijimin e një emocioni të fortë, gati të barabartë me fuqinë e një filmi. Përballë skenave të tilla, rrëzohen të gjitha çështjet. Bien të gjitha përgjegjësitë. Triumfon irracionalja. Triumfon udhëheqësi.

Sepse e rëndësishme për pushtetin është mënyra si ndjejmë, por jo mënyra se si mendojmë. Politika është kthyer në argëtim për popullin. Diskursi politik pothuajse është asgjësuar. Mesazhet sensacionale dhe spektaklet e mirëmenduara janë edhe medikamenti perfekt për dhimbjet e kokës që sjell realiteti, përditshmëria.
Argëtimi është kthyer në qëllimin kryesor të politikës, e cila jep shfaqjen e rradhës sipas programit në të gjithë Shqipërinë. Ky lloj argëtimi që pushteti ofronte për masat, ishte edhe makthi më i madh i Platonit, pikërisht sepse rrëzonte nga froni i pushtetit pakicën që arsyetonte, dhe vendoste aty shumicën e paarsyeshme, harbute.

Gjërat sa vijnë dhe përkeqësohen. Të varfërit dhe të dobëtit janë më të ekspozuarit. Njerëzit që e duan lirinë do të vazhdojnë të braktisin Shqipërinë, varfëria do të rritet, burimet natyrore shqiptare do të shkatërrohen barbarisht. Jemi turravrap drejt një kolapsi përfundimtar.
Kur një shoqëri shkon drejt kolapsit moral, ekonomik dhe politik, ajo ndërton distopi represive të përmasave të paimagjinueshme, duke imponuar kështu censurën e saj si dhe vetëm realitetin e saj. Si pasojë, shumica e kundërshtarëve të saj detyrohen të heshtin ose të largohen ose kthehen në objekt talljeje dhe përbuzjeje.
Ndërkohë politikisht jemi rikthyer në tribalizëm. Shqipëria është ndarë në feude të mbushura me skllevër pa asnjë të drejtë. Në krye të këtyre feudeve janë vendosur kriminelë që na e kanë zhvatur pushtetin politik. Vota nuk ka më asnjë vlerë, sepse sido që të votojmë, do të përzgjidhen po ata që janë përcaktuar më parë nga një elitë tërësisht e kriminalizuar.
Kapja e plotë e institucioneve qeverisëse nga elita e kriminalizuar, përfshi sistemin politik, gjykatat dhe shtypin, do të thotë që mekanizmat për të dalë nga kjo situatë pothuajse nuk egzistojnë. Kjo e vërtetë e bën krizën që ka kapur jo vetëm politike, por edhe ekzistenciale. Ajo kërkon domosdoshmërisht një zgjidhje radikale.

Kjo është Shqipëria sot. Sistemi komunist përdorte simbole të tjera, koreografi tjetër, frikëra të tjera. Por e përbashkëta e tij me regjimin që po instalohet me dinakëri, është pikërisht demonizimi i të varfërve dhe të dobtëve si dhe persekutimi i sfiduesve të tij.
Historia po përsëritet, sepse me sa duket na mungojnë politikanët me sens krijues. Çuditërisht regjimet totalitare në Shqipëri funksionojnë si kulte mesianike. Reagimi i popullit tonë, ashtu sikurse me komunizmin, pritet të jetë i ngadaltë. Shumë njerëz nuk do të arrijnë të zgjohen.
Ata “rebelët” që do të ngrihen kundër regjimit do të përballen jo vetëm me urrejtjen e regjimit, por edhe me përbuzjen e injorantëve që përkrahin sistemin. Ata që do të arrijnë të rezistojnë për një kohë të gjatë do të jenë të pak. Deri atëherë rrënimi duket i pashmangshëm dhe arratisja* mbetet i vetmi shpëtim.

*Term i huazuar nga titulli i librit të psikologut dhe sociologut gjerman Erich Fromm
 
Javet e fundit perpara dates 25 Prill, çdo mengjes vendosja ne status ? hope?
Nuk ishte per nje mireqenie me te madhe monetare, por asgje me shume se artikulli ne fjale.

Eshte e frikshme per mua kur shikoj te rinj qe edhe pse nuk kane jetuar nje dite te vetme nen komunizem, shpalosin nje mentalitet te trasheguar komunist.

