Ambasadori holandez: Shqipëria s’ka arritur ndonjë rezultat në luftën kundër korrupsi

Love

βeℓℓe â๓e
INTERVISTA/ Ambasadori holandez: Shqipëria s’ka arritur ndonjë rezultat në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar

Ja një pyetje rreth integrimit që meriton një përgjigje në këto orë të ethshme sherresh: a është vërtet kriza e “tre ligjeve”, shkaku i rrezikimit të marrjes së statusit të vendit kandidat në dhjetor? Po të dëgjosh debatin politik të ditës në Shqipëri, përgjigja është një “Po” e fortë dhe e pamëdyshur. Shqiptarët janë zotër të fatit të tyre dhe me votën Pro për ligjin për Gjykatën e Lartë, statusin e nëpunësit civil dhe reformën e Kuvendit, ata e kanë praktikisht të marrë dritën jeshile nga Këshilli Evropian në dhjetor. Aq më tepër që Komisioni Evropian e ka dhënë tashmë rekomandimin e tij, që vendit tonë t’i akordohet statusi i vendit kandidat…

Nga: Skender Minxhozi - Revista JAVA

…Por mesa duket realiteti nuk është kaq rozë. Ka diçka më shumë sesa tre ligjet, apo qarku i Fierit, që mesa duket rrezikon të pengojë marrjen e statusit në dhjetor. Disa vende evropiane duken mjaft skeptike për të votuar në favor të statusit. Ndër to qeveria holandeze, e cila, siç u njoftua në media para pak ditësh, ka vendosur të japë votë “kundër” në Këshillin e muajit të ardhshëm.

Kësisoj, loja për statusin e vendit kandidat për vendin tonë, nuk luhet vetëm në Tiranë. Kështu të paktën rezulton teksa i hedh një sy përgjigjeve që ambasadori holandez në Shqipëri Martin de la Biej, i ka dhënë revistës “Java”. Zoti De la Biej konfirmon vendimin e qeverisë holandeze për të votuar kundër dhënies së statusit për vendin tonë në dhjetor, në takimin e Këshillit. Ai shprehet se qeveria holandeze është në dijeni të rekomandimit të Komisionit Evropian, porse Holanda mendon se “Shqipëria nuk është ende gati për statusin e vendit kandidat”.

“Lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar ende nuk ka treguar të ketë arritur ndonjë rezultat. Raporti e përcakton qartazi se Shqipëria duhet të ndërtojë një bazë të besueshme të dhënash, që tregojnë se në Shqipëri është e mundur jo vetëm të miratohen ligjet, por edhe të ekzekutohen e zbatohen. Dhe ky nuk është akoma rasti, Shqipëria ende nuk ka arritur në këtë stad, prandaj Holanda mendon se është ende shumë herët që t’i jepet statusi i vendit kandidat”, shprehet ambasadori holandez De la Biej.

Qeveria holandeze vendosi pak ditë më parë, që të votojë kundër dhënies së statusit të vendit kandidat në Bashkimin Evropian për Shqipërinë. A mund t’i shpjegoni arsyet e këtij vendimi?

“Në datë 26 tetor 2012, qeveria holandeze i dërgoi një letër Parlamentit Holandez, ku i shpjegonte opinionin e saj në lidhje me raportin e progresit të zgjerimit të BE-së, raport të cilin Komisioni Evropian e beri publik në datën 10 tetor 2012. Holanda e mirëpriti raportin dhe e mbështet theksin që vendos Komisioni Evropian mbi rëndësinë e Shtetit të së Drejtës, sundimit te ligjit, që diskutohet për të gjitha vendet që aspirojnë të bëhen anëtare të BE-së. Ky raport-progresi përmban një analizë shumë të mirë dhe të detajuar dhe vlerësim të këtyre vendeve.

