Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Ambasadorët: Nxirrni rezultatin

Vazhdojne të jenë aktivë diplomatët perëndimore, të cilët po tentojnë zhbllokimin e situatës post zgjedhore dhe zgjidhjes së ngërcit për të certifikuar rezultatin për krytarin e bashkisë së Tiranës. (UPDATE) Teksa tensioni politik ne lidhje me rezultatin e zgjedhjeve po rritet, ambasadori OSBE-s Eugen Wollfarth, ai Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Alexander Arvizu dhe Kreu i Delegacionit të Bashkimit Evropian, Ettore Sequi kanë zhvilluar takime me kryeministrin Sali Berisha dhe liderin e opozitë Edi Rama duke ushtruar presion që situata e shkaktuar të marrë fund duke i kërkuar atyre vetëpërmbajtje.

Pak përpara nisjes së takimeve zyra e OSBE-se publikoi një deklaratë të përbashkët të tre ambasadorëve, ku thuhet se qytetarët duan dhe meritojnë qartësi rreth rezultatit të zgjedhjeve dhe se është thelbësore që rezultatet zyrtare paraprake të hidhen në tablë me kujdes nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve dhe të shpallen me shpejtësi.

Po ashtu, është tejet e rëndësishme që procedurat për zgjidhjen e ankesave të jenë të qarta dhe të jenë në përputhje të plotë me dispozitat ligjore të Shqipërisë, përfshirë Kodin Zgjedhor.Duke i dërguar një mesazh të qartë dy forcave politike deklarata thekson se të dyja palët të ushtrojnë vetëpërmbajtje dhe të respektojnë plotësisht procesin demokratik.

Ne mesdite tre ambasadoret u ngjiten ne seline e qeverise per te biseduar me kryeministrin Berisha. Zyra e shtypit e kryeministrit permes nje njofimi per mediat thote se “Ambasadorët vlerësuan zhvillimin e qetë të zgjedhjeve dhe vlerësuan lart deklaratat e kryeministrit të bëra mbas mbylljes së procesit të numërimit për Tiranën, që në kushtet e një rezultati shumë të ngushtë, palët duhet të tregojnë durim deri në daljen e rezultatit final të çertifikuar ligjërisht".

Kryeministri – thuhet ne njoftim - theksoi se ai dhe mazhoranca, ashtu si para zgjedhjeve, edhe në këtë moment, qëndrojnë të bindur se çdo votë e hedhur nga zgjedhësit do të vlerësohet dhe numërohet me saktësi dhe se rezultati final do të pasqyrojë saktësisht vullnetin e zgjedhësve shqiptarë. Kryeministri Berisha theksoi se rezultatet e shpallura, duhet që të përfshijnë çdo votë të hedhur nga zgjedhësit dhe se administrata zgjdhore ka për detyrë që ti japë vlerën e duhur, në mënyrë të njëtrajtëshme, çdo vote në të cilën zgjedhësi ka shprehur qartë vullnetin e tij.

Pas kryeministrise tre ambasadoret vizituan seline e opozites ku u takuan me kryetarin e partise socialiste Edi Rama.

Top-Channel
 

Attachments

  • ambasadoretsot.jpg
    ambasadoretsot.jpg
    12.9 KB · Shikime: 30

Konkursi Letërsisë

  • Aeroporti i Zaventemit

    Votat: 6 54.5%
  • Të harrova, sepse të dua

    Votat: 5 45.5%
  • Vetëm …

    Votat: 4 36.4%

Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back