Ambasadat e huaja paralajmërojnë qytetarët e vetë për rreziqet e udhëtimit në Kosovë

Kresha

A pretty face can never trick me
Si e shohin ambasadat e huaja evropiane Kosovën aktualisht dhe çfarë i paralajmërojnë qytetarët e tyre në rast se vizitojnë Kosovën.

(u181u)ko.jpg

Këto paralajmërime dhe udhëzime janë publikuar në internet në uebsajtet informative të ambasadave të shteteve përkatëse.
Austriakët paralajmërojnë se lëvizjet gjatë natës nëpër Kosovë janë një rrezik i lartë.
Gjermanët këshillohet për të ndërmarr masa përkujdesje për shkak të sfondit të varfërisë së përhapur në Kosovë.
Zviceranët këshillojnë se situata në veri të Kosovës mbetet e tensionuar. Atje mund të ndodhin incidente të motivuara etnikisht dhe trazira.
Belgët paralajmërohen se për shkak të ndërprerjeve të shpeshta të energjisë elektrike cilësia higjienike e ushqimeve (peshk, mish, akullore) në dyqane të vogla dhe restorante nuk mund të jetë sipas standardeve, shkruan “Bota Sot”.
 
Titulli: Ambasadat e huaja paralajmërojnë qytetarët e vetë për rreziqet e udhëtimit n

Sh mire qe i paralajmerojne....... ne Kosove eshte me ndryshe se ne Shqiperi....

Mua me paralajmeronte mami mos te rri vone nga Blloku, se gjoja kishte marre nam te keq per vjedhje e gjera te tilla.. ne u beme si te shpise dhe nuk merrnim as taksi, por ecnim ne kembe na njihnin edhe gjithe jevgjit e vegjel qe ndanim 1 dore muhabet neper trotuar me to, ju blinim per te ngrene dhe ju thonim te ngacmonin ndonjerin lol lol

E bejne qimen tra, por mbase ka te beje edhe syri :P :P
 
Titulli: Ambasadat e huaja paralajmërojnë qytetarët e vetë për rreziqet e udhëtimit n

Ato dy vizita te shkurtra qe kam bere une ne Kosove, kam vene re nje mikpritje te madhe. Mendoj qe turisteve do ju pelqeje (e do ju beje shume pershtypje - per mire -) Kosova.
 
Titulli: Ambasadat e huaja paralajmërojnë qytetarët e vetë për rreziqet e udhëtimit n

Ne fakt te gjitha keto paralajmerime jan shume realiste .
Jan te zgjuar dynjaja , i paraprijne rrezikut , jo si ne qe e kerkojme si qeni copen sherrin .
 
Titulli: Ambasadat e huaja paralajmërojnë qytetarët e vetë për rreziqet e udhëtimit n

Ne krahasim me vizitat qe duhet ti bejne qytetaret ehuaj Kosoves edhe shqiperise siguria eshte large me e mire ne Kosove ...
Ambasadat kujdesen per qytetaret e tyre jo si amabasadat tona qe per nje dokument duhet te sorolloatesh naper ambasade me jave te tera..
 
Titulli: Ambasadat e huaja paralajmërojnë qytetarët e vetë për rreziqet e udhëtimit n

Levizjet gjat nates jan te rrezikshme ne gjdo vend te botes jo vetem ne kosove ! biles ne austri qe paskan paralajmru eshte shum me rrezik ! tek ne gjat nates p.sh ne prishtine rreziku eshte gjat nates me shum nga qente ! kurse nga njerezit me pak ! ne austri rreziku me i madh eshte nga njerezit sepse ke lloj lloj njeriu atje te droguar e te alkoholizuar edhe racist.
Tash varferi ka edhe ne gjermani jo vetem ne kosove ! sidoqoft asnje problem nga te varfurit nuk ke ne kosove ! p.sh ne prishtine eshte mbush me hashkali edhe rome por ata jan femije qe lypin rrugeve ndonje problem sju sjellin rrezik askujt !.
Sa i perket veriut ! atje s'eshte rrezik vetem per zvicrranet ! atje eshte rrezik edhe per shqiptaret , per serbet per kforin per eulexin per policin e kosoves per gjithkend ! dhe atje as nuk munden te shkojn zvicrranet skan qka lypin.
Sot per sot ushqimi ne prishtine nuk eshte edhe aq rrezik ! sepse normal nese ik te blesh ne treg peshk do helmohesh ! por ne dyqanet e medha qe jan ne gjith kosoven qe mundesh te blesh atje nuk e ke rrezik as peshkun as akulloren as nje lloj mishi sepse rryma nuk ju ndalet asnjehere ! ne dyqanet e vogla peshku shum pak shitet kurse akulloret edhe mishi jan shum me rregull sepse ne ketu po jetojm e spo vdesim.

Ne pergjethsi pak te ekzagjeruara gjanat nga keto ambasada.
 

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 50.0%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 14.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 21.4%
  • Larg

    Votat: 2 14.3%
Back
Top