Ambasadori Donald Lu: Të pushtetshmit do humbasin paratë e pista e do shkojnë në burg

Guest2

Antarë i Respektuar
DONALD-LU-e1447441807593-500x317.jpg


TIRANث- Ambasadori Amerikan në Tiranë, Donald Lu deklaroi dje se njerëzit e pushtetshëm kanë frikë nga zbatimi i Reformës në Drejtësi. Lu pohoi se këta persona të ashtuquajtur sipas tij të pushtetshmit do humbasin paratë e pista dhe do përfundojnë në burg.

“Njerëzit e pushtetshëm kanë frikë nga kjo reformë. Të pushtetshmit do humbasin paratë e pista dhe do të përfundojnë në burg”, tha ambasadori Lu. Ndër të tjera ai shtoi se duhet të gjendet një mënyrë që atyre ‘t’u prishen pushimet’. Sakaq, kreu i Komisionit të Posaçëm, Fatmir Xhafaj theksoi se Reforma në Drejtësi është mbështetur në një proces gjithëpërfshirës dhe transparent.

“Kemi një projekt konkret dhe njerëz që punojnë. Kemi zhvilluar një proces gjithë-përfshirës e transparent”, tha Xhafaj. Ai pohoi se kjo reformë nuk është më një ëndërr.
(ed.me/BalkanWeb)
 
Titulli: Ambasadori Donald Lu: Të pushtetshmit do humbasin paratë e pista e do shkojn

Sala ne burg?
Edi ne burg?
Iliri ne burg?
Zagaret e tyre ne burg?
Hahahahaha o Donald
E forte kjo barcaleta.
Ku ta kane treguar?Ne USA?
 
Titulli: Ambasadori Donald Lu: Të pushtetshmit do humbasin paratë e pista e do shkojn

Po e arrite kete qe pretendoni z.Ambasador do ta ndertoj Bustin tend ne vend te shtepise... Do behem skulptor!
Le te vdesi Shpresa e fundit kete here z.Ambasador!
 
Titulli: Ambasadori Donald Lu: Të pushtetshmit do humbasin paratë e pista e do shkojn

mbrem po shikoja nje skec nga nje humorist bavarez. Behej fjale per viziten e Bushit dhe tregonte episodin e vjedhjes se ores se tij , tekstualisht keshtu : Bushi qe ka nje protokoll te hekurt dhe mbi 90 bodyguards, shkel mbi keto gjera dhe ulet nga makina te takoje njerezit e turmen .
Mbas 20 min ,vihet re qe i mungon ora...
Pra shqiptari sja ndjeu as per bodyguards e as per Bushin :)
 
Back
Top