Zonje/Zoteri eshte ajo/ai qe nuk e shet lirine dhe dinjitetin e saj/tij me asgje. Ajo/Ai qe e mbron shpirtin e tij nga i ligu deri ne frymen e fundit qe merr ne kete bote.
Rilindasit jane ata qe nuk kane as liri dhe as dinjitet, pasi ia kane shitur te keqes, e sot punojne si argate me meditje per te keqen.
 
Javet e fundit perpara dates 25 Prill, çdo mengjes vendosja ne status ? hope?
Nuk ishte per nje mireqenie me te madhe monetare, por asgje me shume se artikulli ne fjale.

Eshte e frikshme per mua kur shikoj te rinj qe edhe pse nuk kane jetuar nje dite te vetme nen komunizem, shpalosin nje mentalitet te trasheguar komunist.

Zonje/Zoteri eshte ajo/ai qe nuk e shet lirine dhe dinjitetin e saj/tij me asgje. Ajo/Ai qe e mbron shpirtin e tij nga i ligu deri ne frymen e fundit qe merr ne kete bote.
Rilindasit jane ata qe nuk kane as liri dhe as dinjitet, pasi ia kane shitur te keqes, e sot punojne si argate me meditje per te keqen.

Me shume sesa fjale "hope" kemi nevoje per fjalen "action" @Darius.
Ka kohe qe opozita nuk eshte ajo e duhura. Ka pasur shume skandale qeverisja ripjellese qe opozita mund te kishte argumenta te forta per protesta paqesore dhe per ta ndryshuar qeverine. Pse i lejoj te shiteshin/bliheshin njerezit? Ore tek e fundit pse nuk i blene dhe ata?!
Nuk pritet fitorja ulur ne kolltuk tu flejt gjume por do shume pune.

Shqiptaret e shesin lirine se jane te varfer dhe te paditur, ju bejne me shume ato para te pista qe tju mbushin barkun me ushqim femijeve te tyre ne shtepi sesa te mendojne kush politikan do me vjedhe me pak apo me shume.

Te pakten une keshtu e mendoj.
 
Javet e fundit perpara dates 25 Prill, çdo mengjes vendosja ne status ? hope?
Nuk ishte per nje mireqenie me te madhe monetare, por asgje me shume se artikulli ne fjale.

Eshte e frikshme per mua kur shikoj te rinj qe edhe pse nuk kane jetuar nje dite te vetme nen komunizem, shpalosin nje mentalitet te trasheguar komunist.

Zonje/Zoteri eshte ajo/ai qe nuk e shet lirine dhe dinjitetin e saj/tij me asgje. Ajo/Ai qe e mbron shpirtin e tij nga i ligu deri ne frymen e fundit qe merr ne kete bote.
Rilindasit jane ata qe nuk kane as liri dhe as dinjitet, pasi ia kane shitur te keqes, e sot punojne si argate me meditje per te keqen.
Kurse une mendoj se ai qe paragjykon me shume se cdo kush ne kete rast je pikerisht ti!
Perse?
Ne llogjiken tende ekziston "O si mendoj" ose " kundra meje"
Nderkohe qe cdokush duhet te bej nje analize te mirefillte dhe pa marre persiper te etiketoj askend.
Termi "komunist" eshte kaq i dale boje sa eshte bere patetik , a thua se kjo zgjidh apo i jep pergjigje pyetjeve qe kane ne mendje njerezit....por sherben per te justifikuar ate grup njerezish qe mendojne "kundra meje" , per te fjetur rehat.
Flasim ,diskutojme, analizojme e gjithcka por ne siperfaqe ,pa pare difektet tek vetja ...justifikim qe shkon deri ne viktimizim!

Shesin lirine?
@Darius duhet te kuptosh dhe te mirekuptosh se jo gjithkush ka kendveshtrimet e tua per cka dhe si jeton.
Ajo qe per ty eshte liri , per dike mund te jete roberi dhe e kunderta
Te ben ty me pak komunist menyra si etiketon cdo kend qe ka nje kendveshtrim ndryshe nga ti?
Besome jo!


Dhe per mbyllje te asaj "hope" , per ty hope mund te ishte e djathta , per ata te rinj qe te "dhemb" kaq shume , nuk eshte askushi :)
Njerezit kudo i kane humbur shpresat sepse gjithkush sheh vetem xhepin e tij dhe ne keto 30 vjet historia ka perseritur veten.. dhe ky ehte ky fakt jo thashethem .
Keshtu qe atyre te rinjve , keta palo drejtuesish i detyron gjithcka , dhe historia do i gjykoj nga i pari te i fundit!
 
