Një fis i izoluar, pa kontakt me njeriun e bardhë, u zbulua në rezervat e “Vale do Javari”, në perëndim të Amazonës braziliane.
Kjo u njoftua nga ‘Funai’, agjencia shtetërore për mbrojtjen e indianëve, sipas të cilës, janë rreth 200 njerëz, që duhet t’i përkasin familjes gjuhësore Pano, me origjinë nga Peruja.
Ky fis mund të jetë një grup që është detyruar të arratiset nga sharrat abuzive, nga presioni i kërkuesve klandestinë të arit ose nga kërkuesit e naftës./albeu
B:gjuha shqipe..