Amerikanët kërkojnë arrestimin e Ilir Metës dhe Sali Berishës,

Monique

With or Without u
Perëndimi përgatit terrenin për prangosjen e dy peshkaqenëve të mëdhenj, largon ushtarët e politikës nga prokuroria

Orë tmerri për peshkaqenët e politikës shqiptare, të cilët ka 27 vjet që poshtërojnë, vjedhin dhe sundojnë shqiptarët, plaçkitin pasuritë publike, shesin interesat kombëtare dhe lëvizin në prapaskenë fijet e mafies dhe krimit në vend. Goditja po u vjen pikërisht nga amerikanët, tmerri më i madh i tyre, por shpresa e fundit e shqiptarëve për t’u çliruar nga kasta e korruptuar. Me ligj dhe pa ligj, SHBA-BE shporrën Adriatik Llallën nga zyra e Prokurorit të Përgjithshëm, duke shembur mburojën e Ilir Metës, Sali Berishës dhe të disa krokodilëve të Partisë Socialiste. Në fund të fundit, ndarja mes partive është thjeshtë formale, pasi synimi është një: Të sundojnë, të vjedhin dhe të harbohen së bashku me djersën e shqiptarëve.

Pas largimit të Llallës, po nën kujdesin e SHBA-BE ka nisur edhe spastrimi i shokëve dhe dashnoreve të tij nga pozicionet drejtuese të prokurorive. Njerëzit e Llallës, që luanin me dosjet sipas interesave të Sali Berishës dhe Ilir Metës, nisën të bënin rezistencë, por shumë shpejt u dorëzuan. Që të gjithë janë futur në listën e zezë të SHBA. Pas largimit të tyre, ka nisur edhe një hetim për mbylljen e dosjeve të krimit dhe korrupsionit.

Pas gjithë kësaj furtune të paralajmëruar në prokurorinë shqiptare, fshihet përgatitja e terrenit për të arrestuar fillimisht dy peshkaqenët më të mëdhenj të krimit, korrupsionit dhe trafiqeve në Shqipëri, Ilir Metës dhe Sali Berishës. Një nga shkaqet se pse amerikanët e rrëzuan Adriatik Llallën dhe e futën në listën e zezë është se nuk pranoi të hetonte Sali Berishën. Por, atë që nuk e bëri Llalla, pritet ta bëjë Arta Marku. Me apo pa baza ligjore, Perëndimi ka kërkuar që Sali Berishën dhe Ilir Metën, dy armiqtë më të përbetuar të reformës në drejtësi, t’i shikojë me pranga në duar. Për Sali Berishën ndërkombëtarët mësohet se kanë mbi 300 dosje krimi dhe korrupsioni, të cilat përfshijnë të gjithë aktivitetin e tij prej 27 vitesh në dëm të shqiptarëve dhe kombit. Për Ilir Metën, ekziston dosja më voluminoze që mund të jetë hartuar ndonjëherë për ndonjë politikan shqiptar. Jo rastësisht Sali Berisha dhe Ilir Meta organizuan përleshjen në seancën e fundit plenare, për të mbrojtur me çdo kusht Adriatik Llallën. Ata kanë planifikuar edhe një protestë në datën 27 janar, ndërsa synojnë që të përdorin ushtarët e tyre si mburoja njerëzore.

Kryeministri Edi Rama kundërshton arrestimin e Ilir Metës dhe Sali Berishës. Qëndrimi i kryeministrit është shumë i rëndësishëm për shkak se kontrollon shumicën e parlamentit. Me ligjet në fuqi, arrestimi i deputetëve, siç është rasti i Berishës, kalon vetëm përmes parlamentit. Edi Rama është i frikësuar. E para është i frikësuar se me arrestimin e Berishës dhe Metës, mund të humbasë pushtetin e tij, për shkak se ngjarjet mund të marrin rrjedha të paparashikueshme. E dyta, Edi Rama ka frikë se pas Berishës dhe Metës, e ka radhën ai./Pamfleti.com
 