Une nuk e pranoj realitetin e vendit tim te mberthyer nga narko-trafiku. Jo vetem qe nuk e pranoj, por edhe luftova ate, me aq sa mundesha. Pasi kjo lufte nuk ishte per nje lufte politike apo partiake, kjo ishte nje lufte mes te mires dhe te keqes.
 
Une nuk e pranoj realitetin e vendit tim te mberthyer nga narko-trafiku. Jo vetem qe nuk e pranoj, por edhe luftova ate, me aq sa mundesha. Pasi kjo lufte nuk ishte per nje lufte politike apo partiake, kjo ishte nje lufte mes te mires dhe te keqes.
Jo ti mund te mos pranosh asgje , ceshtja eshte se te pelqen apo jo , kjo histori ka dekada
narko trafiku eshte nje plage shoqerore e sjelle dhe e mbjell nga PD e shoqeri
Do ti mohosh? Ok pune per ty , por e verteta nuk mbulohet
Vota eshte shitur ne dekada ? Uffff jemi deshmitar , kane rene edhe "deshmore" per ate te shkrete vote.
@Darius ky eshte realiteti ku kemi 30 vite qe jetojme....na iku adeleshenca e rinia duke degjuar , periudhe trazicioni!
 
PO po ishte lufte qe "erresira" te mbizoteronte mbi "driten" , i know i know lool

Bejini nje nder jo vetem mbeshtetesve tuaj, por Shqiperise qe te dhemb kaq shume ...Gjeni nje lider qe te jete i afte dhe te kete kredibilitet ne popull

Per kete do ju falenderoj edhe historia

faleminderit shihemi ne emisionin e rradhes lool
 
Shqiperia s’eshte as e Nanos, as e Berishes dhe as e Rames apo e Bashes, prandaj kemi te gjithe te drejten morale t’i akuzojme e t’i ndeshkonim me vote te lire te gjithe shembujte e mbrapshte.
 
Shqiperia s’eshte as e Nanos, as e Berishes dhe as e Rames apo e Bashes, prandaj kemi te gjithe te drejten morale t’i akuzojme e t’i ndeshkonim me vote te lire te gjithe shembujte e mbrapshte.
Dhe ku thashe une qe eshte e tyre?
Dhe ku u shpreha se nuk duhet te votohet kundra apo pro?
Por smund dhe sduhet te anatemoj askend qe e mendon ndryshe nga une...kete po!
Por por shit blerja e votes eshte nje fenomen qe ka qene, eshte dhe do jete ,per aq kohe sa drejtuesit te jene keta qe jane
E dhimbshme por e vertete!
 
Ti votove ne keto zgjedhje !?
Mund te bej nje korigjim plssss se sme rri
ne fjalite pyetesore perdoret vetem "?"
Ne fjalite pyetese retorike perdoret "?!"


Edhe nese ti e marrim te mireqene qe perdor fjali pyetese retorike , renditja e shenjave te pikesimit eshte e gabuar

Faleminderit :p
 
Mund te bej nje korigjim plssss se sme rri
ne fjalite pyetesore perdoret vetem "?"
Ne fjalite pyetese retorike perdoret "?!"


Edhe nese ti e marrim te mireqene qe perdor fjali pyetese retorike , renditja e shenjave te pikesimit eshte e gabuar

Faleminderit :p
Faleminderit ty qe ma vure ne dukje per te 99 here, por une prap ashtu do te vazhdoj ?
 
Faleminderit ty qe ma vure ne dukje per te 99 here, por une prap ashtu do te vazhdoj ?
perseritja eshte mema e dijes thone (kjo eshte per mua)
Per ty spo e them se me je bere delikat kto kohe e me ofendohesh kollaj lool
 
Apapa sa bukur sa bukur

Ma kapni icik ke min 1,06 lool

To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Kur flet shpirti.

    Votat: 6 27.3%
  • 2-Buzëqeshje Maskuar.

    Votat: 12 54.5%
  • 3-Jam femër.

    Votat: 2 9.1%
  • 4-Je ti Nënë.

    Votat: 1 4.5%
  • 5-Ne duart e kohes.

    Votat: 1 4.5%
Back
Top