Ambasada e Kosovës në Kalanë e Shkupit

  • Hapësi i temës Hapësi i temës Ado
  • Start date Start date

Ado

FISEBILIL-LAH
Ambasada e Kosovës në Kalanë e Shkupit
Pas vendosjes së marrëdhënieve diplomatike mes Kosovës dhe Maqedonisë kanë nisur edhe procedurat për zgjedhjen e ambasadorëve si dhe objektit të ambasadave. Edhe pse kjo e dyta është çështje teknike, megjithatë ajo duhet zgjedhur.

Burime të sigurta të së përditshmes "Lajm" të Maqedonisë, bëjnë të ditur se Ambasada e Kosovës në Shkup do të vendoset tek një objekt mes trekëndëshit të ambasadave të SHBA-ve, Shqipërisë dhe Turqisë, pranë ndërtesës së postës dhe konakut të Kosovës.

Kjo ndërtesë, si dhe ndërtesat e ambasadave të Shqipërisë dhe Kosovës gjenden bri kalasë së Shkupit. "Ambasada e Kosovës së Shkup do të vendoset tek shtëpia që gjendet pranë Ambasadës së Shqipërisë dhe Ambasadës së Turqisë", tha për këtë të përditshme ky burim.

Ambasada e Kosovës - sipas kësaj të përditshmeje - do të vendoset me qira tek ky objekt, ndërsa për të blerë vend për ambasadë në Shkup për momentin nuk e ka ndërmend.

Para pak kohësh Komuna e اairit u tregua e gatshme për të dhënë një pjesë të objektit të saj për Ambasadë të Kosovës. "Objekti ynë është mjaft reprezentativ dhe jemi të gatshëm që gjysmën e tij t’ia dhurojmë Kosovës për ambasadë", u shpreh kryetari i komunës së اairit Izet Mexhiti, menjëherë pas njohjes së Kosovës nga ana e Maqedonisë. Megjithatë, Kosova nuk e pranon këtë dhuratë, pasi ka buxhetin e vet.

Sipas kësaj të përditshmeje, Hidajet Hyseni është kandidati më potencial për tu bërë ambasador i Kosovës në Shkup, ndërsa Togor Nanev, ish kryetari i Komisionit të Maqedonisë për demarkacionin e kufirit me Kosovën, është emri më i përfolur si ambasador i Maqedonisë në Prishtinë. /lajmpress/telegrafi/
 

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 50.0%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 14.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 21.4%
  • Larg

    Votat: 2 14.3%
Back
Top