Sali Berisha - krimineli i shqiptareve
Ilir Meta - hajduti i shqiprareve
Edi Rama - shkaterruesi i shqiptareve
 
Po po .. amerikanet kerkojne gjilperen ne kashte po kashten e hengri ilir lopa me gjithe gjilpere :D pfffffffff
 
Jo Moni jon jo . Moni jon do rroje 99 vjec po monika e skocezit ishalla vdes :D
 
Fix . zoti merr te miret :(
Mori dashurine time kur isha 18 vjec ;(
 
Sali Berisha - krimineli i shqiptareve
Ilir Meta - hajduti i shqiprareve
Edi Rama - shkaterruesi i shqiptareve

Moni manipuluese e forumit:)
 
Me litar te teree se beni chit chat.
 
Me duket se po shofe nje telefim stili i batman, superman. Vret nje personazh te keq, fap del nje tjeter, pastaj fap del prape ai i pari. Pastaj nje tjeter aktor luan ate personazh....e keshtu me radheeeeeeeeeeeee. Edhe e di shume mire sa fansa pshmb ka Joker, sa fansa ka batmani etj etj.

Te mban aty lidhur ne tv te opinioni qe e trasmeton kete serial, ose tek ai tjetri ca e quajn.


Dmth keto seriale smbarojne kurre deri sa kan teleshikuesa qe i votojne, ashtu shikojne.


Nuk e di a isha i paqarte komplet :P
 
Po te Edviness pse se kerkojne kata?!
 
na esht bo edi rama si princat arab fle gjume shef na i enderr shto taksat...(mire qe nuk thot punoni po rroga ska :P )

Mbjell palma pranvert i thahen vjeshte,betono kodren e liqenit,fut burg i plake qe shete qepe te njoma me i cep rruge.
Pasditesh ik pret noj tel dritash.
Rob bash per shpi.
Se pse ankohen Shqiptaret si kuptoji?! :P
 
Mbjell palma pranvert i thahen vjeshte,betono kodren e liqenit,fut burg i plake qe shete qepe te njoma me i cep rruge.
Pasditesh ik pret noj tel dritash.
Rob bash per shpi.
Se pse ankohen Shqiptaret si kuptoji?! :P

cmenduri shqipetare.... nuk gjen dy njerez te jen ne nje mendje per gjona te tilla
 
Sinqeriteti i tepert kete ka...shkel edhe ne derrasa te kalbura lol

Mor po aty ku shkel ti ka ik derrasa per shele...lol
 
Po te Edviness pse se kerkojne kata?!

Kush tha qe se kerkojne?
Po ka rradhe puna ......Edvini ne ndertimet pa kriter ka dosje .
Kurse Sala ka duart me gjak!
Likja vodhi shqiperine....avash avash Nev
Me qetesi e dashuri
 
avash avash u be shelegu dash LOL LOL LOL

Ne skemi pasur politikan me rrenja te thella edhe idealista qe merrnin mendjen e masave. Te pakten qe nga 1912 (pervec viteve te partizaneve qe bashkonte popullin kunder okupatorit, po aty sflitet per politik). Tani Italia, shteti yne fqinje ka pasur politikan qe kan ndertuar dhe Europen, ne vitet pas luftes behet fjale. Edhe ata pas skandaleve te mafjes ne 80-90, kan lene ne krye deri sa kan vdekur, krye mafjoza dhe disa prej tyre kryeministra, presidenta etj etj.

Ndaj mos e cani koken aty do jen ata, pergatiteni veten moralisht, nenshtrohuni edhe mos hidhni mickla kot se aty jan ata skan ku vene.
 
Me duket si presion si paraprirje e protestave. Eshte per te ardhur keq qe akoma ne 2018 duhet ti mobilizojr njerezit opozita neper protesta. Rinia qe duhet te detyroje ndryshime eshte duke u paguar per te bere komente allahu akbar nga njera ane e duke marre sufllaqe falas per te thene zgjohu enver nga ana tjeter.
 
Back
Top