Ambasada në Berlin, prioritet njohjet e reja për Kosovën

Ado

FISEBILIL-LAH
Aktiviteti i ambasadës kosovare në Berlin do të ndikojë të kemi njohje të reja të shtetit të Kosovës, ka deklaruar në një intervistë për Radion Deutsche Welle, i ngarkuari i parë me punë në ambasadën kosovare në Berlin, dr. Vilson Mirdita.

Misioni diplomatik i Kosovës në Berlin para ca ditësh ka nënshkruar edhe kontratën për objektin ku do të hapet ambasada. Mirdita, ka bërë të ditur se po punohet që të sigurohet infrastruktura e nevojshme - që ambasada të fillojë punën sa më parë - mirëpo ai nuk dha ndonjë datë të caktuar.

“Po datë të sigurt nuk mund t'u jap por shpresoj që ne së shpejti do të fillojmë të funksionojmë si ambasadë. Ndërsa me shërbimet konsullore ne duhet të presim edhe pak ditë prandaj iu drejtohem qytetarëve tanë që të kenë durim edhe pak ditë deri sa të kemi rekrutuar stafin i cili do t'i kryej këto shërbime”, tha ai.

Lidhur me prioritet e punës së tij në Berlin, Mirdita ka thënë se do të promovohen të arriturat e Kosovës si shtet demokratik dhe tërheqja e investitorëve të jashtëm, ndërsa ka shtuar si detyrë parësore ndikimin te misionet e huaja diplomatike, të akredituara në Berlin, për të shtuar numrin e njohjeve të Kosovës.
“Dihet që në Berlin janë të akredituara më tepër se 180 misione diplomatike, kështu që mendoj se nëpërmjet kontakteve do t’i informojmë edhe ato vende që nuk na kanë njohur për të bërë njohje të reja”.

“Dua të them se me dërgimin e notës qarkore pas akreditimit tonë në Berlin ne kemi marrë shumë përgjigje edhe nga vendet të cilat nuk e kanë njohur Kosovën dhe ato përgjigje janë shumë pozitive. Ato na kanë ofruar bashkëpunim dhe me kontaktet e para e kemi vërejtur se aktiviteti i ambasadës do të ndikojë që të kemi edhe njohje të reja”, ka thënë Mirdita. /Telegrafi/
 
Titulli: Ambasada në Berlin, prioritet njohjet e reja për Kosovën

Pershendetje, ambasada ne Berlin duhet mbledhe shqiptaret rrethe identitetit te tyre kosovare dhe duhet bere sherbimet per te cilat kane nevoje qytetaret- duhet qene ne sherbim te qytetareve kosovare! Perndryshe do te kemi nje fluks te madhe te atyre qe do te preferojne nenshtetesine serbo-jugoslave!
Shpresoj qe ne punen e tyre do te jene keta djelmosha kompetente dhe do te rrespektojne detyren e besuar!
Kur dhe ku munde ta vazhdoje pasaporten kosovare ne Gjermani?
 

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 50.0%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 14.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 21.4%
  • Larg

    Votat: 2 14.3%
Back
Top