اmimi i ri i biletës, qytetarët: Të përmirësohet cilësia. Shoqëritë: Të rritet sërish
Rritja e çmimit të biletës së urbanëve nga 30 në 40 lekë ka bërë që qytetarët e Tiranës, të ndodhur para faktit, të shprehen se nuk kanë rrugë tjetër veç përshtatjes me çmimin e ri.
Siç u shprehën disa prej tyre, rritja e çmimit duhet të justifikojë edhe një shërbim më të mirë. “Ne pensionistë jemi, sigurisht që na rritja e çmimit na rëndon. Unë nuk udhëtoj me abone, por me biletë”, thotë një grua.
“S’jam dakord. Në asnjë mënyrë. Nuk e përballojmë dot, jemi pa punë”, shprehet një i moshuar.
Në javët e fundit të vitit 2015 shoqatat e transportit urban zhvilluan disa takime me zyrtarët në Bashkinë e Tiranës, duke këkruar rritjen e çmimit deri në 70 lekë.
Në fund, bashkia pranoi rritjen deri në 40 lekë. Përfaqësuesit e shoqatave thonë se do të kërkojnë një tjetër rritje të çmimit për shkak të indeksimit jo real që i është bërë asaj deri tani.
Krahas debatit për rritjen e çmimit të biletës, shoqëritë e transportit urban kërkojnë të miratohet një paketë ndihmëse nga ana e pushtetit, e cila do t’i ndihmonte ata për të arritur edhe standardet e përcaktuara së fundmi nga Bashkia e Tiranës.
“Jemi në një indeksim, ne jemi në atë që na takonte për 8 vjet. Po vazhdojnë negociatat me bashkinë, që të arrihet një marrëveshje për një paketë të qëndrueshme me pushtetin vendor. Paketa do të ishte dhe më e mirë për qytetarët”, tha Ervin Shijaku, nga Shoqata e Transportit Urban.
Ndërkohë, gjatë së hënës, një task forcë e ngritur nga bashkia e kryeqytetit, e përbërë nga Agjencia e Mbrojtjes së Konsumatorit dhe Policia Bashkiake, kanë nisur gjobitjen e të gjitha shoqërive që nuk përmbushin 10 kushtet e vëna nga bashkia për rritjen e cilësisë së shërbimit.
/ Top Channel