Komisioni Evropian rekomandon që Shqipërisë t’i jepet statusi i vendit kandidat për në BE, me kusht që të plotësohen disa masa thelbësore/kyçe në fushën e drejtësisë/gjyqësorit, reforma në administratën publike dhe rishikimi i rregullores dhe procedurave të Parlamentit. Komisioni gjithashtu do të vlerësoje edhe përpjekjet e tjera të Shqipërisë në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Holanda ka qenë dhe mbetet një mbështetëse e fuqishme e politikave të zgjerimit të Bashkimit Evropian. Këto politika bazohen mbi të ashtuquajturat kriteret e Kopenhagenit. Edhe axhenda prej 12 pikash dhe prioritetesh kryesore, që u ra dakord me Shqipërinë, u hartua mbi bazën e këtyre parimeve. Si një vend anëtar i Bashkimit Evropian, Holanda monitoron me kujdes dhe nga afër, nëse të gjitha palët i ndjekin këto parime dhe ju përmbahen marrëveshjeve, sidomos një vëmendje e veçantë ju kushtohet Shtetit të së Drejtës, të Drejtave të Njeriut dhe Mirë Qeverisjes.

Bazuar në këtë axhendë, Holanda është e mendimit se Shqipëria nuk është ende gati për statusin e vendit kandidat. Ne e përshëndesim faktin se është bërë shumë punë dhe ka arritje në këtë një vit e gjysmë, këtu mund të përmend emërimin e Avokatit të Popullit, ndryshimet në kodin zgjedhor dhe ligjin për imunitetet. Por tani është tejet e rëndësishme që Shqipëria të japë prova konkrete, që këto ligje janë vënë në funksionim dhe zbatohen. Për shembull, do të ishte shumë pozitive të shikojmë që bëhet progres në lidhje me çështjen e të drejtave të pronësisë dhe sigurisht, të sigurohemi që zgjedhjet do të zhvillohen sipas standardeve ndërkombëtare”.

A është e saktë të thuhet se vota e vendit tuaj do të jetë sërish negative, edhe nëse votohen tre ligjet e mbetura pezull në Kuvend?

“Ka ende shumë gjëra që duhet të bëjë Shqipëria, në mënyrë që të plotësojë të gjitha prioritetet e përcaktuara në axhendë, mes të cilave janë edhe tre kushtet e përmendura në raportin e Komisionit Evropian. Lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar ende nuk ka treguar të ketë arritur ndonjë rezultat. Raporti e përcakton qartazi se Shqipëria duhet të ndërtojë një bazë të besueshme të dhënash, që tregojnë se në Shqipëri është e mundur jo vetëm të miratohen ligjet, por edhe të ekzekutohen e zbatohen. Dhe ky nuk është akoma rasti, Shqipëria ende nuk ka arritur në këtë stad, prandaj Holanda mendon se është ende shumë herët që t’i jepet statusi i vendit kandidat.

Holanda ka pasur gjithmonë një politikë “strikte dhe të drejtë”, përsa i përket procesit të zgjerimit. ‘Strikte’, në kuptimin që ne monitorojmë nga afër parimet e rëna dakord për zgjerimin. ‘Të drejtë’, në kuptimin që ne do të japim ndihmën tonë nëpërmjet programeve bilaterale dhe programeve të BE-së, në mënyrë që Shqipëria të arrijë kriteret për t’u bërë një vend anëtar i Bashkimit Evropian. Ne do të vazhdojmë ta bëjmë këtë gjë. Gjithsesi është Shqipëria ajo që duhet të bëjë përpjekjet e duhura, për të plotësuar kriteret dhe të tregojë se është e mundur të zbatohen këto kritere. Populli shqiptar e meriton statusin”.

 
Titulli: Ambasadori holandez: Shqipëria s’ka arritur ndonjë rezultat në luftën kundër

ç'ja futin kot dhe keta Hollandezet !! Po te shikohet ashtu me lupe , atehere i bie qe Shqiperia te mos hyje kurre ne BE .
 
Back
Top