Angazhimi i ambasadorit të Shqipërisë në Sarajevë, Flamur Gashi është vlerësuar nga një grup i agjencive që përcjellin performacën e politikanëve në Bosnjë dhe Hercegovinë.
Gashi ka marrë mirënjohjen më të lartë rajonale, çmimin special “Ambasadori më i mirë në regjionin e Evropës Juglindore dhe Qendrore“, që ndahet nga Agjencia e Pavarur Rajonale për zgjedhjen dhe promovimin e menaxherëve dhe kompanive më të mira në Bosnje e Hercegovinë, Evropë Juglindore dhe Qendrore dhe nga Shoqata Evropiane e Menaxherëve në Bosnje e Hercegovinë dhe revista “Euromenager”.
“Juria ka marrë parasysh tek personaliteti i Ambasadorit GASHI, shërbimet e mëdha që bën si njeri, që përhap energji pozitive, punon dhe ndërton bashkëpunim dhe miqësi, duke krijuar kushte për bashkëjetesë sa më të mirë, me angazhimin dhe shembullin e tij personal, për lidhjen e vendeve, njerëzve dhe biznesit”, thuhet në tekstin e dekoratës.
Ambasadori shqiptar Flamur Gashi ka thënë se ky është një vlerësim për diplomacinë shqiptare dhe kontributin e saj për një Ballkan në paqe, siguri dhe harmoni të plotë.
“ثshtë kontribut për bashkëpunimin rajonal në të gjitha sferat e jetës, për qarkullimin e lirë të njerëzve, ideve dhe mallrave, njohjen dhe respektim e ndërsjellë, si dhe rrugëtimin e të gjithë rajonit tonë drejt Europës së Bashkuar“, ka thënë ambasadori Gashi. /Telegrafi/