ا’na e trusi Trus(ti)! - Donjeta Gashi

  • Hapësi i temës Hapësi i temës Ado
  • Start date Start date

Ado

FISEBILIL-LAH
Po të ishin politikanët tanë edhe udhëheqës të tjerë me profesione prej tenistësh dhe veprimet e tyre në vend të institucioneve të bëheshin në fushën e tenisit, mbase Agassi, motrat Williams dhe akterë të tjerë të sportit të bardhë, do të dukeshin më të zbehtë përballë famës që kanë tashmë. Gjuajtja e topit te kundërshtari dhe tendenca për ta mposhtur, për ta sfiduar atë, drejt një trofeu, është bërë praktikë e përditshme dhe ëndërr e çdo bateje tek ata.

ثshtë moment dëshpërues, kur udhëheqësit tanë dhe njerëz përgjegjës në disa institucione, na japin komente dhe arsyetime nga më banalet dhe absurdet, përballë ndonjë problemi, përballë ndonjë sfideje, që në fakt do të duhej ta dëshmonin angazhimin e fundit.

Nga skandalet e shumta që përcjellin përditshmërinë tonë, humbjet e mëdha të Trustit, në këta dy muaj të fundit, i vë këta udhëheqës (që nga paslufta ), sinqerisht në një sfidë shumë të rënd, nëse tashmë e kanë kuptuar këtë gjë.

Humbja e kursimeve të qytetarëve tanë, kursime të cilat me vite të tëra, në mënyrë “obliguese” i janë deponuar trustit, është e pa akceptueshme.

Duke llogaritur shumën që më është “mbledhur” në oazën e quajtur “pension”, produkt i disa viteve punë, mu kujtua tregimi i gjyshit, për humbjet, apo më saktësisht “vjedhjet” nga sistemi i atëhershëm jugosllav, i kursimeve, tregimi i prindërve për humbjet e kursimeve në bankat e atëhershme dhe detyrimi nga ana e sistemit qeverisës së atëhershëm, për kontributin prej 40 për qind, për ndërtimin e Beogradit të Ri dhe vatrave të tjera “metropolitane” të ish-Jugosllavisë. Tregimi i tyre nuk dallon shumë nga ai që sot, ne mund ta shpjegojmë. Nuk e di cila mendje njerëzore e ka vendosur, dërgimin e parave të trustit jashtë vendit, cila mendje njerëzore e ka pranuar këtë fakt pa bërë zhurmë dhe sot cila mendje njerëzore po vazhdon manipulimin me qytetarët.

Derisa me kolegët komentonim humbjet e manjatëve rus, në bursën ndërkombëtare, duke thurur edhe batuta lidhur me Abramovichin, se çfarë lojtarë tashmë do t’i sigurojë Chels-it (mbase ndonjë lojtarë nga liga e 4-të), kur pasuria e tij, kishte rënë për më shumë se 40 për qind, më vonë kuptuam përqindjen e humbjeve nga “trusti ynë”, përqindje kjo që dita e ditës po shkon në rritje dhe sipas disa “ekspertëve” që udhëheqin trustin, këto humbje mund të shkojnë edhe me shumë dhe mbase të humbasin të gjitha kursimet edhe pse sipas tyre, që të ndodhë kjo na qenka e nevojshme falimentimi i firmave më prestigjioze ndërkombëtare.

Po këta “ekspertë”, potencojnë që na qenkan vetëm vëzhgues, meqë bordi i dikurshëm tashmë paska pushuar së funksionuari.

Këta kaluan topin në anë tjetër të fushës.

Kundërshtarët e kësaj loje, apo më i përshtatshëm u duket termi, bashkautorët japin një deklaratë, që javën e ardhshme do të debatohet në Kuvend, do të dëgjohen deklaratat e deputetëve dhe mbase do merret edhe një vendim.

Vazhdon absurditeti. Vazhdon Loja.

Deri te problemi i humbjeve të parave, kanë qenë të paktë ata njerëz që kishin informacione mbi bazat udhëheqëse të këtij fondi, mbi personat menaxhues, madje as gazetarët. E tëra që dinim ishin spekulimet për pagat marramendëse të drejtuesve dhe punëtorëve dhe e tëra që rezervonim, ishte një pliko me disa shifra, mbi ata se sa para na ishin mbledhur.

Sot, pas këtyre humbjeve, ne arritëm t’i njohim udhëheqësit, por tashmë me një tregim tjetër, ata na qenkan vetëm “vëzhgues” dhe kursimet “janë në dorë të askujt”.

Në gjithë këtë përsiatje, hamendem ku do të mbesim 10 për qindëshi i kursyer për çdo muaj nga unë dhe miqtë e mi. Do të mbesin tregim i ngjashëm me gjyshin dhe prindërit!!! Dhe kush do të shkoj në finalen e Grand Slamit, këtë herë.
 

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 50.0%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 14.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 21.4%
  • Larg

    Votat: 2 14.3%
Back
Top