Ambasadat e Ish-RSFJ, anashkalohet Kosova

eGo0sTyle

System Engineer
ambasadat-300x225.jpg

SHKUP- Vendet trashëguese të ish-Republikës Socialiste Federale të Jugosllavisë (RSFJ) kanë arritur marrëveshjen për ndarjen e pronës së ish-përfaqësive diplomatike.
Maqedonia sipas marrëveshjes, në fazën e parë nga ndarja ka fituar ambasadën në Kanbera të Australisë si dhe konsullatën në Athinë. Në këtë ndarje të pasurisë, Kosova është anashkaluar, pasi që ajo ishte pjesë autonome konstituive e federatës, mirëpo sipas kushtetutës ishte në kuadër të Serbisë.
Sipas marrëveshjes së ndarjes, Serbia do t’i jape Kroacisë ndërtesën e ambasadës në Vjenë dhe dy apartamente diplomatike në Trst.
Sllovenia përfiton rezidencën në Romë, Konsullatat në Klagenfurt dhe Milano. Bosnjë-Hercegovinë do të përfitojë rezidencën në Budapest dhe shtëpi në Uashington.
Serbia përfiton ambasadën në Pragë si dhe rezidencat në Uashington dhe Otavë. Ndarja u bë sipas kuotave të marrëveshjes të ish-anëtareve të federatës. Ndarja e sërishme do të bëhet gjatë muajit shtator. Nga viti i ardhshëm do të fillojë ndarja e pronës në vendet e Organizatës për bashkëpunim ekonomik dhe zhvillim (OECD), me kete rast do të nisin negociatat për objektet në Afrikë, Azi dhe vendet tjera në botë.

Panorama.
 
Back
Top