Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Analiza/ اfarë fshihet pas promovimit të “Kandidatit” të Blushit

kandidat_0.jpg

Edi Rama përdori librin e tij “Kurbani”, kur ishte në pikën më të ulët të karrierës, për t'u ringritur politikisht dy vite më pas.

Dyshimet janë se rivali i tij për një kohë të gjatë brenda PS-së, deputeti Ben Blushi, po përdor të njëjtën teknologji, për të krijuar një fabul të re politike.

Kjo gjë të shkon në mend pasi ke ndjekur promovimin e romanit të tij të fundit, “Kandidati”, në qytetin që ka qenë bastion i tij elektoral, në Korçë.

Më shumë sesa një promovim artistik, takimi i Korçës ishte një një manifestim politik; më shumë sesa me lexues letërsie, salla ishte e mbushur me votues të mundshëm.

Jo më kot Blushi u tha dëgjuesve të qytetit juglindor se kjo klasë politike kishte dështuar dhe se ka shumë shqiptarë që mendojnë se lindja e një force të re është e mundur. “E mendon shumëkush, e mendoj edhe unë", tha Blushi.

Nëse qëllimi i tij është që përmes romanit të fundit “Kandidati” të krijojë premisën për takime të zgjeruara me njerëzit anekënd Shqipërisë, kjo është një fabul e menduar mirë.

Në këtë pikë politikanin e ndihmon shkrimtari.

Sepse subjekti veprës së fundit të Blushit i përgjigjet më së miri realitetit të sotëm.

Një qytet (që mendohet Elbasani) që voton masivisht për një kandidat tashmë të vdekur (mendohet Qazim Sejdini). Alegoria është e qartë: shqiptarët votojnë politikanë të vdekur, njerëz që e kanë të pamundur të prodhojnë më diçka të mirë për komunitetin.

Po t'i shtosh këtij subjekti raportin e përçudnuar me historinë, talljen me sistemin elektoral, ironizimin deri në sarkazëm të sistemit mediatik aktual, panorama bëhet e qartë: prej këtej mund të nisë fare lehtë një platformë e re politike.

A po e bën Ben Blushi këtë?

Një gjë është e sigurtë, dje, në Korçë, ai ka dhënë sinjalin e parë.

“Ka ardhur koha të ndryshojmë. Partitë politike janë kthyer në ndërmarrje. Nuk jam i vetmi në Shqipëri që ka guxim ta mendojë këtë, ka ardhur dita për të bërë diçka ndryshe”, është shprehur Blushi.

Në fjalën e tij, ai ka theksuar se partitë politike, përfshi edhe PS-në, pjesë e së cilës ai është, kanë frikë jo vetëm nga fjala e lirë, por edhe nga librat.

“Jemi brenda partive që nuk të lejojnë të flasësh e të botosh”, tha Blushi.

Të gjitha këto, sëbashku me faljen që ai ka kërkuar si politikan i përfshirë në një nga partitë më të mëdha sot në pushtet, të bëjnë të mendosh së Blushi po përgatit diçka të re.

Në fakt nuk ka si të jetë ndryshe pas kritikave më shumë sesa një vjeçare që ai ka artikuluar jo vetëm kundër partisë së tij, por edhe kundër gjithë klasës politike në vend. Ato të çojnë drejt konkluzionit se duhet të lindë një forcë e re politike. Blushi e mendon. Dje e përforcoli edhe publikisht.

A do të ketë ai vullnetin për t'u bërë mishëruesi i kësaj aventure të re?

A do të ketë ai pasionin për t'i çuar gjërat deri në fund, ndryshe nga sa e kritikojnë kundërshtarët e tij?

A do të fitojë tek ai pasioni i politikanit mbi atë të shkrimtarit?

Dje në Korçë ai dha sinjalin e parë se mund ta përdorë letërsinë në shërbim të politikës. Ndoshta tashmë e ka filluar fushatën.

Lapsi.al
 

Konkursi Letërsisë

  • Aeroporti i Zaventemit

    Votat: 6 54.5%
  • Të harrova, sepse të dua

    Votat: 5 45.5%
  • Vetëm …

    Votat: 4 36.4%

Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back